Përfundon Maratona e Tiranës, sportistët kenianë rrëmbejnë 3 vendet e para! Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, pjesë e garës edhe kategoria ‘We too’

Në përmbyllje të kësaj sfide dinamike, e cila këtë vit shënoi rekord në numrin e pjesëmarrësve duke shënuar 40% më shumë krahasuar me vitin e shkuar,  janë shpallur edhe fituesit që arritën të triumfonin me mijëra vrapuesve të tjerë.

Kenia që për herë të parë u përfaqësua këtë vit në Maratonën e Tiranës, rrëmbeu 3 çmimet e para, ndërsa Luiza Gega kryesoi kategorinë e femrave në 21 km.

Fituesit sipas kategorive:

42 km

Femra

1 Natalia Semenovych

2 Hellen Jepkosgei Kimutai

3 Sonia Cekini

Meshkuj

1 Ezekiel Kipkorir

2 Laban Cheruiyot

3  Hosea Kiplagat Tuei

 

21 km

Femra

1 Luiza Gega

2 Glorius Jepkirui

3 Ronah Nyaboke Nyabochoa

Meshkuj

1 Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo

2 Kennedy Kimutai Kaptila

3 Nicolo Bedini

 

10 km

Femra

1 Gresa Bakraci

2 Redia Dauti

3 Anila Skora

Meshkuj

1 Panagiotis Karaiskos

2 Bledar Mesi

3 Krzysztof Szymanoëski

 

42 km 

1 Ilir Këllezi

2 Renato Dorzi  

3. Altin Vorpsi

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili mori pjesë në ndarjen e çmimeve të fituesve të kësaj maratone, u shpreh se Tirana me evente të këtyre përmasave me pjesëmarrjeve të dhjetëra kombësive, ndihet sot si çdo metropol tjetër europian. 

“Ishte fantastike, një ndjesi e jashtëzakonshme! Kemi pasur pjesëmarrjen më të lartë edhe ndërkombëtarisht, 47 vende. Kur mendon që Ukraina dhe Izraeli janë në luftë dhe ne kemi pasur vrapues edhe nga këto dy vende, kjo është një kartolinë e jashtëzakonshme për Tiranën dhe besoj që është “qershia mbi tortë” e një viti ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, ndaj jam vërtet krenar. Sigurisht që jam krenar për Luizën edhe për kenianët dhe për të gjithë ata që kanë thyer rekorde, por unë mbi të gjitha jam shumë i lumtur që në këtë vit sporti kemi pasur djem dhe vajza pa fund që janë regjistruar në kurset sportive dhe merren me jetë aktive. Sot Tirana është dukur siç çdo qytet europian. Sot edhe në Amsterdam dhe në Lisbonë është mbajtur maratona dhe fakti që sot Tirana ndihet si çdo qytet tjetër në Europë është diçka e jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj. 
 

Maratona e sotme ka patur edhe një kategori tjetër që e bën këtë garë më interesante.

Një kategori e veçantë e kësaj maratone është edhe ajo “We too” e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.

Pjesë e garës së sotme ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, hartuan më herët një plan masash, si dhe vendosën sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet, duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme.

Qytetarëve iu ndalua lëvizja me automjete brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit te garës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Përmbyllet Maratona e Tiranës, Kenia rrëmben 3 çmimet e para! Në garë morën pjesë 4,000 vrapues nga Shqipëria dhe bota

 

Është përmbyllur edhe këtë vit, për të shtatin edicion radhazi, Maratona e Tiranës, ku 4700 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës morën pjesë në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km, ndërkohë që në garë u bashkuan edhe kategori si Ëe Too, me 22 garues, që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

Në përmbyllje të kësaj sfide emocionuese dhe dinamike, janë shpallur edhe fituesit që arritën të triumfonin me mijëra vrapuesve të tjerë.

Kenia që për herë të parë u përfaqësua këtë vit në Maratonën e Tiranës, rrëmbeu 3 çmimet e para, ndërsa Luiza Gega kryesoi kategorinë e femrave në 21 km.

Fituesit sipas kategorive:

42 km

Femra

1 Natalia Semenovych

2 Hellen Jepkosgei Kimutai

3 Sonia Cekini

Meshkuj

1 Ezekiel Kipkorir

2 Laban Cheruiyot

3  Hosea Kiplagat Tuei

 

21 km

Femra

1 Luiza Gega

2 Glorius Jepkirui

3 Ronah Nyaboke Nyabochoa

Meshkuj

1 Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo

2 Kennedy Kimutai Kaptila

3 Nicolo Bedini

 

10 km

Femra

1 Gresa Bakraci

2 Redia Dauti

3 Anila Skora

Meshkuj

1 Panagiotis Karaiskos

2 Bledar Mesi

3 Krzysztof Szymanowski

 

42 km 

1 Ilir Këllezi

2 Renato Dorzi  

3. Altin Vorpsi

Ora 14:41
Maratona e Tiranës, 40% më shumë garues krahasuar me një vit më parë

Është përmbyllur edhe këtë vit, për të shtatin edicion radhazi, Maratona e Tiranës e cila këtë herë pati një rritje me 40% të garuesve, krahasuar me një vit më parë.

Këtë vit Maratona e Tiranës mirëpriti më shumë se 4700 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km, ndërkohë që në garë u bashkuan edhe kategori si Ëe Too, me 22 garues, që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

 

Ora 10:14
‘We too’/ Garuesit e veçantë të Maratonës së Tiranës

Maratona e sotme ka patur edhe një kategori tjetër që e bën këtë garë më interesante.

Një kategori e veçantë e kësaj maratone është edhe ajo “We too” e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.

Pjesë e garës së sotme ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.

22 garues me karroca u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

Ora 10:02
Mbahet 'Maratona e Tiranës', Veliaj: Këtë vit, numër rekord të pjesëmarrësve

1697958414_Screenshot3.jpg

U zhvillua sot Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, e cila është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke mirëpritur më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe mbi 40 vende të huaja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të kësaj gare, u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës së Tiranës.

“Një përshëndetje për ata që kanë ardhur nga Ukraina, Izraeli, Kosova dhe të gjithë miqtë që na kanë nderuar dhe zbukuruar qytetin. Këtë vit kemi numrin rekord të pjesëmarrësve, duke filluar nga kampionët tanë olimpikë, kampionen evropiane Luiza Gega, e cila garon në 21 km për të thyer rekordin e saj personal dhe kombëtar. Të gjithë janë të mirëpritur në Tiranë, sepse një qytet i madh ka vend për të gjithë,” tha Veliaj. 

Një falenderim të veçantë ai e kishte edhe për qytetarët që kanë mirëkuptuar kërkesën e bashkisë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve të rrugët e kryeqytetit.

“Edhe ata janë duke na ndihmuar për të pasur një qytet që e mirëpret maratonën, që të shkojë sa më fjollë, pa incidente dhe pa probleme me trafikun. Dua të falenderoj grupin tonë të vullnetarëve, kush është visitor do të ketë mundësi t’i shikojë të dyja fytyrat e qytetit, edhe vendin që gëlon nga ekonomia, por edhe hapësirën e gjelbër, dhe ndoshta në këtë stinë të mbjelljeve do të na bashkoheni për pemën e radhës, që të keni mundësi, kur të vini për maratonën tjetër, të thoni se edhe unë e kam hedhur një rrënjë në Tiranë,” deklaroi Veliaj. 

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës vitin e ardhshëm ka aplikuar për Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)