Sot në mbrëmje në “Estadio Nacional” në Brazilia luhet edhe finalja e vogël ose finalja e të zhgënjyerve, ndërmjet Brazilit dhe Holandës. Në vigjilje të kësaj sfide lajmi surprize vjen nga Federata e Brazilit pasi presidenti i zgjedhur Marko Polo Del Nero ka ndërmend të konfirmojë Scoalrin në pankinë. Pavarësisht turpërimit nga Gjermania ai e thotë qartë dhe prerë se Scoalri qëndron.
Nga ana tjetër vetë tekniku kërkon vendin e tretë si ngushëllim duke sqaruar “Imazhi i Selecaos është shkatërruar nga një rezultat katastrofik, por gjermanët ishin superiorë dhe ne nuk duhet të na vijë turp për asgjë pasi kemi bërë një punë të mirë”.
Ndërsa kapiteni Thiago Silva nënvizon se ajo që i ndodhi Brazilit ndaj Gjermanisë nuk ka për të ndodhur në 100 vitet e ardhshme.
Ndërsa në kampin e Holandës trajneri Van Gaal bën prapakthehu në lidhje me këtë finale të vogël dhe sqaron: “Ndeshja me Brazilin nuk është absolutisht një ndeshje e kotë, motivimi është i madh edhe për faktin se luajmë ndaj të zotëve të shtëpisë dhe sepse duam ta mbyllim Botërorin të pamposhtur”.
Van Gaal ka shumë dyshime për ata që do hedhë në fushë, ndërsa befason sërish kur e mbyll duke thënë: “Ndonjëherë është më mirë të humbësesh 7-1 sesa me penallti”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com