Nga ana tjetër, ai theksoi faktin se ajri në krahasim me vitet e kaluara ëhtë përmirësduar në masën 15% dhe se për përdoruesit e biçikletave do të ketë jo vetëm korsi të veçanta por edhe një rrjet të tërë komunikimi në rrugët e Tiranës.
“Sot kemi lajmin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ku është përmirësuar ajri me 15%, sipas matjeve të bëra. Trendi në Tiranë për ndotjen është në rënie. Po të vijojmë kështu, në 5 vite do kemi një ajër më të pastër. Tirana ende mbetet qytet i ndotur, por do të punojmë për uljen e mëtejshme të ndotjes. Është rritur nurmi i atyre që përdorin biçikleta, me trefishim të tyre. Investimet e bashkisë i rrisin vlerën pronës por shmangin edhe baltën e pluhurin. Do vijojmë investimet. Jemi në negociata me biznesin dhe bashkia do ofrojë 1 mijë biçikleta që do dhurohen për stacione biçikletash. Sheshi skëndërbej ka filluar punimet, trafikuë shtë stabilizuar, ne kemi një segment që për muaj të tërë iu vu në dispozicion biçikletave, por do shtojmë të tjerë dhe rrejt minimal të biçikletave për të cilin ka një masterplan të lëvizjes me bicikleta. Një rrjet të tërë komunikimi, ku korsia e biçikletave do të jetë me ndarje fizike nga korsitë e makinave" tha ai.
Përfaqësuesit e Ekovolis kanë theksuar domsdoshmërinë e shtimit të korsive të biçikletave .
“I bëjmë thirrje kujtdo jo vetëm që të lënë makinën sot, por çdo ditë të ecim me biçikleta, por të bëhen edhe rrugët për biçikleta me korsi të veçanta” thanë ata.
Në kuadër të kësaj dite, në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit janë organizuar aktivitete sensibilizuese.
Ministria e Mjedisit ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve, madje ka dërguar edhe mesazh sensibilizues tek qytetarët: “Sot është 22 shtatori, ‘Dita pa makina”. Bashkoju dhe ti nismës evropiane “Në qytet pa makinën time”. Lëre makinën në shtëpi dhe përdor mjete alternative transporti. Mendo për mjedisin” thuhet në mesazh.
Ora 11:00 Korçë, Dita pa Makina, bllokohet për një orë qarkullimi i automjeteve në sheshin kryesor
Në ditën ndërkombëtare pa makina edhe bashkia e Korçës është sensibilizuar me këtë nisëm duke bllokuar bulevardin kryesor të qytetit për plot 60 minuta. Një nisëm kjo nga bashkia Korçë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit që kanë bërë të mundur që gjithçka të shkojë normalisht.
Në ditën ndërkombëtare pa makina, prej orës 10:00 deri në orën 11:00 të paradites së sotme është bllokuar kalimi i mjeteve motorike përgjatë gjithë bulevardit “Republika”.