Sot heshtje zgjedhore, nesër Kosova 
voton për kryeministrin e ri të saj

Të dielën qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet e para të përgjithshme  as përmbylljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me BE-në.

Partitë politike që janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhjet e 8 Qershorit, për dhjetë ditë fushatë kanë paraqitur programet e tyre politike për të kërkuar votën e qytetarëve të Kosovës.
 
Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara për të marrë pjesë në këto zgjedhje, sipas KQZ-së është 30: 18 parti politike; 7 iniciativa qytetare; 1 kandidat i pavarur; dhe 4 koalicione
 
Misioni i OSBE-së përsëri do t’i monitoroj zgjedhjet dhe së bashku me vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë dhe lokalë, për të garantuar zgjedhje sipas standardeve evropiane. Për këto zgjedhje parlamentare janë akredituar rreth 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

1235 kandidatë garojnë për një vend në Kuvendin e Kosovës, ndërsa pritet të votojnë rreth 1 milion e 782 mijë e 54 qytetarë, përfshirë edhe komunat veriore me shumicë serbe.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)