Lista e kandidatëve për deputetë në PD brenda shtatorit! 4 fazat e përzgjedhjes

Partia Demokratike ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në mbledhjen e sotme të kryesisë është votuar që anëtarësia e partisë, do të ketë rolin kryesor në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, që mesa duket do të jenë gati në fund të shtatorit.

Për shkak se prej dy vitesh Partia Demokratike ndodhet jashtë parlamentit, do t'i duhet më shumë kohë për përgatitjen e fushatës. Sipas dokumentit të miratuar nga Partia Demokratike, e gjithë procedura e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë përfundon në 30 shtator dhe do të bëhet në 4 faza.

Faza e parë, ajo e identifikimit të kandidatëve nis nga dita e sotme dhe përfundon në 31 korrik. Faza e dytë është seleksionimi i kandidaturave të mundshme që do të filloj në 1 Gusht dhe përfundon në 15 Shtator.  Faza e tretë është ajo e konsultimit të kandidatëve me anëtarësinë, që do të behet deri në 30 shtator. Ndërsa në fazën e fundit ajo e përzgjedhjes do të bëhet sipas afateve ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor, i cili ende po diskutohet nga palët politike, por që pritet të miratohet brenda qershorit. 

Katër fazat
1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati.  Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit
2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.
4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Por si do të zgjidhen kandidatët? Kandidatët e listës së Partisë përzgjidhen nga kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia në fazën e dytë, sipas këtij raporti: kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të Partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj.  Gjatë kësaj faze do të mbahet në konsideratë: (1) përfaqësimi i grave të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. (2) përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. (3) përfaqësimi i shtresës së të përndjekurve politikë apo pronarëve.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë - 4 Fazat për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet të PD

( Kliko këtu ) dhëzimi i plotë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga PD

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Përfundon mbledhja e kryesisë së PD, anëtarësia e mirëpret vendimin që kandidatët për deputetë të zgjidhen nga anëtarësia

Ka zgjatur rreth dy orë mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. Gazetarja e Report TV, Danjela Maloku raporton se vendimi i Bashës për t'ia lënë në dorë anëtarësisë përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë është mirëpritur edhe nga anëtarë të kësaj kryesie.

Ora 12:27
PD merr vendimin/Hapet procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputetë nga anëtarësia

Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidateve për deputet  duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale. Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Sipas PD, ky është një nga hapat më të rëndësishëm qe ndërmerr një parti politike në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira demokratike, përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë. Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. 

Përmes këtij procesi PD thotw se garanton një proces të hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjese e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente. Te vetmit qe nuk do te mund të jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit te shtetit. Sipas PD, gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronaret do te kenë një përfaqësim dinjitoz ne listën e deputeteve te PD.

I. FAZAT E PROCESIT:

Procesi do të realizohet në 4 faza:

Faza 1: Identifikimi i kandidaturave të mundshme

Identifikimi i kandidaturave të mundshme do të bëhet në dy mënyra:

-          Propozimi nga anëtarët e partisë në mbledhjet e Grupseksioneve, ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojë vetëm një kandidat.

-          Vetëkandidimi, ku një person shpreh interes për të qenë kandidat i mundshëm. Vetëpropozimi duhet të shoqërohet me mbështetjen e të paktën 10 anëtarëve të Partisë.

Procesi në këtë fazë ndiqet nga Degët e Partisë dhe monitorohet e drejtohet nga Grupi Qendror i Koordinimit (zyrtar të Partisë që nuk kanë konflikt interesi me zonat që do të mbulojnë).

Faza 2: Seleksionimi i kandidaturave të mundshme

Seleksionimi i kandidatëve tëdalë nga fazae parë do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe 2 ndihmës. Anëtarët do të jenë ish-drejtues të lartë të partisë, personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj. Komisioni bën vlerësimin e secilit kandidat, nëse përmbush kriteret e parashikuara nga udhëzimi apo jo. Në përfundim të procesit hartohen dy lista:

1.      Listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të konsultimit me anëtarët;

2.      Listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza 3: Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë e Partisë

Anëtarët e Partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”, bëjnë konfirmimin e kandidaturave të mundshme, sipas kësaj procedure: Listat e kandidatëve për konfirmim hartohen në nivel Dege, grup degësh apo Qarku, në varësi të numrit të kandidatëve apo numrit të anëtarëve në një Degë apo Qark. Në një ditë të shpallur paraprakisht për votim, cdo anëtar ka të drejtën që të shprehë kontestimin e tij (“votë kontestuese”) për një ose më shumë kandidatë nga lista. Numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen, përcaktohet në Fletën e Votimit dhe është jo më shumë se 20 % e numrit total të listës së kandidatëve, për secilën Degë apo Qark.Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza 4: Përzgjedhja nga Kryesia e Partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar

Kandidatët e listës së Partisë përzgjidhen nga kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia në fazën e dytë, sipas këtij raporti: kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të Partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj. Gjatë kësaj faze do të mbahet në konsideratë:(1) përfaqësimi i grave të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve.(2) përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve.(3) përfaqësimi i shtresës së të përndjekurve politikë apo pronarëve.

