PD e PS bëhen bashkë për hapjen e dosjeve të komunizmit! Më 5 shtator nis kuvendi, në kalendar nismat për lustracionin dhe Ligjin e Dosjeve

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike konfirmojnë vullnetin për hapjen e plotë të dosjeve dhe ndalimin e kandidimit të personave që rezultojnë ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e Kuvendit për periudhën 5-30 shtator, ku vërehet edhe kërkesa e socialistëve për t’i dhënë Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të rishikuar certifikatat e pastërtisë së figurës të dhëna nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”. Kjo nismë vjen me kërkesë të Autoritetit të Dosjeve që kërkoi këtë ndryshim ligjor për të patur mundësi të verifikojë një dosje, pjesë e të cilës dyshohet të jetë dhe ish-presidenti Ilir Metaj.

Së dyti, Partia Socialiste kërkon që personave ish-bashkëpunëtorë ë sigurimit, t'u hiqet e drejta e kandidimit apo emërimit në poste publike. 

Konferenca e Kryetarëve futi në kalendarin e punimeve të Parlamentit dhe nismat e PD për dekomunistizimin, deklasifikim të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si dhe kthimin e burgjeve famëkeqe të Spaçit dhe Tepelenës në muze.

Punimet e konferencës së kryetarëve u mbajtën pa debate, ndërsa nuk pati ndryshime në grupet parlamentare, duke zhbërë kështu tentativën e Berishës për të zëvendësuar Alibeajn me Boçin në krye të grupit të Partisë Demokratike.

Sesioni i ri parlamentar do të nisë më 5 shtator dhe do të mbyllet në fund të dhjetorit. Risi do të jetë kthimi i votimit elektronik, që u ndalua gjatë pandemisë, ndërsa do vijojë puna edhe për verifikimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pas kërkesës së opozitës, e cila akuzohet se ka shkelur Kushtetutën duke e akuzuar si përfituese nga pasuritë shtetërore përmes bashkëshortit të saj biznesmen Artan Gaçi, i cili u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Socialistët bënë gati draftin për ta dorëzuar në Kuvend, për të eliminuar të gjitha pengesat ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani në vitet ’90. 

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?