Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i dorëzon sot zyrtarisht detyrën e saj pas ushtrimit 5-vjeçar te kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila do të jetë në krye të shtetit deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Për Report Tv, gazetari Faton Mehmeti tha se për shkak të pamundësisë që Osmani të marrë dhe një tjetër mandat, pasojë e konflikteve të brendshme me kryeministrin Albin Kurti, presidentja të zbresë vetë në terren për t’i kërkuar votat popullit nëpërmjet një koalicioni me LDK.
“Por pas të hënës pritet që zonja Vjosa Osmani të dale me një listë po flitet që ajo është në përpilim e sipër të një liste Shpresa, të një liste ku do të përfshihen disa figura të ish Nismës Guxoj. Pastaj do të futet në koalicion me shumë gjasme Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi me Vetëvendosjen që nuk është e mundur, kështu që pritet një listë e zonjës Osmani të kandidojë bashkë me LDK-në nëse vendit do të shkojë në zgjedhje gjë që është shumë e pritshme për shkak se divergjencave shumë të mëdhaja që kanë aktualisht partitë mes vete.
Kështu që me shtatë ose me 14 qershor janë shumë gjasat reale që vendit të shkojë në zgjedhje. Kështu që Vjosa Osmani do të jetë pra do të do të kandidojë me një listë so me shumë gjasë me Lidhjen Demokratike të Kosovës me një koalicion dhe kjo mund të jetë edhe e propozuar nga LDK-ja si presidente dhe Abdi Xhiku si kryeministër i ardhshëm”, tha Mehmeti.
Në rast se Osmani do të dalë vetë në terren për t’iu drejtuar drejtpërdrejt popullit, gazetari thotë se do të jetë një përballje e fortë me Kurtin, i cili pasi mori mandatin e ri si kryeministër, nuk e nominoi Osmanin si presidente.
“Kështu që kjo do të mund të merrte më tepër vota edhe njerëz të cilët nuk kanë qenë pasiv në kuptimin e mospërfshirjes në votim do të mund të përfshiheshin. Kështu që gjasat janë të mëdhaja por që zonja Vjosa Osmani pas zbres në terren dhe të ketë një konfrontim shumë të ashpër me Vetëvendosjen, e cila nuk e nominoji. Vjosa e ka pritur që ta propozonte zoti Kurti, Prandaj edhe me një intervistë para pak ditësh tha unë e bëra si të thashë një favor të madh zotit Kurti duke ja caktuar datën 28 dhjetorin pikërisht ai data kur i leverdesin që do të mund të për të të përfitonte diçka. Mirëpo zoti Kurti si një kalkulant i madh politik mori atë që deshi mirëpo nuk dha asgjë. Kështu që përkundrazi pritet të ketë një ashpërsim të gjuhës të narracionit politik mes dikur dyshes së famshme Vjosa Kurti.
Në këtë kuptim zonja Osmani pra pritet që pas të hënës të ketë një luftë po themi shumë të ashpër mes Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit, e cila në disa raste ka theksuar se nuk mund të flas derisa jam presidente, mirëpo pasi të mbaroj do të kem një do të kem shumë çka për të thënë. Kështu që pritet si të thuash të ketë një dinamikë shumë të re politike pas të hënës.”, tha Mehmeti.
Ndër të tjera, për shkak të mospasjes së numrit të mjaftueshëm të votave për zgjedhjen e presidentit të ri, Mehmeti tha se është në interesin e Albin Kurtit që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të reja me qëllim defaktorizimin e figurës së Vjosa Osmanit dhe lënien jashtë Kuvendit Ramush Haradinajn.
“Jo se zoti Kurti ka thënë që ne duhet t'i kemi së paku 84 vota pra të mjaftueshme. 84 vota nuk mund nuk mund t'i merr edhe nëse futet me LDK-në. Pra shto votat e koalicionit të Vetëvendosjes shto dhe votat e LDK-së nuk mund të arrihen n të arrihen në 84 vota. Kurti po kërkon një konsensus më të madh në kuptimin që nëse vendi shkon në zgjedhje, faji mos t'i ngelet Vetëvendosjes, t'i ngelet opozitës. Do të thotë që ne ishim të gatshëm për të bërë për të bërë edhe koncesesione për të bërë edhe lëshime, mirëpo ja ishte opozita që ajo e ka e ka e ka prolonguar një proces të tillë dhe çka po shkojmë në zgjedhje.
Por thellë thellë në bindjen e tij Kurti është i interesuar për të shkuar edhe njëherë në zgjedhje, kjo me qëllim për ta defaktorizuar zonjën Vjosa Osmani edhe me vogël që zotin Kurti synon ta bëjë aty dhe në anën tjetër për ta lënë zotin Haradinaj jashtë Kuvendit të Kosovës. Në anën tjetër zoti Kurti me këtë po dëshiron ta zvarritë procesin për shkak të ikjes së përgjegjësive nga marrëveshja e Ohrit që gjë nga evropianët dhe nga amerikanët po i kërkohet për ta zbatuar”, tha gazetari.
Osmani u zgjodh presidente në prill të vitit 2021, pas fitores bindëse të partisë së Kurtit në zgjedhjet e atij viti, e cila kishte garuar në një listë të përbashkët me Osmanin. Ajo synonte një mandat të dytë, por përçarjet me Albin Kurtin, e pamundësuan. Kurti u arsyetua se Osmani nuk do t’i merrte 80 votat e nevojshme nëse do të hidhej në votim në Kuvend si kandidatja kryesore e partisë së tij.
Partitë opozitare nuk e mbështetën Osmanin duke e akuzuar se nuk ka qenë figurë unifikuese gjatë mandatit të saj dhe se ia mbante anën Kurtit. Më vonë, LVV-ja tha se i kishte ofruar asaj nënshkrime për të garuar, pasi e paraqiti Glauk Konjufcën, ministrin e Jashtëm, si kandidat për president. Ekipi i Osmanit e mohoi këtë fillimisht dhe më vonë tha se LVV-ja nuk ia kishte premtuar edhe votat. Osmani e ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga politika pavarësisht dështimit për t’u rizgjedhur presidente.
Komente










