Sot jepej vendimi për atentatorët e Inez Hajrullës, tërhiqen nga çështja dy gjyqtarët e Apelit në Vlorë
Momenti i atentatit ndaj Inez Hajrullës
VLORË- Tërhiqen nga çështja, dy gjyqtarët e Apelit të Vlorës që ditën e sotme do të jepnin vendimin, nëse do të ndryshohej masa e arrestit për të akuzuarit si atentator të Inez Hajrulla.
Dy gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Laurant Fuçia kanë kërkuar të dorëhiqen, por nuk kanë dhënë detaje mbi arsyen e dorëheqjes. I vetmi që nuk është dorëhequr ka qenë Sokol Ngresi nga treshja gjykuese. Brenda seancës është bërë zëvendësimi i trupës gjykuese ndërsa dy gjyqtarët e rinj kanë kërkuar kohë për tu njohur me aktet e Shkallës së Parë ku po gjykohet çështja për të përcaktuar nëse kanë kaluar ose jo afatet. Seanca e radhës pritet të jetë data 21 Prill në orën 13:00.
Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë nëpërmjet avokatëve të tyre kanë bërë kërkesë për ndryshim mase. Sipas burimeve nga gjykata, ata kanë kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit në një masë më të lehtë, ndërkohë që shtyrja e seancës është bërë disa herë për arsye të ndryshme.
Ngjarja u regjistrua më 10 maj të 2019 në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë, ku Inez Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Moti i keq pezullon nisjen e tragetit në Vlorë, mbetet në radë
23 Dhjetor, 08:01
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Selenicë/ 77 vjeçari prej vitesh jeton në godinë të rrënuar, Report Tv apel për ndihmë shërbimit social e bashkisë
22 Dhjetor, 14:59
gjall esht akoma ky shoku i faqe djegurit qe na la shendene para ca kohe?
Përgjigju