'Sot është trend, është nona fare'/ Nxënësit mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskës në shkolla: Është e papame

TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë një mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskave dhe apeli shkon drejtpërdrejtë për nxënësit e shkollave, që janë rikthyer na banka pas disa muajsh të mbyllur. Me mesazhe rinore, ato vënë theksin se mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme.

"Kështu mbroni veten"

"Nona fare"

"Është e papame virusi as nuk guxon ta kalojë atë"

"Maska mbi të gjitha është trend", janë këto mesazhet e disa të rinjve.

Videoja e nxënësve të shkollës "Servete Maçi" në Tiranë përmbane edhe mesazhe të tjera të rëndësishme, ku në fokus është sërish maska, si një mjet mbrojtës kundër COVID-it.

"Sepse ruan shëndetin tim dhe të prindërve të mi".

"Sepse ruajmë shoqet dhe shokët e klasës"

Parandalon përhapjen e koronavirusit te mësuesit tanë dhe stafit tjetër të shkollës"

"Gjatë qëndrimit në shkollë të gjithë prej nesh duhet të kemi kujdes që ta prekim sa më rrallë maskën. Në rast se e heqim njëherë duhet të kemi shumë kujdes, e heqim nga pjesa e pasme dhe lajmë duart dhe përdorim dezifektantë në fund"

"Duke mbajtur maskën tregojmë qytetari për veten dhe të tjerët", thuhet në mesazhet e tyre.

Kjo video është shpërndarë më pas edhe nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 01/09/2020 12:33

    Ketyre dhe condom tiu vesh ne fytyr eshte trendi thon.

    Përgjigju
  • genta: 01/09/2020 12:20

    Keta jane koqe kandari. Ajo maska e famshme nuk mban asnje gje. Nuk mbron fare dhe per me teper eshte e rrezikshme per rruget e frymarrjes. gjynah per keta te rinjte

    Përgjigju
    • Genti: 01/09/2020 13:56

      Faleminderit zonja eksperte ne imunologji

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër