Sot heshtje zgjedhore, nesër mbi 650 mijë qytetarë u drejtohen kutive të votimit në 6 bashki të vendit

Sot heshtje zgjedhore! Pas 2 javëve fushatë, e përmbyllur një mbrëmje më parë, e shtuna shënon heshtje zgjedhore për të gjitha palët politike, që garojnë këtë 6 mars për 6 bashkitë me kryetar të komanduar.

654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do i drejtohen kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar. Janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve. Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,

Bashkia Durrës: Luan Hoti

Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,

Bashkia Dibër: Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon

Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin

Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun

Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla

Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera

Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia

Bashkia Durrës: Ardian Muka

Bashkia Lushnjë: Eton Bano

Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mitsum: 05/03/2022 12:24

    Parimet demokratike,lirit e të drejtat e njeriut,barazia gjinore shprehen fare qartë duke parë kandidatët e tre grupimeve politike. Dy prej tyre zero dhe vetëm një 50_50. ( %)

    Përgjigju
  • Laziale: 05/03/2022 11:51

    Ju lutem kujdes me ???????? nuk eshte eshte nje kopje kineze! Ka origjinalitet dhe kjo eshte palidhje si ne France me hymnin ne ndeshjen e Kombetares.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën