Sot kanosi me hanxhar vëllain, kush është 39 vjeçari nga Vlora, rrëfeu para hetuesve disa nga krimet më të rënda në Vlorë,  nga rrëmbimet e deri tek vrasjet

Sot kanosi me hanxhar vëllain, kush është 39 vjeçari nga Vlora, rrëfeu para hetuesve disa nga krimet më të rënda në Vlorë,  nga rrëmbimet e deri tek vrasjet

39-vjeçari që u prangos ditën e sotme nga policia, pasi kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij dhe e kishte kanosur më hanxhar, nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës.

Gazmend Merkaj, është i riu që guxoi dhe tregoi disa prej krimeve të rënda në Vlorë, siç ishin rrëmbimet deri dhe në vrasje, dhe u dënua dy vite më parë nga Gjykat e Fierit për akuzën e “Armëmbatjes pa leje”.

Gazmend Merkaj u vetëdorëzua në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës se në automjetin e tij tip BMË ishte vendosur një sasi eksplozivi. Por pas mbërritjes së forcave xheniere dhe kontrollit fizik të makinës, pas pesë orësh u konstatua se automjeti ishte i pastër. Pas kësaj ngjarje Merkaj është paraqitur në Policinë e Fierit, ku ka dorëzuar një pistoletë që kishte pa leje dhe ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë. Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Vrasja e Xhaferit me urdhër të Harizaj

Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur. Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogaritë shtetasit Edison Harizaj, një tjetër e mirënjohur në Vlorë. Pas dëshmisë së tij prokuroria e Vlorës urdhëroi arrestimin e dy personave Besart Zharzha, i cili është ende në burg dhe personin tjetër A.S, i cili ndodhet në gjendje të lirë. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria e Vlorës, ka arritur në konkluzionin se bazuar në veprimet e para hetimore, rezulton se Albano Xhaferi është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur brenda ose jashtë shtetit me persona të tjerë dhe trupi është transportuar dhe fshehur për të bërë të pamundur zbardhjen e ngjarjes. Po kështu, nga ana e organit të prokurorisë është arritur në konkluzionin se, në ngjarjen e ndodhur konstatohen elemente të veprave penale të “Moskallëzim të një krimi” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të kryera nga shtetasi A.S, pasi ky shtetas ka marrë dijeni se me automjetin e Aleksandër Çaushaj, ishte kryer një krim dhe ka kryer veprime duke e pastruar dhe fshirë gjurmët e kryerjes së këtij krimi.


Lajmi kryesor:

Kanosi me hanxhar vëllanë, arrestohet 39-vjeçari! Kush është Gazmend Merkaj, pak vite më parë rrëfeu para hetuesve krimet makabre në Vlorë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Borxhet e KF Tiranës, aksionet e familjes Halili dalin në ankand! Përmbaruesi për Report TV: S’ka të interesuar

Borxhet e KF Tiranës, aksionet e familjes Halili dalin në ankand! Përmbaruesi për Report TV: S’ka të interesuar