Sot do të dorëzojnë dorëheqjen
ministrat teknikë të PD në qeveri

Sot do të dorëzojnë dorëheqjen<br />ministrat teknikë të PD në qeveri
Dy muaj pas zgjedhjeve ministrat teknik të Partisë Demokratike kanë dhënë dorëheqjen.

Tre muaj pas marrëveshjes së 18 majit, të arritur mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, ministrat teknik sot do të dorëzojnë dorëheqjen e tyre.

Burime nga “Selia Blu”, bëjnë me dije për Shqiptarja.com, se qëndrimi në detyrë i ministrave teknik dy muaj pas zgjedhjeve është bërë për hartimin e raporti mbi standardet e zgjedhjeve, i cili tashmë ka përfunduar.

Kompetencat u kanë kaluar zv.ministrave
Mësohet se ministrat teknik i kanë kaluar zv.ministrave të gjitha kompetencat e tyre, të cilët pritet të drejtojnë ministritë deri në ardhjen e ministrave të rinj në shtator.

Ministrat teknikë u bënë pjesë e qeverisë Rama për monitorim të zgjedhjeje dhe për të garantuar standardet e tyre, “mision” që sipas kreut të PD-së nuk është arritur, pasi kryeministri Rama i bleu zgjedhjet 25 qershorit.

Dorëheqja e ministrave teknik tashëm hedh poshtë tezën për një bashkëqeverisje të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, tezë për të cilën Basha është kritikuar nga shumë pjesëtarë të PD-së.

Ministrat që largohen nesër nga qeveria "Rama"
Lendina Mandija  Zv.kryeministre

Dritan Demiraj Ministri i Brendshëm

Helga Vukaj Ministre e Financave

Mirela Karabina ministre e Arsimit

Gazmend Bardhi Ministër i Drejtësisë

Xhuljeta Kërtusha Ministre e Mirëqenies Sociale

 Arben Beqiri Ministër i Shëndetësisë

Me propozim të PD-së në krye të KQZ u vendos Klement Zguri dhe avokate populli Erinda Ballanca. Të dy këta zyrtarë do të vijojnë të drejtojnë institucionet pas dorëheqjes së ministrave dhe zv.kryeministres.

Zbardhet raporti i ministrave teknikë të Bashës
Është zbardhur raporti i minstarve teknikë për procesin e zgjedhjeve të 25 qershorin.

Në raport bëhen të ditura detajet rreth standardeve të zgjedhjeve parlamentare.

Ministrat teknikë të Partisë Demokratike do largohen nesër nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha para tre muajsh
me mision monitorimin nga afër të sjelljes së administratës në zgjedhje për të garantuar standardin e tyre.

Ata pritet ta japin nesër dorëheqjen pas publikimit të raportit, ndërsa kompetencat do t’i kalojnë tek zv.ministrat.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët