Kuvendi rrëzon opozitën: Votimi i ligjit për Teatrin i rregullt/ Zbulohen emrat e dy deputetëve të LSI që i ngritën kurth Bitrit

Sekretariati i Kuvendit për Procedurat dhe Votimet ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e opozitës për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar që kaloi ditën e enjte me 75 vota pro. Opozita ditën e premte i dërgoi një kërkesë Kuvendit që ligji të anulohej, pasi procesin e cilëson të manipuluar. Kërkesa e opozitës bazohej në faktin që deputeti Vangjel Tavo nuk ishte në Kuvend, ndërkohë që rezultonte se kishte votuar, pasi me kartën e tij votoi Robert Bitri, ish-deputet i LSI, tashmë i pavarur.

Për këtë arsye opozita vendosi sot që të bojkotonte Kuvendin. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mblodhi Sekretariatin për Procedurat dhe Votimet. Sekretariati përbëhet nga anëtarët Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj nga radhët e PD. Në fund të diskutimeve, Sekretariati vendosi që ta cilësonte votimin si të rregullt duke rrëzuar pretendimet e opozitës. Report Tv mëson se në mbledhje është parë videoja e ndërrimit të kartës së deputetit të pavarur Robert Bitri, i cili votoi pro ligjit me kartën e deputetit të LSI, Vangjel Tavo.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije për Report Tv se karta e Bitrit është zëvendësuar nga dy deputetë të LSI, Braimllari dhe Panariti në kohën kur ai nuk ka qenë në karrigen e tij. Bazuar në këtë video, PS e cilëson si taktikë nga opozita për ta shpallur të pavlefshëm, ndërsa në fund e cilësuan si të vlefshëm procesin. Pra Bitri ishte pre e një kurthi nga deputetët e tjerë të LSI. Karta nuk dallon, pasi është me çip dhe Bitri ka votuar, ndërsa në zbardhje te procesverbalit është zbuluar. Kryetari i Kuvendit Ruçi e komunikoi edhe zyrtarisht vendimin në fund të seancës së sotme duke e konsideruar të drejtë, pasi sipas tij përpos arsyeve të tjera rasti i Bitrit nuk ndikon as në vendimarrje, pasi ligji kaloi me 75 vota, nga 71 që duheshin. 

Sekretariati thirri edhe Robert Bitrin dhe me shumicë votash rrëzoi kërkesën e PD dhe LSI për shpalljen të pavlefshëm të votimit. Ligji është i vlefshëm. Argumentet janë si vijon; procedura e saktë, votimi ka qenë i hapur, me elektronikë dhe ngritje dore, në parim dhe tërësi. Rezultati nuk ndikon në vendimmarrje. E konsideroj të drejtë vendimin e sekretariatit.

Gramoz Ruçi

Diskutimi në Kuvend për ligjin e Teatrit Kombëtar
Gramoz Ruçi: Sot jam njohur me kërkesë, kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim.

Petrit Vasili: Në përputhje me rregulloren kërkesa jonë për shkak të kësaj seance, është depozituar dy ditë përpara. Ka qenë koha e nevojshme për të bërë investigimin e duhur. Është standard shumë i ulët, që vota u tjetërsua në Kuvend. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të vijojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Për këto arsye ne nuk vazhdojmë dot së bashku deri kur të sqarohet situata dhe votimi të ribëhet.

Edmond Spaho: Edhe unë mbështes qëndrimin e kolegut Vasili. Votimi i së enjtes me një akt të paprecedent, procesi i votimit kishte defekte, rezultati i votimit u manipulua. Kuvendi duhet të kishte verifikuar pretendimet e opozitës. Në këto kushte nuk do të marrim pjesë në seancë, pasi gjendje të tilla po bëhen të zakonshme.

Gramoz Ruçi: Unë kërkesën sot e kam marrë, e keni depozituar, të shtunë dhe të diel nuk ka funksionuar administrata. I kam dhënë porosi administratës të shqyrtojë cështjen dhe të pastaj do të marr vendimin.

Taulant Balla: Dua të sqaroj opinionin se nga ana e grupit të PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Deputetit Bitri në vendin që voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër. Le ta hetojë dhe ti shkojnë deri në fund. Por LSI dhe PD të thonë arsyen e vërtetë të bojkotit, pasi në mos 75, 74 vota, nëse e drejta Bitrit do i hiqet. I bëj thirrje LSI, pasi PD është kundra, pasi sot duhet të votojmë ligjin për shkollën e magjistraturës. Kjo është arsyeja e bojkotit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren