Mbyllet seanca, Kushtetuesja pritet të vendosë për zgjedhjet vendore të 2019! Avokati i Ademit: Injorojeni mendimin e 'Venecias'! Kryeministria: Nuk e gjykoni dot vlefshmërinë

Pas opinionit final të Komisionit të Venecias zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, sot Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancën e ndërprerë plenare për të diskutuar dhe më pas për të marrë një vendim vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet ishin legjitime apo jo. Pas diskutimeve  Kushtetuesja është tërhequr për një vendim, i cili sipas ligjit pritet të publikohet brenda 30 ditëve. 

Në seancë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të interesuara si nga Kuvendi,  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, dhe partia Bindja Demokratike. Gjithashtu është edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka bërë edhe kërkesën në Kushtetuese.  

Avokati i shoqatës së bashkive, Jordan Daci i ka bërë  thirrje Gjykatës Kushtetuese që ta injorojë mendimin e Komisionit të Venecias. Sipas tij Opinioni Këshillues në rastin tonë, nuk mundet kurrsesi të diktojë qëndrimin përfundimtar të Gjykatës për këtë çështje, pasi kërkimet dhe pretendimet e kërkuesit dhe të palëve të tjera, duke përfshirë edhe vlerësimet 'ex officio' që mund të bëjë gjykata, tejkalojnë mendimin në fjalë.

Ndërsa përfaqësuesja e Kryeministrisë ka kërkuar nga Gjykata respektim të mendimit të Venecias dhe pasi sipas saj Kushtetuesja nuk ka kompetencë për të vlerësuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Sa i përket qëndrimit të Kuvendit, përfaqësuesja e këtij institucioni tha se shoqata nuk legjitimohet për kërkesën e depozituar. Ajo gjithashtu nënvizoi se është dakord me mendimin e Venecias se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë vlerësimit e kushtetuetshmërisë së zgjedhjeve.

Juristja e Presidencës Ketrin Treska kërkoi pranimin e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Sipas saj zgjedhjet pa opozitën ishin problematikë pasi qytetarëve iu hoq mundësia e zgjedhjes dhe ato votime ishin antikushtetuese. Sipas Presidentit kërkesat e shoqatës janë të drejta dhe çmon se Gjykata Kushtetuese duhet ta vlerësojë kushetueshmërinë e zgjedhjeve.

Kujtojmë se Komisioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor si ai i zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por kjo nuk e pengon që të ushtrojnë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.

Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk këshillonte Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndërkohë kujtojmë se 6 bashki janë pa kryetar, dhe mazhoranca nga ana e saj është shprehur e gatshme për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët.

Presidenti Ilir Meta deri më sot ka refuzuar të dekretojë një datë për zgjedhje në ato bashki, të cilat humbën kryetarin rrugës, pasi  nuk pranonte ta njihte 30 Qershorin,  por Partia Socialiste  pret që Presidenti të  ndryshojë qëndrim pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Në 6 bashki pritet që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme lokale, Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja qe drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndroje në detyre, ndërsa 5  bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.

KËRKESA E SHOQATËS SË BASHKIVE TË SHQIPËRISË
1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
 

VAKANCAT NË BASHKI
Valdrin Pjetri, Shkodra, për shkak të dekriminalizimit
Valbona Sako, Durrës, për shkak të dorëheqjes
Agim Kajmaku, Vorë, për shkak të dekriminalizimit
Dionis Imeraj, Dibër, kandidoi për deputet
Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta
Fatos Tushe, Lushnje, për korrupsion

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:31
Avokati i shoqatës së bashkive, Kushtetueses: Injorojeni mendimin e Komisionit të Venecias

Në seancën plenare ku po shqyrtohet çështja e zgjedhjeve të 30 qershor 2019, avokati i shoqatës së bashkive, Jordan Daci i ka bërë  thirrje Gjykatës Kushtetuese që ta injorojë vendimin e Komisionit të Venecias.

Opinioni nuk është i detyrueshëm nga Gjykata kushtetuese. Në tërësi raporti ka pjesë kontradiktore.

"Opinioni thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për procesin zgjedhor por një herë Venecia e pranon që Kushtetuesja ka kompetencë për zgjedhjet dhe një herë e mohon. Komisioni i Venecias ka dështuar të japë një opinion të saktë. Si mund të shkojmë ne në Strasburg nëse nuk kalojmë Gjykatën Kushtetuese. Bindja Demokratike hyri në zgjedhje fiktivisht, u regjistrua në KQZ pa u regjistruar në Gjykatë si subjekt politik. Gjykata Kushtetuese ta injorojë këtë opinion të Komisionit të Venecias", tha ai.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 02/11/2021 21:05

    Te jesh jurist dhe kur thone i njohur si Daci,dhe ti thuash gjykates Kushtetuese qe te injoroje opinionin e Venecias eshte pa aftesi juridike dhe mos respekt ndaj organit konstitucional me te mire qe ka bota . Gjykata Kushtetyese per mua nuk ka treguar aftesi kushtetuese qe kerkoi mendimin e Venecias per zgjedhjet e 30 Qershorit pasi u kerkua dhe be 2019 .

    Përgjigju
  • Bedrii: 02/11/2021 14:07

    O jordan ojordan hidhi topet ne tavan.avokat leshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim