Nga sot deri më 22 maj rrugët e Shqipërisë do të mirëpresin Turin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë ku do të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa. Ky është një moment kyç jo vetëm për sportin, por edhe për imazhin e vendit.
Këtë të hënë do të mbahet etapa e parë e këtij aktiviteti duke nisur nga ora 12:00. Çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Tirana dhe do të përfundojnë garën në Lezhë.
Qëllimi këtë vit ka qenë rritja e standarteve organizative, pjesmarrja e lartë ndërkombëtare dhe ekspozimi mediatik, për ta dërguar këtë sport në një fazë të re profesionalizimi. Për këtë arsye Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të ketë një transmetues live si shenjë e demostrimit të interesit publik dhe afrimin e brezave të rinj që të merren me çiklizëm.
Komente










