Në lojë është më shumë se një biletë për në gjysmëfinalet e Euro 2020. Në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00 në Mynih të Gjermanisë luhet Belgjikë-Itali super përballja që rezervojnë çerekfinalet e turneut. Sfidohen dy nga skuadrat favorite dhe dy nga ekipet që dinë vetëm të fitojnë në këtë Europin me nga 4 fitore secila. Italia me 31 ndeshje pa humbje sfidon Belgjikën e Lukakut që prej 3 vitesh është numri një në renditjen e FIFA-s dhe ka 14 ndeshje radhazi që njeh vetëm fitore. Roberto Mancini për këtë ndeshje do të bëjë vetëm dy ndërrime në formacion dhe të tjerët janë po ata që mundën Austrinë. Chiesa autori i golit të parë ndaj Austrisë do luajë në treshen e sulmit në vend të Berardit dhe në mbrojtje rikthehet kapiteni Chiellini që së bashku me Bonuccin do të kërkojnë të frenojnë Lukakun. Në konferencë Mancini e ka cilësuar Belgjikën si skuadrën më të mirë në botë së bashku me Francën dhe ka sqaruar se nuk ka dyshime për formacionin:” Dua që në fushë të jenë Hazard e De Bruyne dhe ne do bëjmë lojën tonë” e mbyll tekniku i rekordeve me të kaltërit.
Belgjika që nuk ka fituar asnjë trofe të madh mendon se kjo është hera e duhur. Enigma më e madhe ka të bëjë me gjendjen e dy futbollistëve Eden Hazard e Kevin De Bruyne. Në kampin e “djajve të kuq” e kanë lënë enigmë praninë e tyre në fushë dhe trajneri Roberto Martinez thotë se kjo nuk është një taktikë por do jenë mjëkët ata që do të vendosin megjithëse shanset janë të pakta. Përveç dilemës për Hazard e De Bruyne pjesa tjetër e formacionit është e përcaktuar. Nëse dy yjet e skuadrës nuk ia dalin në mbështetje të Lukakut do jenë Mertens e Carrasco. Në stadium për Belgjikë-Itali pritet të jenë rreth 15 mijë tifozë ndërsa drejtësi do vendosë slloveni Vincic. Spektakli është i garantuar.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar! Mbi 1 mln mesazhe në SKY ECC, lidhje dhe me ‘Ndragheta’ (EMRA+VIDEO)
14 Janar, 19:28
-
Spektakël në Ohër, flet për Report Tv sërfisti fluturues: Kur fillon era, lë punën e çdo gjë, dal në liqen! E kisha në gjak që fëmijë, e mësova në Itali
14 Janar, 17:46
-
'Krimi shqiptar vazhdon të fitojë terren', Kryeprokurorja belge: Po ndihmojmë SPAK të godasë 'bosët', me drejtësinë shqiptare po ndjekim paratë!
14 Janar, 16:45
-
Trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58-vjeçari i dënuar me 7 vite burg nga Italia! Pritet ekstradimi (EMRI)
14 Janar, 13:58
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
14 Janar, 08:34
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14