Partia Demokratike thirri në interpelancë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, për rendin, sigurinë dhe atë që e quajnë “inkriminimi i Policisë së Shtetit”. Duke sjellë në vëmendje disa raste të policëve të arrestuar nga SPAK, deputeti Klevis Balliu deklaroi se cenohet siguria e qytetarëve. Nga ana e tij, Lamallari, duke mos shmangur problematikat, kërkoi kujdes që struktura 12 mijë anëtarëshe të mos përdorej për politikë, pasi cenon sigurinë kombëtare.
"Inkriminimi i policisë nuk është akuzë politike, por një fakt i njohur jo vetëm nga opinioni publik shqiptar por edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Këtu nuk cenohet vetëm një institucion, por siguria e çdo qytetari dhe siguria kombëtare", tha Balliu.
"Duhet të jemi të kujdesshëm kur përdorim politikën e baltës ndaj një organizate të shtetit shqiptar. Nuk do të thotë që probleme s’ka, ka, ka raste të shkeljeve, ka individë që kanë shkelur uniforma e policisë, por dallimi mes një shteti të dobët dhe të fortë qëndron këtu, ai fsheh ai problemet dhe a i adreson me masa konkrete. Do bëj një citim të kujdesshëm të raporteve ndërkombëtare", iu përgjigj ministri Lamallari.
Pasi renditi disa suksese statistikore të policisë, përfshirë uljen me 50% të vrasjeve, Lamallari citoi raportin e DASH për 2025, që i njeh rezultatet bluve.
"Konfirmon se Shqipëria ka rritur rezultatet e prekshme kundër krimit të organizuar përmes operacioneve që kanë çuar në dhjetëra arrestime, sekuestrimin e qindrave kg lëndë narkotike dhe shkatërrimin e disa grupeve kriminale", tha Lamallari.
Balliu hodhi akuza për kryepolicin e ri Skënder Hita, duke e cilësuar njeri të Belinda Ballukut, në hetim nga SPAK. Ministri dha si përgjigje lëvdatat e ish-kryepolicit në qeverisjen e PD, Ahmet Prençi, për Hitën, pas marrjes së detyrës.
"Ka justifikuar krimet elektorale të Ballukut, thashë që ju do emëronit këtë njeri 3 ditë para se ta emëronit. Ky njeri është vendosur si rrjedhojë e lojërave të pushtetit të brendshëm që keni ju", tha Balliu.
"Po citoj zotin Ahmet Prençi. “Është përzgjedhur një nga emrat më të spikatur të kësaj strukture, një profesionist me një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim, integritet dhe rezultate konkrete", iu përgjigj ministri.
Interpelancë për bllokimin e monopatinave pati edhe me deputetin Erald Kapri, i cili kritikoi vonesat. Nga ana e tij, Lamallari bëri publike shifrat minimale të aksidenteve prej tetorit që janë të ndaluara, vetëm 6 të tilla, dhe mbrojti vendimin e marrë nga paraardhësja Albana Koçiu.
Në seancë pritet të miratohen edhe anëtarët e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës. Propozimet e PS janë Denar Biba dhe Eldian Balla. Gjithashtu me propozim të Këshillit të Ministrave pritet të zgjidhet Diana Dervishi, anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP.
Lajmi në përditësim....
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje edhe me deputetin e PD, Arjan Ndoja. Ky i fundit i referohej në senacë një takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Këshillin Bashkiak të Durrësit me banorët që preken nga projekti TID dhe tha se Garda nuk e kishte lejuar të futej në takim, bashkë me deputetin Igli Cara. Deputeti Ndoja e pyeti ministrin se ku e mbështet Garda e qëndrimin e saj që nuk i lejoi të futen në ambientet e Bashkisë Durrës dhe të marrim pjesë nëmbledhje, duke thënë se gardistët kanë shkelur ligjin.
“Unë, si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe Z. Igli Cara, njëkohësisht Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk jemi lejuar që të hyjmë në ambientet e Bashkisë Durrës për të marrë pjesë në një takim që ka zhvilluar Kryeministri dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës, me banorët e qytetit të Durrësit, projekti TID.
Ne jemi përfaqësues të zgjedhur të Qarkut Durrës dhe, në bazë të ligjit për Statusin e Deputetit, kemi të drejtën që të marrim informacion dhe të mbikëqyrim procesin administrativ që ka të bëjë me të drejtat e qytetarëve; kemi të drejtë që të informohemi në lidhje me mbledhjet e Këshillit Bashkiak, si dhe çdo aktivitet nga Bashkia Durrës, gjë që deri më sot nuk ka ndodhur.
Procedura normale ishte kallëzim, unë nuk e ndjeva të arsyeshme, mendoj se nuk ka instruktazhin e duhur nga autoritetet përgjegjëse. Pyetja i është drejtuar ministrit të brendshëm, duhet të merren masa të mos ndodhë më. Keni rastin e Mziut, Nallbatit, hedhjen me spraj të kryetari të opozitës, ai ka një status të veçantë dhe duhet mbrojtur, është e papranueshme kjo lloj sjellje. Statusi që i përket me ligj deputetit, duhet të mbrohet”, tha Ndoja.
Ministri i hoshi poshtë akuzat se gardistët nuk kanë zbatuar ligjin. Ai i tha deputetit Ndoja se ligji për Gardën parashikon se “kur një personalitet i mbrojtur, si Kryeministri i vendit, zhvillon një aktivitet, çdo ambient ku ai ndodhet trajtohet si objekt në ruajtje.” Ministri shtoi se çdo hyrje në atë takim i nënshtrohej verifikimit dhe autorizimit siç e parashikon ligji, jo sipas dëshirës apo bindjes politike.
“Pavarësisht se zoti Ndoja është jurist me përvojë të gjatë dhe njeri i ligjit, e njeh shumë mirë atë, ligji nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” është i qartë: “Kur një personalitet i mbrojtur, si Kryeministri i vendit, zhvillon një aktivitet, çdo ambient ku ai ndodhet trajtohet si objekt në ruajtje”. Ligji është i qartë dhe nuk ka interpretime. Në takimin e Durrësit, të cilit ju i referoheni në kërkesën tuaj, nuk ka përjashtime. Nuk ka privilegje. Nuk ka status mbi sigurinë. Ka vetëm një standard, zbatimin rigoroz të ligjit dhe masave të sigurisë sic e parashikon preraz ligji. Në këtë kuptim, çdo hyrje, çdo akses, çdo prani në atë ambient i nënshtrohet verifikimit dhe autorizimit sipas protokolleve përkatëse. Jo sipas dëshirës. Jo sipas bindjes politike, por sipas ligjit dhe vetëm ligjit.
Është shumë e rëndësishme të bëjmë një dallim thelbësor, që në këtë debat po tentohet të mjegullohet me qëllim e drejta për informacion nuk është e njëjtë me të drejtën për të qenë fizikisht i pranishëm kudo. Deputeti ka të drejtë të tij të plotë të kërkojë informacion, të ushtrojë kontroll parlamentar, të ngrejë çështje dhe të kërkojë përgjigje. Si në rastin konkret, kjo seancë dëshmon pikërisht të drejtën tuaj mbi bazë të statusit tuaj si deputet, në bazë të ligjit në fuqi. Por askund në ligjin për statusin e deputetit nuk thuhet se kjo e drejtë shndërrohet në një leje të pakufizuar për të hyrë në çdo aktivitet, në çdo ambient, në çdo moment. Sepse në një shtet serioz, të drejtat bashkëjetojnë me rregullat. Rregullat nuk përkulen përballë askujt.
Rasti konkret në Durrës nuk ka qenë një mbledhje e Këshillit Bashkiak, nuk ka qenë një proces vendimmarrës institucional, ku pjesëmarrja e deputetëve është e detyrueshme. Ka qenë një takim i organizuar në kushte të caktuara sigurie, në prani të një personaliteti të mbrojtur. Pikërisht për këtë arsye, Garda ka zbatuar protokollet e saj. Moslejimi i hyrjes nuk ka qenë një akt politik. Nuk ka qenë një qëndrim selektiv. Nuk ka qenë një vendim arbitrar. Ka qenë një masë sigurie. Një masë ligjore. Një masë e domosdoshme pikërisht për të gjitha arsyet që unë rendita. Kjo vetëm bazuar në ligj dhe në protokollet e Gardës së Republikës”, iu përgjigj Lamallari.
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i kërkoi llogari ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari lidhur me udhëzimin për ndalimin e monopatinave, çështja e cila ka shkuar edhe në Gjykatë Kushtetuese. Kapri tha se po penalizohen të rinjtë që kishin blerë mjete elektrike për të shkuar në punë e në shkollë dhe udhëzimin e quajti antkishtetues. Ligjvënësi opozitar akuzoi ministrin e Brendshëm se ulin kokën para të fortëve dhe atyre me makina të shtrenjta dhe adoleshentët me makina i përndjekin sikur të ishin spaçatorë kokaine.
“U bënë 6 muaj që ministria ka marrë vendim antikushtetues që tregon se çfarë përfaqëson qeverisja juaj. Keni vendosur që të gjithë shqiptarët që qarkullojnë me mjete elektrike, duhet të ndalohen dhe të bllokohen të gjitha. Keni shkuar deri aty, kur një nënë më ka shkruar se si djali i mitur 17-vjeçar që i kishin blerë një motor elektrik për të shkuar në shkollë, policia ia mori motorin, e kanë çuar në polici, pa praninë e një psikologu dhe si dhanë asnjë letër për pronën e tij. Kjo tregon modelin tuaj ndaj këtyre të rinjve që janë në model, që shkojnë në punë me mjete elektrike, që i kanë blerë me kredi, një mjet elektrik do të thotë një makinë me pak. Ju vetëm ua vështirësoni jetën, keni humbur çdo lidhje me realitetin, në vend ti inkurajoni i trajtoni si kriminelë. I gjëmoni adoleshentët sikur janë spaçatorë kokaine. Me të fortët jeni kokulur ministër. Do kalojnë me dhjetëra makina luksoze të të rinjve që s’justifikojnë burimin, më thoni sa prej tyre i keni thirru në kom dhe i keni kërkuar llogari për burimin e të ardhurave. Ky nuk është model që e tregoni tek të rinjtë e monopatinave. Heshtin, sepse mesa duket po përgatitet tjetër projekt për oligarkun se si ta kapë këtë model në rritje”, tha Kapri.
Ministri Lamallari zgjodhi të përgjigjet me shifra dhe tha se ky vendim ishte i drejtë dhe kishte vetëm një mision, mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Sipas tij, monopatinat ishin kthyer në burim aksidentesh, konkretisht 587 raste në 2023-shin, 991 raste në 2024-ën dhe 887 raste në 2025-ën. Lamallari bëri publike shifrat minimale të aksidenteve prej tetorit që janë të ndaluara, vetëm 6 të tilla, dhe mbrojti vendimin e marrë nga paraardhësja Albana Koçiu.
“Ka qenë vendim i drejtë dhe i duhur, duke pasur një mision, mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Në 2023 janë evidentuar 587 raste aksidentesh nga monopatinat, në 2024 plot 991 raste aksidentesh duke përfshirë edhe humbje jete. Ka shkuar 887 në 2025-ën. Ka pasur trend shqetësues në rritje, nga viti në vit, duke rrezikuar jo vetëm jetën e përdoruesve, por situata ndryshoi pas këtij vendimi, ku u ndalua përdorimi i monopatinave. Nga ndalimi deri më sot janë konstatuar vetëm 6 raste, kemi një ulje në minimum. Nga 1350 monopatina të verifikuara nga policia, rezultojnë pa dokument pronësie. E rëndësishme është të hedhim sytë nga BE, ata e kanë trajtuar duke patur parasysh jo përfitimet politike, por mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve të tyre. Më i famshëm është Parisi që ndaloi përdorimin e monopatinave, nuk është masë antiligjore, por rregull dhe shmangia e kaosit në rrugë”, tha Lamallari.
Deputeti Kapri ju kundërpërgjigj se në Kushtetuese do të dështojnë më turp. 6 muaj pas ndalimit ende nuk ka një udhëzim për përdorimin e monopatinave. Ato do të rikthehen në qarkullim vetëm pasi të përcaktohen rregullat e qarta, se si do të lëviznin në rrugë, mosha e drejtuesit, apo qoftë edhe regjistrimi apo targimi i tyre.
Qeveria donte të krijonte një hapësirë tjetër për të anashkaluar ligjin e prokurimeve publike Cili është inventari i plotë i pronave që i është dhënë kësaj korporate për tu transformuar? Cila është vlera e pronave? Si garantohet që korporata nuk është partnere me krimin? Misioni i kësaj strukture është tjetërsimi i pasurisë kombëtare.
Përgjigjet, kryeministri Rama ia dha përmes ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimajt, të cilës i delegoi interpelancën.
“Duam që shteti mos të funksionojë si pasiv, por aktiv. Me qëllim zhvillimin e pronës shtetërore, dhe pjesëmarrjen e shtetit në sipërmarrje. Nuk kemi centralizim dhe vendimmarrja është e pavarur ndryshe nga çfarë aludohet. Kontratat ndiqen dhe monitorohen deri në marrjen në dorëzim”, tha Ibrahimaj.
Tabaku, e pakënaqur nga përgjigjet, numëron pronat publike që sipas saj janë dhënë pa transparencë.
“Pallatin e kongreseve, në jug qindra hektarë tokë, apo stadiumin Selman Stërmasi, prokurimi publik pushon së ekzistuari, me një vendim qeverie, kalojnë në errësirë në një mbledhje bordi të mbyllur ia jepni kujt të doni”, tha Tabaku.
“Prona publike nuk jepet me ligjin e prokurimit publik. Bilancet janë të publikuara dhe të audituara. Procedurat konkurruese kanë qenë transparente dhe live”, tha Ibrahimaj.
Korporta e investimeve shqiptare, Tabaku thotë se nuk shihet me shqetësim vetëm nga opozita, por edhe nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Disa prej pronave shtetërore që do t’i nënshtrohen transformimeve nga Korporata e Investimeve Shqiptare në bashkëpunim me kompani private që i janë nënshtruar një konkursi publik janë Pallati i Kongreseve, Shtëpia e Fëmijëve Zyber Hallulli, rijetëzimi i Stadiumit Selman Stërmasi apo dhe Pallati i Sportit Asllan Rusi.
Vetëm 1 orë dhe 30 minuta pas nisjes së parlamentit shumica dërrmuese e deputetëve janë larguar. Karriget e tyre tashmë janë bosh, ndërsa në podium gjendet deputetja e PD, Jorida Tabaku që po parashtron argumentet lidhur me Korporatën e Investimeve, një interpelancë e kërkuar me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit ia ka deleguar ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimajt.
Gjatë interpelancës në Kuvend, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i përmendi opozitës fjalët e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në kohën e qeverisjes së PD-së, Ahmet Prenci, për kryepolicin Skëndër Hita.
“Kur goditet padrejtësisht Policia e Shtetit, nuk goditet një qeveri apo një ministër. Goditet siguria e qytetarëve. Të padrejta janë edhe sulmet që erdhën nga radhët tuaja për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Përgjigjja ime më e mirë për akuzatorët, janë fjalët e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në kohën kur ju ishit në qeveri. Po citoj zotin Ahmet Prenci në një reagim të tij publik për Skënder Hitën.
“Është përzgjedhur një nga emrat më të spikatur të kësaj strukture, një profesionist me një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim, integritet dhe rezultate konkrete. E kam ndjekur rrugëtimin e tij që në hapat e parë si oficer i ri dhe, në çdo fazë të karrierës, ai ka dëshmuar cilësi të rralla: inteligjencë, maturi, vendosmëri dhe një ndjenjë të lartë përgjegjësie institucionale. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të forcojë më tej profesionalizmin, besueshmërinë dhe autoritetin e saj në shërbim të ligjit dhe qytetarëve”, thotë z.Prenci, citoi ministri Lamallari.
Ndërkohë, deputeti Klevis Balliu i cili zhvilloi interpelancën në emër të PD-së, tha se Hita u emërua aty nga Belinda Balluku.
“Drejtori i Policisë së Shtetit është ai që ka justifikuar krimet elektorale të Ballukut, thashë që ju do emëronit këtë njeri 3 ditë para se ta emëronit. Ky njeri është vendosur si rrjedhojë e lojërave të pushtetit të brendshëm që keni ju? A do ti rrijë lojërave të pushtetit apo do bëjë detyrën, por që është vendosur për këtë, është vendosur. Interesat e shqiptarëve i keni lënë mënjanë, se janw në hall për të mbrojtur interesat e Lubisë”, tha Balliu.
Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari. Deputeti demokrat Klevis Balliu tha se inkriminimi i krimit në radhët e uniformave blu nuk është akuzë politike, duke shtuar se kjo cenon sigurinë kombëtare. Balliu solli rastin e Oltion Bistrit apo Henrigert Mitri, ish-efektivë të përfshirë në trafik droge, apo të agjentit të AMP-së që ishte në makinë me Gilmando Danin në momentin e atentatit mafioz në Rinas. Balliu tha se inkriminimi i policisë së shtetit është politikë e kësaj qeverie.
“Inkriminimi i policisë nuk është akuzë politike, por një fakt i njohur jo vetëm nga opinioni publik shqiptar por edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Këtu nuk cenohet vetëm një institucion, por siguria e çdo qytetari dhe siguria kombëtare. Raporti i Zgjerimit i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025 thekson se: “Pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra, Policia e Shtetit vazhdon të jetë thellësisht e ekspozuar ndaj korrupsionit. Procesi i vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë (“vetingu policor"), si dhe procesi i verifikimit të integritetit kanë vijuar, por ndikimi i tyre mbetet i kufizuar.
Gjithashtu janë bërë më të dukshme rastet e intimidimit dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, përfshirë raste ku janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë apo punonjës policie, veçanërisht ndaj gazetarëve investigativë dhe grave gazetare.
Keni rastin e Oltion Bistrit, po Henrigert Mitri, tregojnë qartë se si individë në nivel të larta të policisë tregojnë që jo vetëm janë përfshirë në trafik droge, kanë lehtësuar aktet kriminale të organizatave, siç është rasti me Pëllumb Gjokën. Këta kriminelë dhe këta individë bashkë me shumë aktorë të tjerë p. Gilmando Dani, një segment i lartë i krimit të organizuar, krah tij ishte një oficer i AMP-së, ishte vetë në makinë me Gilmando Danin. Nuk është vetëm kjo që tregon implikimin. E pamundur të bëhet atentat në aeroport, ku mbrohet nga siguria më e madhe e vendit, policia, ushtria, çdo herë ke siguri vetëm ditën e atentatit jo. Inkriminimi i policisë së shtetit është politikë e kësaj qeveri dhe garancia e kësaj qeverie me krimin për të vazhduar para bizneset e tyre. Është kjo qeveri që sot nuk i jep dot siguri jete asnjë qytetari shqiptar”, tha Balliu.
Akuzat u hodhën poshtë nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili tha se Policia e Shtetit nuk ka pse të bëhet pjesë e narrativave politike dhe e baltës.
Ministri nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe se progresi kundër krimit e korrupsionit ka qenë i qëndrueshëm. Lamallari tha se kemi një ulje të vrasjeve me 50%.
“Policia e Shtetit është organizatë me burra gra, djem e vajza, që përballen me punë të vështirë, në front me krimin dhe paligjshmërinë. Duhet të jemi të kujdesshëm kur përdorim politikën e baltës ndaj një organizate të shtetit shqiptar. Nuk do të thotë që probleme s’ka, ka, ka raste të shkeljeve, ka individë që kanë shkelur uniforma e policisë, por dallimi mes një shteti të dobët dhe të fortë qëndron këtu, ai fsheh ai problemet dhe a i adreson me masa konkrete. Do bëj një citim të kujdesshëm të raporteve ndërkombëtare.
Një e dhënë interesante vjen nga siguria publike, kemi 50% ulje të vrasjeve, krim tejet shqetësues. Lidhur me bashkësinë ndërkombëtar, Shqipëria është vlerësuar pozitivisht nga raportet ndërkombëtare, por dua të theksoj faktin se kemi 38% skuadra më shumë të hetimeve të përbashkëta dhe këto janë bërë të mundura fale operacione me EUROPOL.
Policia e Shtetit s’ka pse të bëhet pjesë e narrativave politike, ka detyrim ligjor t’i shërbej vendit dhe qytetarëve e pandikuar nga akuzat dhe balta që përfshin këdo, të madh e të vogël, e pamë ditën e djeshme me zgjedhjen e drejtorit të ri të policisë së shtetit”, tha Lamallari.
Në përgjigje, Balliu tha se Policia e Shtetit dekonspiron operacionet dhe ka 270 masa arresti të paaekzekutuara.
Komente












po amistia kur e ka rradhen.
Përgjigju