II. PARASHKIMET MË TË RËNDËSISHME TË PROCESIT:

1.      Procesi do të realizohet sipas afatave të paracaktuara dhe të shpallura publikisht.

Faza 1: Identifikimi i kandidaturave të mundshme

25 Qershor – 31 Korrik 2020

Faza 2: Seleksionimi i kandidaturave të mundshme

1 Gusht  - 15 Shtator 2020

Faza 3: Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë

15 Shtator – 30 Shtator 2020.

Faza 4: Përzgjedhja

 

Sipas afateve ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor

2.      Udhëzimi parashikon kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, ku mund të veçohen kriteret që lidhen me profilin e spikatur shoqëror në Degë apo Qark, integritetin e lartë moral dhe përgatitjen e lartë profesionale; standardet e dekriminalizimit dhe dekomunistizimi. Seleksionimi i kandidatëve bëhet sipas një metodologjie të shpallur paraprakisht nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Secili kandidat plotëson një formulat që përmban të dhënat personale, profesionale dhe politike, duke përfshirë edhe integritetin dhe pastëritë e figurës.

3.      Në proces do të marrin pjesë vetëm anëtarët që plotësojnë kriteret statutore dhe që figurojnë të regjistruar në Regjistrin Elektronik të Antarësisë.

4.      Për të shmangur konfliktin e interesit procesittë propozimit, seleksionimit dhe konsultimit nuk i nënshtrohen Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe Kryeministrat gjatë qeverisjes së PD. Gjithashtu, nuk lejohet që pjesë e këtij procesi të jetë lidershipi lokal i partisë (Kryetar dhe Sekretar Dege).

5.      Udhëzimi parashikon në detaje rregullat e procesit në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë, që të jenë të kuptueshme për cdo person që bëhet pjesë e procesit.

6.      Kandidatët do të nënshkruajnë një Deklaratë personale, ku pranojnë se i kuptojnë rregullat dhe ku marrin përsipër përgjegjësitë sipas Kodit të Etikës që të mos përfshihen në praktika të ndaluara që dëmtojnë garën e lirë, të ndershme dhe të barabartë brenda Partisë. Shkelja e zotimeve të përfshira në këtë Deklaratë, passjell skualifikimin e menjëhershëm të kandidatit nga Lista e Kandidatëve që do të përfshihen në procesin e konfirmimit nga anëtarësia.

7.      Grupi Qendror i Koordinimit përcaktohet në udhëzimin për procesin. Ndërkohë Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve dhe Komisioni Zgjedhor do të emërohen jo më vonë se data 25 Korrik 2020.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Filozof Histori: 25/07/2020 00:10

    Partitë të cilat do vendosin individë si profesorë, apo njerëz që kanë një REPUTACION POZITIV, në qytet në fshat apo në komunitet dhe jane të shkolluar me meritë brenda apo jashtë vendit , me PROGRAM , dhe me Dëshiren për të punuar kanë për ti FITUAR zgjedhjet 2021! Kush vendos dhe gjen INDIVIDË TË NDERSHËM , do të FITOJË! Si nuk i paska 2.5 mil banorë 5,000 KUADRO DHE TË RINJ për kandidatë. Pra MJAFTON të gjeni 5,000 njerez të ndershëm për gjithë politikën nga 5,000 na DUHET TË ZGJEDHIM 140. Ose do ECIM PËRSERI 4 vite MBRAPA! Pa KANDIDATURA INTERESANTE , nuk do te VOTOJMË FARE !

    Përgjigju
  • lavdosh: 25/06/2020 15:53

    shume zhurme per asgje. Nje pyetje kam per gazetaren Danjela Maloku e cila raporton kuotim: "se vendimi i Bashës për t'ia lënë në dorë anëtarësisë përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë është mirëpritur edhe nga anëtarë të kësaj kryesie." Nga e gjete kete konkluzion kjo? Cilen anetaresi pyete? Si e pyeti, Kur?

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 25/06/2020 15:29

    Ku ishte dhe çfarё bёri Llulli Basha kur u krijuan dosjet hetimore pёr Komandantёt e UÇK-sё?

    Përgjigju
  • Tirona: 25/06/2020 13:59

    Basha ka shance ti fitoje zgjedhjet nese antaresia e partise zgjedh kanditatura te reja qe nuk jane perfshire ne zullumet qe ka bere deri me sot kryesia e PD dhe ish deputetet e saj.Kryesia e PD nuk eshte PD, PD eshte e gjithe antaresia e saj dhe kjo e fundit e ka ne dore nese PD i fiton zgjedhjet e ardheshme ''''''

    Përgjigju
  • PD: 25/06/2020 11:16

    O Lulo po genc rulin qelbesiren nga e fute turp i madh , ka maru PD ja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi