Sot heshtje zgjedhore, Shqipëria
vendos nesër për katër vjet 

Sot heshtje zgjedhore, Shqipëria<br />vendos nesër për katër vjet 
Partitë politike janë qysh prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në heshtje zgjedhore, heshtje e cila do të mbarojë nesër, pasi të jenë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.

Heshtja zgjedhore vjen një ditë pas mbylljes së fushatës elektorale nga të gjitha forcat politike. 

Gjatë ditës së sotme partive nuk iu lejohet të bëjnë fushatë, teksa nesër, shqiptarët do të vendosin për legjislaturën e 9-të parlamentare. Kësaj here shqiptarëve ju duhet të zgjedhin një nga 18 partitë e regjistruara në fletën e votimit, ku çdo parti garon më vete dhe jashtë koalicioneve.

Në këto zgjedhje, për shkak të dinamikës politike dhe ngujimit të opozitës në çadër, nuk është regjistruar asnjë koalicion zgjedhor.

Në bashkinë e Kavajës do të ketë zgjedhje dyfishe, pasi këta qytetarë do të zgjedhin edhe kryetarin e ri të bashkisë, pas shkarkimit të Elvis Roshit për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

 “Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore” - thuhet në Kodin Zgjedhor.

Votojnë 3 452 308 shtetas
Qendrat e votimit do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

“1. Kur data e zgjedhjeve caktohet ndërmjet 31 marsit dhe 15 tetorit, qendrat e votimit hapen në orën 700 dhe mbyllen në orën 1900. 3. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në këtë Kod”- thotë Kodi Zgjedhor.

Të drejtën e votës e kanë 3 452 308 shtetas. Ndër ta, 136 651 zgjedhës votojnë për herë të parë. 

51% e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49% femra. Në listën e përditësuar është ulur numri i shtetasve pa adresë të përcaktuar, i dublikimeve, e po ashtu edhe i votuesve mbi 100 vjeçarë.

Nga lista e re janë hequr gjithashtu emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘dekriminalizimit’.

Sipas të dhënave, rreth 2000 të burgosur nuk do të votojnë për shkak të këtij ligji. Më shumë se 900 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë mundësi të votojnë nesër, për shkak se dokumentet e tyre si ID apo pasaportat janë të grumbulluara dhe sekuestruara nga prokuroritë dhe gjykatat e pa to ata nuk mund të ushtrojnë të drejtën e votës. Pas interesimit zyrtar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, konfirmohet kjo shifër e lartë teksa do të votojnë rreth 4 mijë të dënuar.

 Teksa kemi pyetur zyrën e zëvendëskryeministres që drejton task-forcën e monitorimit të problemeve zgjedhore bëhet me dije ky informacion zyrtar.

“Nga Avokati i Popullit u ngrit shqetësimi për rreth 900 të dënuar që nuk kanë mundësi të votojnë për arsye se i kanë dokumentet e identifikimit nëpër komisariate apo prokurori, apo edhe për një pjesë të tyre që e kanë të pamundur pajisjen me karta identiteti pasi duke qenë se vuajnë dënimin nuk kanë të ardhura për të paguar tarifën për pajisjen me to. Për kategorinë e fundit të të dënuarve janë marrë masa për mbulimin e tarifës së aplikimit nga buxheti i shtetit, por raportim më i hollësishëm do të bëhet në mbledhjen e radhës së Task-Forcës”- sqaron zonja Mandija.

Në listën përfundimtare për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 janë 1.489 persona që kanë mbushur moshën 100 vjeç, të bllokuar në listën e zgjedhësve me metoda informatike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit