Sot LIBRA mban zgjedhjet e para
Blushi: Kandidojnë 100 anëtarë

Sot LIBRA mban zgjedhjet e para<br />Blushi: Kandidojnë 100 anëtarë
Ben Blushi do të zhvillojë sot dhe nesër zgjedhjet e para në partinë e tij “LIBRA”. Votimi do të bëhet në mënyrë elektronike për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë që Blushi e quan “Bërthama”.

Pikërisht kreu i kësaj partie, i regjistruar në gjykatë si i tillë, Ben Blushi ka njoftuar me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ procesin zgjedhor. Sipas Blushit, zgjedhjet do të mbahen për kryetarin dhe Bërthamën prej 30 anëtarësh, të cilët do të drejtojnë organizatën në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

“Te dashur miq, nesër LIBRA mban zgjedhjet e saj te para qysh se u krijua në 1 nëntor 2016. Këto zgjedhje do mbahen për Kryetarin dhe Bërthamën prej 30 anëtarësh të cilët do e drejtojnë organizatën tonë në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Në këto zgjedhje kanë kandiduar më shumë se 100 anëtarë libra pjesën më të madhe të të cilëve nuk i njoh çka dëshmon fuqinë dhe demokracinë e brendshme të LIBRA-s. Këto zgjedhje do jenë elektronike dhe më shumë se 8000 anëtarë të regjistruar këto muaj mund të përzgjedhin kë të mendojnë dhe si ta gjykojnë duke votuar nga celulari nga shtëpia apo nga zyrat e tyre. Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe ne duhet të jemi krenarë për cilësinë dhe inovacionin e LIBRA-s. Asnjë nga partitë e vjetra nuk zgjedh, nuk voton por vetëm emëron. LIBRA voton dhe zgjedh. Këtë parim ajo nuk do ta shkelë kurrë duke nisur nga nesër. Suksese të gjithëve”,-thotë Blushi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët