Maratona e Tiranës, njihuni me fituesit për secilën kategori! Veliaj: I lumtur që shumica e çmimeve ka shkuar për atletët nga Ukraina

Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Në garën e sotme morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K”. Veliaj tha se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas. 

“Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe  jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina. Slava Ukraini! Faleminderit të gjithëve që zgjodhën këtë kauzë e të gjithë ata që nuk pranojnë, që në Evropë të ketë luftë, konflikt, që në Evropë të ketë inflacion e çmime që shkojnë fiu, prej një psikopatie të një diktatori. Një superduartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe dua të dëgjoj gjithë entuziazmin tuaj, për ditën më të bukur të Tiranës në vitin e rinisë dhe me shpresë vitin tjetër kryeqyteti evropian i sportit. Faleminderit nga zemra!”, u shpreh Veliaj. 

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych
Vendi i dytë: Dario Ivanovski
Vendi i tretë: Vitalii Kuznetsov

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Valentyna Veretska
Vendi i dytë: Natalia Semenovych
Vendi i tretë: Biljana Kiradijeva

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Dmytro Didovodiuk
Vendi i dytë: Tirron Mamusha
Vendi i tretë: Mazerski Bartosj

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Luiza Gega
Vendi i dytë: Naile Seferaj
Vendi i tretë: Elisabeth Schleicher

Në kategorinë Marathon 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Nicolo Bedini
Vendi i dytë: Musa Hajdari
Vendi i tretë: Astrit Kryeziu

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Gresa Bakraqi
Vendi i dytë: Olesia Didovodiuk
Vendi i tretë: Redia Dauti

Në kategorinë “We Too” tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Safet Planger
Vendi i dytë: Erblin Karaj
Vendi i tretë: Bajram Tirana

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Elona Qollaku
Vendi i dytë: Bujana Baballeku
Vendi i tretë: Llambrini Papa

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:12
VIDEO/ Maratona e Tiranës, Veliaj i bashkohet kauzës së personave me aftësi ndryshe

Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi që këtë vit t’i bashkohet kauzës së personave me aftësi ndryshe. Ndryshe nga vitet e tjera, Veliaj zgjodhi që bashkë me një vajzë të vogël me karrocë të vrapojë në kategorinë We too (2.3 km). Qëllimi i kësaj gare është më shumë motivues se sa konkurrues.

Sikurse është kthyer tashmë në një traditë, biznese apo grupe të ndryshme regjistrohen dhe vrapojnë në Maratonën e Tiranës për të sensibilizuar opinionin publik duke ngritur kauza të ndryshme.

Ora 09:34
‘Maratona e Tiranës’, Veliaj: Jemi finalistë për titullin ‘Qyteti, Evropian i Sportit 2023’’

 

Në nisje të edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në qytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse për të gjithë garuesit. Veliaj tha se Tirana mezi pret të marrë edhe titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2023”, teksa tregoi se ai këtë herë do të vrapoje për Special Olympics Albania.

"Jemi finalistë për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2023. Nëse do ia dalim, shpresoj si gjithmonë, do kemi më shumë ditë si kjo. Dua  t’u japim një duartrokitje të gjithë atyre që kanë kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, shqiptarët kudo ku janë. Shumë faleminderit 33 përfaqësuesve nga 33 shtete. Faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Shpresoj që do ktheheni prapë herën tjetër, me familjet, si turistë, si sipërmarrës dhe ndoshta, si rezidentë dhe shtetas të rinj të Republikës sonë. Secili ka zgjedhur një kauzë. Ju lutem shfrytëzoni edhe këto banaqet mediatike. Boll i kanë pasur analistët, ta zërë secili për kauzën e tij, të sensibilizojë njerëz, të flasë, të komunikojë, të tërheqë dëshmitarë dhe mbështetës, aktivistë të tjerë te kauza e tij! Unë këtë vit do vrapoj për Special Olympics Albania. Dua të falënderoj Landin që drejton Special Olympic, të gjithë çunat e gocat me aftësi ndryshe. Të gjithë janë engjëjt tanë dhe në qytetin tonë secili meriton sukses në bazë të talentit dhe mbështetjes që jep secili prej nesh, por cilado qoftë kauza ndihuni të lirshëm që ta promovoni dhe të rekrutoni të tjerë në kauzën tuaj", u shpreh Veliaj.

Ora 08:49
Maratona e Tiranës, nga 300 deri në 5000 Euro, ja sa para fitojnë tre çmimet e para për çdo kategori

1666507804_Screenshot5.jpg

Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh sportiv në qytet, këtë vit vjen me edicionin e saj të 6-të, ku pjesëmarrësit do të vrapojnë për paqe. Maratona është jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi shumë e mirë financiare për garuesit që do të arrijnë të ngjiten në podium. Gara është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe. Më poshtë keni të renditura çmimet për tre vendet e para për secilën kategori.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Maratonë e plotë (Marathon) janë si më poshtë:
-Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 3000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Gjysmë-Maratonë (Half Marathon) janë si më poshtë:
-Çmimi i vendit të parë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

-Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Tirana 10K janë si më poshtë:
-Çmimi i vendit të parë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 800 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 600 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë We Too janë si më poshtë:

-Çmimi i vendit të parë për kategorinë We Too do të jetë 500 Euro.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë We Too do të jetë 400 Euro.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë We Too do të jetë 300 Euro.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol: 23/10/2022 10:55

    Je ngatërruar Erion xhepisti. Tirana meriton titullin: qyteti europian i betonit për 8 vitet e fundit.

    Përgjigju
    • XHA JAHO: 24/10/2022 08:28

      Cfare demagogjie. Turp per ne qe sja tregojme vendin ketij horri.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave