Qeveria donte të krijonte një hapësirë tjetër për të anashkaluar ligjin e prokurimeve publike Cili është inventari i plotë i pronave që i është dhënë kësaj korporate për tu transformuar? Cila është vlera e pronave? Si garantohet që korporata nuk është partnere me krimin? Misioni i kësaj strukture është tjetërsimi i pasurisë kombëtare.

Përgjigjet, kryeministri Rama ia dha përmes ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimajt, të cilës i delegoi interpelancën.

“Duam që shteti mos të funksionojë si pasiv, por aktiv. Me qëllim zhvillimin e pronës shtetërore, dhe pjesëmarrjen e shtetit në sipërmarrje. Nuk kemi centralizim dhe vendimmarrja është e pavarur ndryshe nga çfarë aludohet. Kontratat ndiqen dhe monitorohen deri në marrjen në dorëzim”, tha Ibrahimaj.

Tabaku, e pakënaqur nga përgjigjet, numëron pronat publike që sipas saj janë dhënë pa transparencë.

“Pallatin e kongreseve, në jug qindra hektarë tokë, apo stadiumin Selman Stërmasi, prokurimi publik pushon së ekzistuari, me një vendim qeverie, kalojnë në errësirë në një mbledhje bordi të mbyllur ia jepni kujt të doni”, tha Tabaku.

“Prona publike nuk jepet me ligjin e prokurimit publik. Bilancet janë të publikuara dhe të audituara. Procedurat konkurruese kanë qenë transparente dhe live”, tha Ibrahimaj.

Korporta e investimeve shqiptare, Tabaku thotë se nuk shihet me shqetësim vetëm nga opozita, por edhe nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Disa prej pronave shtetërore që do t’i nënshtrohen transformimeve nga Korporata e Investimeve Shqiptare në bashkëpunim me kompani private që i janë nënshtruar një konkursi publik janë Pallati i Kongreseve, Shtëpia e Fëmijëve Zyber Hallulli, rijetëzimi i Stadiumit Selman Stërmasi apo dhe Pallati i Sportit Asllan Rusi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Opozita: Krimi i infiltruar në polici! Lamallari: Akuza politike, Skënder Hita u nderua edhe nga drejtori i kohës së PD