VLORE- Zhvillohet sot në Teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës, finalja e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të qytetit. Kryeministri Rama, dy ditë më parë, njoftoi pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
Faza e parë e konkursit përfundoi me përzgjedhjen nga një juri ndërkombëtare të 5 propozimeve më të mira, mes 45 propozimeve të paraqitura.
Të përzgjedhurit që do të prezantojnë propozimet e tyre përpara publikut të Vlorës, janë:
L’AUC Paris, përfaqësuar nga Djamel Klouche, Francë
DOGMA, përfaqësuar nga Martino Tattara, Belgjikë – Itali
HFF, përfaqësuar nga Simon Hartmann, Zvicër
MBAS, përfaqësuar nga Matthias Bauer, Gjermani
XDGA, përfaqësuar nga Xaveer de Geyter, Belgjikë
5 propozimet e përzgjedhura do të prezantojnë në Vlorë, projektet e tyre përpara Jurisë Ndërkombëtare Finale dhe qytetarëve të Vlorës. Është bërë e ditur se do të ketë 3 Çmime për tre propozimet më të mira, si edhe një çmim special për studion më të mirë vendase. Ky projekt është cilësuar nga Kryeministri si projekti i Vlorës së shekullit të ri.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com