Sot do ndodhin ndryshime të rëndësishme në jetën sentimentale të çifteve...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Sot do ndodhin ndryshime të rëndësishme në jetën sentimentale të çifteve...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

DASHI 21. mars - 20. prill

Dite harmonike dhe e mbushur me alegri do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithë kohës do ndiheni për mrekulli dhe zemra do ju rrahe fort. Beqaret do përfitojnë pafundësisht nga liria e tyre për te joshur, por jo për te hedhur hapa me shume. Buxheti do lere shume për te dëshiruar. Mundohuni te merrni masa sa me strikte pa arritur te mbeteni me xhepat tërësisht bosh.

DEMI 21. prill - 21. maj

Sot do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe do merrni fryme me lirisht. Secili do mbaje përgjegjësitë e veta. Beqaret do takojnë personat e duhur me te cilët do ja vleje me pas te fillohet edhe një lidhje. Gjithsesi tani për tani me mire te njihen si duhet. Yjet nuk do ndikojnë aspak mire ne planin financiar kështu qe do ju duhet ta dyfishoni përkujdesen.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Sot do ndodhin ndryshime te rëndësishme ne jetën sentimentale te çifteve, por jo për te gjithë ato do jene pozitive. Gjithçka do varet nga mënyra sesi ata janë sjelle dhe kane vepruar se fundmi. Beqaret do kenë vetëm mundësi për flirtime dhe asgjë me shume sesa aq. Buxheti do destabilizohet me shume nga sa e kishit menduar dhe do ju duhet ta pranoni ndihmën e kolegeve me çdo kusht.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Dita e atyre qe janë ne një lidhje do ndërlikohet shume me tepër nga sa e kishin menduar. Te gjithë do jene kundër marrëdhënies qe ata kane krijuar dhe do përdorin mjete nga me te ndryshmet për t'iu prishur pune. Beqaret me mire t'i pranojnë propozimet qe do ju bëhen sepse jeta e tyre ka për te ndryshuar rrënjësisht ne kahun pozitiv. Buxheti do filloje te ekuilibrohet.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Dielli do e privilegjoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Jo vetëm qe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur, por do dashuroheni edhe me më shume pasion. Beqaret do jene gati te bëjnë edhe çmenduri te vogla vetëm qe ta ndryshojnë statusin e tyre. E rëndësishme është qe ne fund te ditës zemra do ju rrahe fort. Financat do mbeten goxha te qëndrueshme.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Dite goxha e turbullt ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kapeni pas detajeve te vogla dhe nuk do hapni rruge asnjë moment. Beqaret duhet te reflektojnë shume here para se te pranojnë te dalin me dike sepse po u nxituan mundet edhe te lëndohen. Ne planin financiar mos e lini për nesër rregullimin e situatës sepse mund te jete shume vone.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te kaloni sa me shume kohe me atë qe keni ne krah sepse po e late shume pas dore do e humbisni shpejt. Ata qe janë vetëm do jene serish pa fat dhe do mbeten me te njëjtin status si me pare. Ne planin financiar duhet te merrni te gjitha masat e duhura para se te bëni investimet qe keni menduar. Ne këtë mënyrë do shmangni çdo te papritur.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Nëse nuk doni qe gjerat mes jush dhe partnerit te marrin tatëpjetën mos i fshihni atij asgjë. Edhe sikur ne një moment te lëndohet me mire sesa te ndihet i lumtur me te pavërteta. Beqaret ka shume mundësi te fiksohen pas personave te pasur dhe te bëjnë çfarë te jete e mundur për t'i afruar ata pas vetes. Buxhetin do e keni kujdes gjithë kohës dhe do dini sa para te shpenzoni.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Pasioni do ju pushtoje gjate gjithë kohës sot ju te dashuruarve kështu qe gjithë kohës do përjetoni emocione te fuqishme. Beqaret nuk duhet te abuzojnë me joshjen dhe nuk duhet te nxitohen te hedhin hapa pa qene te bindur plotësisht. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha, por për fatin e mire disa miq te afërt do ju mbështesin dhe do iu kapin një dore për te dale nga te gjitha problemet.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite tej mase e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për shume gjera do debatoni ashpër dhe nuk do e kuptoni sjelljen e partnerit edhe pse ai do mundohet shume t'ua shpjegoje. Beqaret duhet te përgatiten për ndryshime te befasishme. Te ardhurat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen kështu qe do ndiheni shume me te qete.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe nuk do mbani me mëri për te shkuarën. Beqaret do kenë strategjitë e tyre si ta bëjnë për vete atë qe kane dashur qe ne fëmijëri. Me shpenzimet bëni kujdes nëse nuk doni te arrini shpejt ne një katastrofe.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Dita do filloje e qete sot për juve qe jeni ne një lidhje, por pas drekës gjerat mund te përkeqësohen. Një person i trete do nxisë dyshimet dhe mund te keni edhe ndonjë debat. Beqaret do ndihen pafundësisht mire ashtu si janë dhe nuk do duan aspak ta sakrifikojnë lirinë për te filluar një lidhje. Buxhetin do e organizoni me mire se me pare dhe gjendja do mbetet e mire.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë