Sot mblidhet Kongresi i ri amerikan
Sfida për politikat e Barak Obamës

Sot mblidhet Kongresi i ri amerikan, ku republikanët kanë shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve, edhe në Senat dhe ku konservatorët janë të vendosur t’i ndryshojnë disa nga politikat e Presidentit Barak Obama.

Partia republikane po e fillon sesionin e ri legjislativ dy-vjeçar me një shumicë të fuqishme, më të madhen në disa vjet, pasi realizoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet e mesit të mandatit në muajin nëntor.

Republikanët tani kanë 246 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh. Kjo është shumica më dërrmuese në 70 vitet e fundit. Republikanët po ashtu kanë 55 vende në Senatin prej 100 anëtarësh.

Udhëheqësi i ri shumicës në Senat, Mitch McConnell, duke folur në një intervistë për CNN-in, tha se detyra e parë madhore e Senatit është miratimi i naftësjellësit Keystone. Përkrahësit e këtij projekti thonë se ai do të krijojë vende të reja pune dhe do të sjellë pavarësinë energjitike për Shtetet e Bashkuara. Kundërshtarët demokratë të projektit thonë se ai do të shkaktonte dëme të jashtëzakonshme për mjedisin dhe se shumica e vendeve të punës të krijuara do të jenë të përkohëshme. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Incident i ‘madh’ kibernetik, hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit

SHBA/ Incident i ‘madh’ kibernetik, hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit