Sot luan për medaljen historike, FSHM reagon ashpër: Valiev u vodh në Olimpiadë, diskriminim për Shqipërinë

Sot luan për medaljen historike, FSHM reagon ashpër: Valiev u vodh në Olimpiadë, diskriminim për Shqipërinë

Mundësi Chermen Valiev

Në federatën shqiptare të mundjes janë shumë të zhgënjyer me arbitrat në Lojërat Olimpike. Sipas FSHM Chermen Valiev, i cili sot do luajë ndeshjen për medaljen e bronztë, u eliminua padrejtësisht një ditë më parë në çerekfinale. Sipas federatës së mundjes është bërë një padrejtësi e madhe me qëllim për të favorizuar mundësin nga Uzbekistani në sekondat e fundit.

“Lojërat Olimpike Paris 2024,

Në te cilat kemi hyrë në historinë e Mundjes Shqiptare me tre Sportist garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev.

Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta.

Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte terësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar.

Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga Sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, per medaljen historike.

Ky diskriminim në këtë Event sportiv me rëndesi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. VJEDHJE!!!”-shkruhet në reagimin e FSHM-së.


Lajmi kryesor:

Shqipëria pranë historisë në Olimpiadë, mundësi Valiev fiton në rikualifikim! Sot ndeshja për medaljen e bronztë


Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë