'Duhet të sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet, që të ndiheni të çliruar', zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

'Duhet të sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet, që të ndiheni të çliruar', zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

DASHI

Sot do merreni vesh mjaft mire ma partnerin tuaj e madje do jeni gati te flisni edhe për disa tema delikate ne mënyrë qe t'iu jepni zgjidhje njëherë e përgjithmonë. Ata qe janë vetëm nuk do jene me fat ne dashuri dhe çfarëdo qe te bëjnë nuk do kenë ndryshime. Me shpenzimet tregohuni sa me vigjilente dhe menaxhojini me kujdes paratë qe do keni.

DEMI

Nëse kohet e fundit jeni ndier te vetmuar ju te dashuruarit, sot duhet te flisni me partnerin, t'i bëni kritika dhe te gjeni mënyrën për t'u afruar se bashku. Beqaret do jene te pavendosur dhe nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ata do humbasin disa mundësi qe vijnë vetëm njëherë ne jete. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm, por do jeni te kufizuar për te bere investimet e menduara.

BINJAKET

Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje me debate sot, por pas mesditës do jeni me te kthjellet dhe do zgjidhni çdo mosmarrëveshje. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor shume te mire dhe te gatshëm për te joshur e për te flirtuar. Për ta mund te ndodhin edhe ndryshime te vogla. Ne planin financiar do e rigjeni ekuilibrin dhe do ndiheni me te qete se asnjëherë me pare.

GAFORRJA

Jeta juaj ne çift nuk do jete e jashtëzakonshme sot megjithatë do përjetoni me shume emocione pozitive sesa negative. Here pas here mundet edhe te hapni rruge. Beqaret mire është qe te mendohen gjate para se te japin një përgjigje pasi ne te kundërt mund te ketë te papritura. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi kështu qe mund te shpenzoni me qetësi për gjerat e domosdoshme.

LUANI

Sot do i jepni prioritet kënaqësisë ne jetën tuaj ne çift dhe do programoni surpriza te njëpasnjëshme. Çdo gjë ka për te ecur për mrekulli. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do jene te angazhuar me pune. Ne planin financiar do ndiheni disi te frenuar dhe nuk do shpenzoni sa mund te dëshironi. Situata ka për te qene me nen kontroll.

VIRGJERESHA

Dite shume e animuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione te vazhdueshme dhe do ndiheni si neper ëndrra. Beqaret me ne fund do realizojnë takimin e shume ëndërruar dhe jeta do ju marre tjetër kuptim. Gjendja e financave do filloje te përmirësohet dalëngadalë kështu qe mos u shqetësoni për asgjë.

PESHORJA

Do jeni shume te ndjeshëm sot ju te dashuruarit dhe mund te prekeni nga disa fjale te pamenduara te partnerit. Gjithsesi mire është te mos merrni vendime te menjëhershme, por te flisni hapur e te zgjidhni gjithçka me maturi. Beqaret nuk do jene plotësisht te bindur për personat qe do takojnë dhe do ngurrojnë te hedhin hapa. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do ju dalin probleme.

AKREPI

Do kaloni momente te jashtëzakonshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite do i harroni edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Te dy do i shprehni ndjenjat dhe do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret nuk do ndihen gati për te filluar një lidhje sepse do ju duket sikur do lënë pas krahëve gjithë jetën e kaluar. Shpenzimet duhet t'i kontrolloni nëse nuk doni probleme serioze.

SHIGJETARI

Sot do ndiheni me te qete ju te dashuruarit pasi do merrni vesh shume mire me atë qe keni ne krah. Secili do pranoje gabimet e veta dhe do beje gjithçka ka ne dore për ta bere çdo moment me te shndritshëm. Ata qe ende nuk kane një lidhje, sot do kalojnë momente shume te veçanta dhe do marrin edhe ftesa. Ne planin financiar do ju duhet te luftoni fort për ta mbajtur situatën te qëndrueshme.

BRICJAPI

Dite shume romantike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do mendoni për surpriza dhe do kënaqeni jashtëzakonisht pranë te dashurit te zemrës. Beqaret do kenë mundësi shume te mira për te filluar lidhje serioze kështu qe duhet t'i bëjnë sytë katër. Shpenzimet mire është t'i kryeni me sa me shume kujdes ne mënyrë qe te mos keni te papritura as me vone.

UJORI

Dite e mbushur me stuhi te fuqishme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do gjeni asnjë moment gjuhen e përbashkët. Beqaret nga ana tjetër mund te fillojnë papritur lidhje pasionante. Nëse me financat nuk doni te keni tronditje, duhet t'i bëni balle tundimit. Mos qëndroni as pranë miqve qe shpenzojnë pafundësisht.

PESHQIT

Dite e mbushur me çmenduri do jete kjo e sotmja, por sigurisht me shume emocione. Asgjë nuk ka për te qene si me pare dhe emocionet do jene te vazhdueshme. Beqaret do tërhiqen shume nga një i afërm i miqve, por do druhet t'ua shprehin pëlqimin. Ne planin financiar Plutoni do ju mbështesë fort ne çdo moment dhe gjendja do mbetet e kënaqshme edhe kësaj dite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan