Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun

Superkupa e Shqipërisë

TIRANË - Këtë të enjte në orën 19:00 në "Arenën Kombëtare" luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Kukësit. Të dyja skuadrat kërkojnë një trofe si dhuratë për festat e fundvitit, teksa janë në pozita dhe kushte të ndryshme.

Egnatia vjen si kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit e kërkojnë këtë trofe për t'u bërë ekipi i parë në histori që bën një "tripletë" trofesh në një sezon. Klubi i Superligës po bën shumë mirë dhe këtë edicion është mes pretendentëve.

Nga ana tjetër "Kukësi i ri" ka pësuar shumë ndryshime pas rrëzimit në Kategorinë e Parë dhe do kërkojë surprizën. Verilindorët e kanë fituar këtë trofe në sezonin 2015-16. Nëse Kukësi ia del të fitojë, do bënte që për herë të dytë në histori një ekip i Kategorisë së Parë të ngrinte Superkupën, pas Tiranën në sezonin 2017-18.

Ndërkohë si për çudi, Federata Shqiptare e Futbollit që organizon këtë trofe nuk akordon asnjë premio për ekipin që fiton trofeun.

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova kërkon trofeun.

"Atmosfera në skuadër është e mirë. Sapo mbyllëm dy fazat e para të kampionati, e tani jemi të fokusuar te sfida me Kukësin. Përtej asaj çka i ka ndodhur kundërshtarit, kjo është një finale. Jo rastësisht Kukësi është këtu, ndaj edhe impenjimi ynë është i madh. Luajmë për trofeun dhe nuk do të ketë asnjë tolerim", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:18
Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

1733318490_1728126389edlirtetova.jpg
Egnatia dhe Kukësi "përplasen" sot në orën 19:00 në "Arenën Kombëtare" për finalen e Superkupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit kërkojnë historinë pasi nëse ia dalin të fitojnë edhe sot, do bëheshin skuadra e parë në historinë e Shqipërisë që fiton tre trofe brenda një sezoni.

Në prag të kësaj ndeshje për mediet foli trajneri i Egnatias. Edlir Tetova kërkon trofeun.

"Atmosfera në skuadër është e mirë. Sapo mbyllëm dy fazat e para të kampionati, e tani jemi të fokusuar te sfida me Kukësin. Përtej asaj çka i ka ndodhur kundërshtarit, kjo është një finale. Jo rastësisht Kukësi është këtu, ndaj edhe impenjimi ynë është i madh. Luajmë për trofeun dhe nuk do të ketë asnjë tolerim.

Sa i kënaqur është Tetova me skuadrën e tij për vitin 2024?

Kemi fituar dy trofe, por mendojmë edhe për të tretin brenda këtij viti. Kjo është një gjë e madhe për klubin dhe lotjarët. Jemi në rrugën e duhur, por jo në 100% e asaj që kam unë në kokë. Ekipi gjithmonë ka nevojë për freski, duhet frymë e re, por lojtarët që kanë ardhur nuk kanë dhënë 100% të saj që kërkon Tetova.

Ekipi në 2025?

Më intereson vazhmimësia. Eshtë e rëndësishme për mua si trajner që  ekipi të prodhojë, të eliminohet ngërçi para portës. Shpresojmë që të bëjmë më mirë vitin tjetër", tha Tetova.

Ora 09:34
Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë


Këtë të enjte në orën 19:00 luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Kukësit në "Arenën Kombëtare". Edhe pse duket e çuditshme, fituesi i këtij trofeu nuk do fitojë asnjë të ardhur.

FSHF si organizatore nuk jep asnjë të ardhur për fituesin e këtij trofeu. Të paktën në Afrikë në të tilla raste ofrohet miell ose vaj, ndërsa në vendin tonë mjaftohen me asgjë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë