Kuvend/ Debat për arrestimin e sekretares së përgjithshme të MSH, Bardhi: Jep dorëheqjen! Manastirliu distancohet, Balla: Është arritje

Kuvendi është përfshirë në debat lidhur me arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro e cila akuzohet se mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  'DRICONS’ në tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Tenderi u fitua nga kompania me vlerën 672.457.60 lekë. 

Opozita i kërkon dorëheqjen ministres së Shëndetësisë. 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi i kërkon dorëheqjen ministrisë së Shëndetësisë.

"Qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Nga 10%, kur mori për herë të parë pushtet, Edi Rama e ka çuar në 40% taksën e korrupsionit.   Çfarë vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbretëron. Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis," - tha Bardhi nga foltorja e Kuvendit

Në përgjigjje, ministrja e Shëndetësisë pranoi se rasti ishte i rëndë dhe i trishtë, por secili zyrtar i administratës i cili shkel ligjin do të përballet me të dhe kjo është arsyeja pse maxhoranca ka mbështetur reformën në drejtësi.

"Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht.Është padyshim një ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund dhe më pas nëse del ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me pasojat. Çdo person që merr detyrën në subjektin publik merr dhe përgjegjësinë para ligjit. Kjo është arsyeja pse e iniciuam dhe e bëmë reformën në drejtësi," - tha Manastirliu.

Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu, ngriti sërish çështjen për kërkesën me debat që ka dorëzuar Rithemelimi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Në fjalën e tij, Shehu tha se Kosova është nën një agresion nga Serbia dhe se Shqipëria nuk e miraton këtë rezolutë se qeveria ka hall se i mërzitet Aleksandër Vuçiç.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Ironia e Korreshit: Në spitalin e Lushnjës vetëm synetllëqe bëhen! Kisha për të operuar dajën nga tëmthi vajtëm si fis me autobus në Fier

 

Deputeti i PD-së, Saimir Koreshi renditi disa problematika që vijnë nga ky qytet, që nga shkrirja e gjykatës dhe prokurorisë, në kuadër të hartës së re gjyqësore, e deri te gjendja në spital.

Me ironi ai tha se në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe.

“Mos t’i rikthehej prefektura. Nuk ka gjë më tjetër në Lushnjë. Ju falënderoj që na hoqët gjykatën dhe Prokurorinë. Kismet inshalla del në shtator, të bëjmë rehat dhe plazhin. Shyqyr që na iku Apeli i Vlorës, menduam që të shkonim në kryeqytet. Vazhdon me ritme të fuqishme reforma në drejtësi. Po na ikin dhe drejtoritë. Një qytet me 200 mijë banor nuk ka më asnjë drejtori. I quani ato votat e Lushnjës, vendosni një drejtori në Fier të paktën dhe një autobus për ta. Kaq pa vlerë qenkemi ne? Kemi frikë që të vëmë kollare në Lushnjë se dukemi si në kongresin e Partisë, e vëmë në Rrogozhinë. Kam dhe hallin e kalamajve të mi, s’ka asnjë lloj punësimi në lushnjë, nuk lë dot trashëgimi as lopatë e as kazmë.

Shikoni nëse e zgjidhni këtë problem. I gjithë fisi u turr në Fier, se dhe për synetlliqe bëhesh atje. Daja im është bërë synet, por u bë nga tëmthi. Fatmirësisht gjithçka doli mirë dhe ne bëmë një piknik pasi shkoi i gjithë fisi me autobus. Legalizimet u bënë me blloqe. Të tjerët opingat e Sheros morën. Falem8inderit për tregun e stadiumit se dolën njerëzit në protestë. Shyqyr që e bënte si serë atë tregun. |Ata qeshin, dhe paguajnë 50 mijë lekëshin. Ata kastraveci shesin. Ju flm që na e keni hapur atë fushën e plehrave, shyqyr që u hap. Mirë që u liruat dung-fungët nga zgjedhjet e do merren me plehra. E kemi erën e ullirit ne çfarëdolloj muaj të vitit. Unë po prek vetëm një gjë. Iku domatja e sallatori, me shalqirin ça do bëjmë. Si do e llogarisni për grurin. Një falënderim vjen për përroin e qytetit se po të gëlltisim një gjë atje do e gjejmë.”, tha Koreshi.

Ora 13:42
Spiropali-opozitës: Humbja juaj është më e madhe se 2019 kur nuk morët fare pjesë! Fajin e kanë gjithmonë të tjerët përveç jush

 

Ministrja Elisa Spiropali nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e saj në Kuvend, Spiropali tha se nuk ka pranuar asnjëherë humbjet. Ajo madje ironizoi

“2013, 2015, 207, 2-19, 2021, 2023 6 palë humbje dhe asnjë mësim. Sipas jush o fitoni ju, o janë të manipulura. Dikur e thonit për ta justifikuar tani e besoni. Oferta tuaja për shqiptarët ka qenë vetë një: Balta mbi kundërshtarin duke sjellë si alternativë, Ilirin, Saliun dhe Monikën.

Nëse doni të dini pse keni humbur në Kamzë mjafton ta shikoni si e keni qeverisur dikur.

Të pranosh humbjen është po aq e rëndësishme. Ju nuk keni pranuar asnjë herë humbje, ju keni vetëm diskursin; ‘lufta nis tani’. Oferta juaj për shqiptarët ka qenë balta mbi kundërshtarin duke sjellë si alternative 3 personat më të urryer në Shqipëri, Iliri, Saliu dhe Monikën. Nëse doni ta dini përse keni humbur në Kamëz mjafton të shkoni të shihni se si e latë ju Kamzën dhe se si është tani. Pas humbjeve që pësoni, vijnë humbje edhe më të thella përmes votimit manual, si në Shkodër, është votë plebishitare kundër jush. Sërish fajin sipas jush e ka çdokush tjetër përveç jush. Ju do të shpallni revolucionin, keni arritur deri aty sa të mallkoni shqiptarët që nuk ju votuan ju, si në rastin e Tiranës. Zgjedhjet e 14 majit i kanë dhënë PS-së një barrë shumë më të madhe se ato të 4 viteve më parë. Humbja juaj sot është më e madhe se 2019 ku nuk morët pjesë farë. Kjo fitore flet shumë për punën dhe ofertën tonë”, tha Spiropali, duke shtuar: “Rrini brenda kufijve të Republikës dhe mos kaloni Morinë sa herë keni hallet tuaja. Nuk i kontrabandoni dot hallet tuaja në kurriz të Kosovës”.- tha Spiropali.

Ora 12:50
Balla: Kuvendi të ngrejë një Komision të Posaçëm për ndërhyrjet e huaja të Rusisë në politikën shqiptare

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se Kuvendi i Shqipërisë do të ngrejë një Komision të Posaçëm për Ndërhyrjet e Jashtme.

‘Ne nuk kemi hequr dorë nga nevoja që Kuvendi i Shqipërisë të kontrollojë, jo të hetojë, përmes një Komisioni të Posaçëm nivelin e ndërhyrjeve të huaja kryesisht nga aktorë jo miqësor, dhe këtu veçoj Rusinë, funksionim e institucioneve demokratike në vend. Parlamenti Europian e bëri këtë gjë, që nga viti 2020 ka ndërhyrë një komision të posaçëm për të parë këto ndërhyrje të huaja, ka miratuar një raport të enjten e kaluar dhe pashë nga reagimi i një prej kreut të grupeve si Mediu. Shpresoj që Bardhi, apo Dodës, që në konferencën më të parë të kryetarëve ta diskutojmë, në mënyrë që edhe kuvendi i Shqipërisë të ngre një komision të posaçëm për të verifikuar këto ndërhyrje të huaja. PD ka qenë një prej subjekteve politike që rezulton të ketë ardhur një financim i huaj dhe burime të dyshuara nga Rusia. Siç jemi njoftuar ka pasur një hetim të brendshme dhe të dështuar nga prokuroria. Ka prova të bëra politike edhe për një parti tjetër politike, apo drejtues të një partie. Jemi në kohën e duhur të verifikojmë të gjitha këto informacione me një komision të posaçëm se nuk e kemi mundësinë të ngremë një komision hetimor.’- tha Balla.

Ora 12:14
Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH, Balla: Është arritje, iku koha kur urdhrat e prokurorisë nuk ekzekutoheshin

 

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla komentoi arrestimin e sekretares së përgjitshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Për Ballën arrestimi është një arritje. 

Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike, penale janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretare e përgjithshme, sepse koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin, e mbani mend apo jo. Për vrasje, lëshoi prokuroria urdhër për komandantin e gardës, nuk zbatohej urdhri. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve për zhdukje të një shqiptari të Kosovës që kishte regjistruar takimet e Saliut, nuk zbatohej urdhri dhe qëndronte drejtor tatimesh nga shtëpia se ishte në arrest shtëpie. Kjo ishte drejtësia juaj dhe vini thoni pse arrestohet. Po shumë mirë që arrestohet", tha Balla. 

Ora 12:11
Berisha tha se në zgjedhje votuan 547 mijë votues fantazmë, Balla: Ti ka lënë Luli problemet me matematikën! Humbe edhe Tropojën, dil nga politika

 

Kreu i grupi parlamentar i PS, Taulant Balla ironizoi Sali Berishën i cili tha në Kuvend se në zgjedhjet e 14 majit votuan 547 mijë zgjedhës fantazmë. Balla tha këto probleme me matematikën ja ka lënë Lulzim Basha, ndërsa i tha që të japë dorëheqjen pasi nuk e votoi edhe Tropoja.

Bardhi bëri një laspus që do doja që shërbimet e seancës ta korrektojnë mos të krijojë incident diplomatik, iu referua kryeministrit të Moladvisë, si zonjë, por është një zotëri i nderuar. Ndoshta  e kishit për presidenten, por besoj se lapsuse të tilla të korrektohen në procesverbalin e seancës. E bëra këtë ndërhyrje para se të hyj në një përgjigje me non gratën që sapo u non gratua edhe nga salla. U shpreh se ka 574 mijë zgjedhës në Shqipëri që paskan votuar dy herë. I bie sipas tij, që këta 457 mije zgjedhës të gjithë të kenë votuar dy herë, nga 1 mln e 395 mijë vota që janë numëruar, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. O ta ka lënë luli këtë problem llogarish në matematikë, gjëja që. Fakti që nuk. Bën mirë që humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës edhe të ikësh një herë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë, kur stë voton fshati jot ctë të votojnë më të tjerët. Zgjedhjet e 14 majit ishin zgjedhje të drejta demokratike, fakti është që ditën e dielë, më 14 maji, udhëheqësi i parë që ishte për të njoftuar fitoren ishte Berisha, shpalli fitoren dhe tha Tirana blu, Elbasani, blu, Durrësi blu.

Ora 12:10
'Votuan 547 mijë zgjedhës fantazmë', Berisha fajëson emrin e Metës në fletën e votimit për humbjen në 14 maj

 

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në Kuvend foli për zgjedhjet e 14 majit dhe fajësoi për humbjen emrin në fletën e votimit të koalicionit opozitar (Ilir metën), për të cilin tha se u vcaktua nga edi Rama.

Berisha shkoi edhe më tej duke hedhur akuza të pabaza se  në këto zgjedhje kanë votuar 547 mijë zgjedhës fantazmë.

Farsën e turpshme elektorale të 14 majit. Krahas dërgimit të 683 mijë të zarfeve në kundërshtim me ligjin dhe kartën e Kopenhagën, rritjen e rrogave për 180 mijë punonjës, për herë të parë në historinë e këtij vendi, krahas caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi. Komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0, krahas qindra milionë eurove të shpërndara, që deformuan një rezultat, u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorin zgjedhësit fantazmë që votuan potencialisht mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete dhe vende të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë ishin në total 547 mijë të tillë. Në bashkinë e Vlorës arrinin në 29% të zgjedhësve të Vlorës, në Vorë, në Rrogozhinë 16, në Sarandë 35, në Përmet 29, në malësi të madhe 23 %, në Kurbin 30%, në Konispol 34%, në Has 18%, në Kamëz 21%, në Durrës 23, në Shkodër 16%, në Devoll 20%, në Delivë 34%, në Mallakastër 11%, dhe kështu me radhë. Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj. Ka vetëm një rrugë që Rama të mos blejë me paratë e tuaj votën, ka vetëm një rrugë që Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë kundra jush për të ndryshuar vullnetin tuaj, dhe kjo rrugë është vetëm protesta, protesta, protesta.

Ora 11:44
Në Myzeqe karkaleci po dëmton bujqësinë, Erion Braçe mesazh nga Kuvendi: Gjithnjë ka një kohë kur rishikohet detyra

Deputeti socialist Erion Braçe foli në Kuvend për bujqësinë. Në fjalën e tij ai tha mbetet ende një problematikë që infektimi i tokave bujqësore në Myzeqe, që ndonëse ai e ka ngritur si shqetësim që në muajin shkurt, Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë masë. Braçe tha se ka kuptuar sa e parëndësishme është që të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, kur shkon në terren dhe sheh që ministria s’ka marrë asnjë masë.

“E dyta që kam si shqetësim është me një fakt të rëndësishëm që ka të bëjë me infektimin e tokave bujqësore në Myzeqe. Edhe këtë vit nuk po e lejojnë bujqit që të merren me një cikël tjetër për shkak të karkalecit të tokës. E mbjell sot bimën, e ha karkaleci nesër. Kaq e rëndë është gjendja.

Fola në Kuvend që në muajin shkurt që ministria përgjegjëse të merrte masa dhe sot e konfirmova se sa e parëndësishme është të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, sa të zhvlerësuar bëhemi secili prej nesh kur shkon atje dhe flet me njerëzit sa kohë askush nuk reflekton të dëgjojë, por vazhdon historia që kur ti ngre një problem nuk merren me hallet, por me ty.  Tani ka një shprehje nga një film se çfarë duhet t’i bëhet bahçes në këtë moment, por ka ende kohë për këtë. Ka ende kohë që secili të shohë veten në raport me detyrën”, tha Braçe.

Ora 11:34
Mediu në Kuvend: Duhen politika dhe ligje që pengojnë prezencën ruse dhe kineze në vend

 

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u ndal në Kuvend tek shqetësimi nga influenca ruse dhe kineze në Ballkan.

“SHBA, BE dhe partnerët tanë, në mënyrë të vazhdueshme ngrenë shqetësimin për penetrimin dhe influencën e Rusisë dhe të Kinës në Ballkan. Është detyrë e këtij Kuvendi që të marrqë iniciativën e përbashkët mbipartizane për të analizuar se deri ku shtrihet kjo influencë.

Të mos mjaftohemi vetëm nga këndvështrimi sipërfaqësor se nuk kemi marrëdhënie të tilla. Ka dhe duhet t’i analizojmë. Ka politika dhe ligje që duhet t’i miratojmë për të mos lejuar që bizneset dhe ekonomitë e tyre në vendin tonë që cënojnë sigurinë dhe marrëdhënien tonë me partnerët”, tha Mediu.

Ora 11:25
Braçe në Kuvend: Çmimet janë ulur në tregjet ndërkombëtare, përse këtu nuk reflektohen

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur në Kuvend shqetësimin për çmimet e larta. Në fjalën e tij, Braçe tha se çmimet janë ulur në tregjet ndërkombëtare, ndërsa në vendin tonë kjo ulje nuk po reflektohet.

“Çmimet e ushqimeve në botë kanë rënë me 22.1%, ndërkohë që çmimet e drithërave në raport me prillin e këtij viti ranë me 4.8%, me një vit më parë kanë rënë me 25.3%. Çmimet e vajrave vegjetal, kanë rënë gjatë muajit maj në raport me prillin me 8.7%, ndërkohë me një vit më parë 48.2%. Çmimet i mishit me 1% në muajin prill dhe me 5% në raport me një vit më parë. të vetmet që kanë pësuar rritje janë çmimet e sheqerit. Kam një pyetje për ata që bëjnë pazar, keni verifikuar të këtë rënë çmimi i vajit, i bukës sa ka rënë çmimi i drithërave. Më e rëndësishme se sa të shahemi e të tregojmë me gisht secilin është të bëjmë tregjet të funksionojnë, ata që janë matanë kanë nevojë të ushqehen me cilësi, përsa kohë të bien çmimet në tregjet ndërkombëtare, të reflektohen edhe këtu”, tha Braçe.  

Ora 11:15
Debati për sekretaren e ‘MSH’, Braçe i kthehet opozitës: Flisni për drejtësi ju që vratë njerëz në mes të bulevardit se donte njëri të rrinte në pushtet

 

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sa i takon debatit për arrestimin e sekretares së përgjithshme te Shëndetësia. Braçe thotë se të fundit që duhet të flasin për drejtësi janë ata që kanë pranuar dhe as kanë këmbëngulur të hetohej më tepër tragjedia e 21 janarit.

“Në këtë sallë, hëm të qash, hëm të shash, të bën deputetë.  Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zv ministër të arrestuar. Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. A thua se në atë kohë nuk vidhte askush. A për luftë të brendshme funksionokan, por për drejtësi... Nuk funksionoka. S’paska patur asnjë të korruptuar dikur ë?

Kur nuk na pëlqen janë të atyre, kur na pëlqejnë jmi bashkë.

E di si është puna o Dash, janë vrarë njerëz mu në mes të bulevardit, edhe se thotë njeri. Fillojeni distancimin nga vrasjet. Nuk ja ka marrë për ligj, ja ka marrë për qejf, për të mbajtur pushtetin.”-tha Braçe.

Ora 11:08
VIDEO/ Debat në Kuvend, Bardhi kërkon fjalën, Felaj nuk ia jep! Afrohet garda, Braçe i lë fjalën Sulës: Mos qaj aman

Një debat është zhvilluar në Kuvend. Deputeti Gazment Bardhi pasi replikës së ministres Manastrilu për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, kërkoi sërish fjalën. Zëvendëskryetarja e Kuvendit nuk ia dha me argumentin se nuk ka replikë, pasi ministrat përdorën kohën nga fjala e tyre.

Më pas, deputeti Erion Braçe u ngrit për të marrë fjalën, por në këtë moment u ngrit edhe Sula për të vijuar replikën me ministret, duke qenë se nuk iu dha fjala Bardhit pasi e shpenzoi kohën e tij. Në këtë moment iu afruar edhe garda, por Braçe i la fjalën Sulës.

Bardhi: Më jepni fjalën.

Felaj: Nuk iu takon. Po të kishit të drejtë do e merrnit fjalën.

Çohet Braçe. (Vjen garda pasi çohet edhe Dash Sula)

Felaj: Sula nuk ua hoqa fjalën.

Felaj: Braçe e keni mirëkuptimin...

Braçe: Patjetër me një kusht që të mos qajë.

Ora 11:05
Kuvend/ Deputeti i PD-së i përgjigjet Manastirliut: Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg!

Deputeti i PD-së Dashnor Sula me ironi tha se maxhoranca ka krijuar grup parlamentar brenda në burg.

""Sigurisht këtu në këtë parlament çfarë nuk mund të presësh edhe pa diskutim që ngjarjet kështu do të vazhdojnë pasi ju ka kapur mania për të kontrolluar gjithçka. Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg. Deputetë, Ministra dhe Drejtorë i keni në burg. Keni gjetur tani një slogan që thoni i dorëzuam. Por kur i dorëzuat? Kur u kapën?!

Mirë po pse nuk kapen nga opozita, se deri dje kjo opozitë ishte mazhorancë. Me vjen keq për disa nga kolegët që janë njerëz të nderur, por për disa të tjerë nuk më vjen fare keq. SPAK të shtojë hapat dhe të çojë më tej hetimet sepse këtu çfarë nuk po ndodh. Shkoni kontrolloni tenderat nëpër bashki dhe drejtori ku nuk janë kryer punë fare. Se ju në momentin që ata arrestohen thoni që ja hodhëm edhe këtë herë. Zoti ju dhëntë mendje”.

Një tjetër shqetësim që shprehu deputeti i PD-së është fakti se keqqeverisja e Ramës po largon shqiptarët nga atdheu. Për këtë bëri një paralelizëm me kohën e komunizmit

“Ju edhe kohën për të folur në parlament e ndani sipas interesave sepse mendoni se përfaqësoni më shumë, ju jeni të kënaqur dhe merrini merrini, mirë bëtë që i morët krejt, merrini të gjitha dhe lini një parti, mbani një mbretëri dhe kaloni si para viteve ’90.Nuk është kjo rruga e duhur, duhet të jemi alarmantë me atë që thotë OKB-ja që do të jemi kombi më i plakur, do jemi vend pa rini dhe me më pak njerëz, ndonëse nuk kam nostalgji për të regjim, ai regjim të paktën e çoi vendin në 4,5 milionë banorë, ndërsa ju po e çoni në 800 mijë, po e zbrisni mbrapsht. Të jeni të sigurt që me politikat që po ndiqni fshati po braktiset shumë shpejt dhe brenda 4 apo 5 viteve nuk do të ketë njeri kush do të punojë tokat e fshatrave, pasi njerëzit po ikin gjithnjë e më shumë në Greqi dhe në jugun e Italisë, këto duhet të jenë shqetësime"-u shpreh Sula.

Ora 11:01
Bardhi i kërkoi dorëheqjen, Manastirliu: Me Duron merret drejtësia, ‘Shëndetësia’ është e distancuar nga ajo ngjarje! Ndryshe nga ju, e respektoj ligjin

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur përsa i takon akuzës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili i kërkoi dorëheqjen. Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë është e distancuar nga akti i Duros, pasi çdo punonjës i sektorit publik mban përgjegjësinë për aktet e tij. Ndër të tjera tha  se me të merret drejtësia 

 Ministrja shtoi se çdokush është i barabartë përpara ligjit.

“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht. Është qëndrimi që kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithmonë për çdo rast të shkeljes  të ligjit, për çdo rast të abuzimit me detyrën, ccdo rast të shpërdorimit të saj dhe besimit të dhënë! Cilido që shkel mbi këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji!

Ky është qëndrimi im! Ky ka qenë qëndrimi dhe bindja ime që nga dita e parë që kam marrë përsipër të shërbej në institucionet publike. Është padyshim një ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund dhe më pas nëse del ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me pasojat. Çdo person, ccdo individ ditën që merr besimin dhe bashkë më të, dhe detyrën e lartë në shërbim të publikut, merr automatikisht dhe përgjegjësinë para ligjit. Dhe përgjegjësia është indiviuale!

Veprimet e askujt nuk mund të baltosin punën dhe tërësinë së punonjësve të një institucioni. Kjo është arsyeja përse e iniciuam  reformën në drejtësi. Kemi zgjedhur një rrugë e cila nuk ka as kthim prapa e as kompromis. Që para ligjit, të gjithë të jenë të barabartë! Para ligjit të gjithë të përgjigjen njësoj! Unë e kuptoj që djathtas, jo të gjithë, e keni të vështirë ta kuptoni dhe ta përtypni këtë!

E keni të vështirë, se në atë xhunglën e pushtetit tuaj, kur e kishit, kush shkelte ligjin merrej në mbrojtje! E keni të vështirë sepse atëherë, kush ishte në hetim, vazhdon të drejtonte institucione të rëndësishme financiare, edhe nga shtëpia.  Kush vriste merrej dhe strehohej në institucione të larta të shtetit. Kur prokuroria vepronte, i hidheshit në fyt, i shpallnit luftë, u vinit epitete të turpshme drejtuesëve!

Ndaj, sigurisht që sot nuk e kuptoni dot ju qëndrimin tim dhe qëndrimin tonë për këtë gjë: Të cilin po j’ua përsëris: Të gjithë të barabartë para ligjit! Ky është qëndrimi im!

Ndërsa zakoni juaj tashmë dihet, ju do bëheni, e keni treguar këtë dhe e tregoni vazhdimisht, edhe prokurorë, edhe gjykatës, edhe avokatë, në çdo ngjarje doni ta bëni dhe doni ta vërtisni sigurisht politikisht, sepse kështu  ju intereson. Por falë Zotit sot kemi drejtësi. Kemi organe drejtësie të pavarura, të cilat, ndryshe nga ju, unë i respektoj dhe për këtë, fjaën e fundit e thotë drejtësia".”-tha Manastirliu.

Ora 10:51
Arrestimi i sekretares së përgjithshme të Shëndetësisë, Bardhi-Manastirliut: Jep dorëheqjen, përse heshte!

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ngritur në Kuvend arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Bardhi i kërkoi dorëheqjen ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastrilut. Bardhi e pyeti Manasatirliun përse nuk u distancua nga korrupsioni i Duros.

"Qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Ka një tender modest kuptuam % e korrupsionit ka shkuar 40%. Ky është një politikan që karrierën e bazoi te korrupsioni dhe nuk njeh të ndalur. Kemi një kryeministër me një etje të pakufishme për pushtet. 40% vjedhin këta vetëm me një tende. Duan që populli të besojë s e ky është një rast i izoluar se këta nuk janë kaq hajdutë sa ishte bashkëpunëtorja e ministres së shëndetësisë. Shqipëria është vite dritë larg Moldavisë, pas dy dekadash në pushtet, Rama s’ka bërë kurë asgjë për të luftuar korrupsionin por ka ndërtuar një sistem për të shkatërruar demokracinë. E keni të pamundur faktet që ka sjellë spak në rastin e tenderit të ministrisë së shëndetësisë. Në vend se ta sulmojmë, duhet të inkuraojmë SPAK, qeveria është në përpjekje të vazhdueshme për të kontrolluar drejtësinë. Ca vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbretëron. 40% e taksave, pasurive kombëtare vidhen. Nga 10% Rama e ka çuar në 40% korrupsionin. E shoh që s’po rrini rahat në karriget tuaj ministra, ju mund ta ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer raste në dikasteret tuaja. Sa e kanë tarifën e korrupsionit në dikasterin tuaj. Ju patjetër duhet ta keni mbi 40% gjobën. Ministre e financave duhet të jeni në garë të fortë për të zhvatur sa më shumë nga fondet publike,. Në diskutim nuk vihet më a merrni 40% por sa më shumë se kaq merrni secili prej jush. Si ka mundësi që heshtët për skandalin duke mos u distancuar për aktin korruptiv. Ju dëshmoni si korrupsioni nuk është rast i izoluar por tregoni. Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis", tha Bardhi.

Ora 10:26
Tritan Shehu në Kuvend: Kosova është nën agresion, përse s’e miratoni rezolutën për dënimin e gjenocidit serb! Iu mërzitet Vuçiç

 

Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu ka ngritur sërish në Kuvendin e Shqipërisë çështjen për kërkesën me debat që ka dorëzuar Rithemelimi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Në fjalën e tij, Shehu tha se Kosova është nën një agresion nga Serbia dhe se Shqipëria nuk e miraton këtë rezolutë se qeveria ka hall se i mërzitet Aleksandër Vuçiç.

"Na bën të mblidhemi sikur të jemi parlamenti i marsit apo jupiterit dhe jo i Shqipërisë. Një grup deputetësh kemi paraqitur prej një vit e ca një kërkesë për një mocion me debat ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Ende nuk është futur në diskutim pranimi apo jo nga asambleja plenare e këtij diskutimi. Kur mbi Kosovën po realizohet një agresion i plotë, kur ata që janë përgjegjës të autorit të gjenocidit, sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit. Unë do them diçka, zanafilla e gjithçkaje është ai geoncid, dhunë, ajo shtypje e madhe që u finalizua me vrasjet masive të viteve 90. Pa e dënuar, pa e njohur atë s’kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi, nga ana tjetër Serbia vazhdon të mos e njohë atë gjenocid. Parlamenti shqiptar nuk e kalon se mërzitet Vuçiç, ne heshtim në kundërshtim të plotë me rregulloren, me detyrimet e botës demokratike për të dënuar atë geoncid", tha Shehu.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 05/06/2023 14:35

    Akoma Bardhi dhe kompania vazhdojn te sillen ne parlament ashtu sic benin para zgjedhjeve dhe ne fund ankohen se u ben manipulime qe humben!Tani qe u jane rritur rrogat nuk mjafton te vij garda afer Bardhit dhe Sules po ti kapin per leckash e ti nxjerrin perjashta dhe te mos u jepet rroga! Skane pik dinjiteti njerez te pafytyre e dmebela hajde te na thone cfare puke kane bere deri tani Sula dhe te tjeret qe te justifikojn rrogat??!!

    Përgjigju
  • Termeti: 05/06/2023 14:17

    Kam nje sugjerim per hyrjen ne Parlament. Te vendoset nje robot’ inteligjence artificiale’ me te dhenat e ç’do deputeti. Ai te ndaje kush i ploteson kushtet per te hyre ne salle.

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/06/2023 12:14

    Largojeni Edvin shkjaun shqipfolës dhe pastaj nuk do let as serborus e as kinez në tonat shqiptare.

    Përgjigju
  • Ledi: 05/06/2023 11:46

    Opozita kudo ne nje vwnd demo kratik ben Kritika kunder qeverisjes dhe kjo eshte mese normale per nje vwnd demojratik,por te ngrihet nje person qe pengoi hetimin per vrasjen e Xhuvanu It si Gaz Bardhi kjo eshte te vesh duart ne koke.SPAKU me mos veprinet e tij ose dhe pa aftesine eshte kthyer ne mbrojtje te krimeve shteterore te drejtuesve re opozites ku dosjet Jane mal.Kush nuk eshte I afte te veproj ose I friksohet politikes te largohet por te kthej te gjitha parate qe ka marre nga taksapaguesit shqiptar.Ketu po shihet qe arrestohen vetem pjestar te qeverise, qofte dhe me te drejte ndersa ne anen tjeter asnje veprim Inkurajimi I zonjes Kim per drejtesine po kalon ne indiference nga organet ligj zbatuese .Populli kerkon drejtesi, pra te gjithe njelloj para ligjit

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci: 05/06/2023 11:07

    Te hetohet Dr Dhurata Uruci shkoder 20.05.1958 , pasuri kolosale lek cash , bkh dhe spak ta hetojne.

    Përgjigju
  • Kistra: 05/06/2023 11:05

    Qe distancohet Ministrja ben mire, por nuk thote se kush dreqin ua rekomandon hajdutet qe pastaj keta i promovojne ne pozicione kyqe?

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/06/2023 11:00

    Fashist serborus Edvin shkjau shqipfolës nuk bën resoluta kunder vllezerve fashist

    Përgjigju
    • e drejta: 05/06/2023 12:55

      IK MORE MASKARA I MASKARENJVE...SERB I QELBUR

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja