Më në fund pas muajsh diskutime për të arritur një kod të ri zgjedhor 'shtëllunga' tymi të bardhë kanë dalë nga Këshilli Politik. Mbrëmjen e sotme (24 qershor) pas më shumë se 4 orë mbledhje anëtarët e Këshillit Politik dolën dhe dhanë lajmin e mirë "puna me kodin zgjedhor u mbyll. U arrit një kod që është i gjithëpranuar".
Përfaqësuesi i mazhorancës në këtë këshill, Damian Gjiknuri tha se është arritur një Kod Zgjedhor i gjithëpranuar duke adresuar të gjitha shqetësimet dhe 'frikërat' e opozitës jashtëparlamentare që ajo të ndihej më e sigurt në zgjedhjet e ardhshme.
'Mund të themi se ky kod zgjedhor është shkruar nga PD' tha Gjiknuri, ndërsa shtoi se të hënën do i dërgohet Komisionit të reformës zgjedhore në Kuvend. Edhe Hajdari konfirmoi këtë dakordësi mes palëve, por shoti se kur drafti të vij në komision, do të shtohen elementët që mund të shtohen në atë draft që janë propozuar edhe nga opozita parlamentare. Ajo përsëriti qëndrimin e saj se nuk tërhiqet nga ndryshimi i sistemit dhe për këtë çështje vota e opozitës parlamentare është e unifikuar.
Në lidhje me votën e emigrantëve, Hajdari u shpreh se palët janë në konsensus të plotë që t'i lihet KQZ dhe të mund të sigurohet vota e tyre për 2021.
Edhe PD e LSI thanë se me këtë kod u arrit të sigurohej vota e shqiptarëve dhe se nuk do të ketë tjetërsim të saj.
Këshilli Politik mbylli punën e saj me Kodin Zgjedhor, por do të vijojë me çështje të tjera që kanë lënë për të diskutuar në një fazë të dytë si financimi i partive, ligji për referendumet, hapja e listave dhe ndryshimi i sistemit etj.
Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili tha se u pranua propozimi i tretë i opozitës së bashkuar për KQZ dhe u arrit të krijohej një kod që siguron votën e shqiptarëve dhe se nuk do të ketë tjetërsim të saj.
"U pranua propozimi i tretë duke u siguruar garanci që KQZ-ja të mos ketë persona që të jenë të inkriminuar politikisht. Dakordësia e datës 5 qershor do të jetë e plotë. Garancitë të jenë të plota dhe qeveria të mos prekë administrimin e zgjedhjeve. Në ditët në vijim do të trajtohen çështje , do të përfundojë draftimi i tyre. Besoj që me mbledhjen e sotme kodi zgjedhor do të ketë garanci shtesë që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet. Opozita do të sigurojë rrotacionin politik", tha Bylykbashi.
"Pas ditës së sotme mund të shkojmë në miratim përfundimtar. Në një fazë të fundit është kushti i zbatimit të reformës zgjedhore. Çdo pikë të zbatohet deri në fund se ka të bëjë me atë moment historik dhe prerje duarsh për këdo që kërkon të ndërhyjë në rezultat. Në këtë fazë të dytë përgjegjësia e monitorimeve do të jetë objektiv kryesor", tha Vasili.
Damian Gjiknuri tha se Puna e Këshillit Politik ka përfunduar në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe se në të janë reflektuar të gjitha kërkesat dhe frikërat që opozita kishte për votën. Gjiknuri tha se ky ligj siguron që të jetë i gjithëpranuar, ndërsa shtoi se mund ta quajmë edhe ligj të shkruar nga vetë PD. Gjiknuri tha se të hënën ky draft i kalon Komisionit të Zgjedhores ndërsa Këshilli Politik do të vijojë diskutime me çështje të tjera që janë lënë në një fazë të dytë.
"Plotësuam kërkesat që kishte opozita për ato garanci që kanë ekzistuar në ligjin aktual. Për ne është e rëndësishme që ligji zgjedhor të reflektojë frikat e opozitës që të hyjnë në zgjedhje të gjithëpranuara. Për këto dy- tre ditë teksti i dërgohet Kuvendi, nuk ka më debate, janë vetëm çështje teknike. E rëndësishme është që kemi një ligj zgjedhor të gjithëpranuar, jo më i mirë por që rregullat e lojës të jenë pranuar nga palët. U la që përzgjedhja të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një të dërguar të saj që të bëjë përzgjedhjen. Ai do të ketë të drejtën e përjashtimit apo përzgjedhjes në një grup personash. Për Kodin Zgjedhor, Këshilli Politik e mbylli punën, por do të mblidhet për financimin e partive dhe referendumet, vota e emigrantëve është një e drejtë e garantuar", tha Gjiknuri.
Gjiknuri u shpreh se është arrit dhe marrëveshja për ligjin zgjedhor për vitin 2023, siç është folur dhe më herët. “Punë e lodhshme ishte, për shkak dhe të klimës së tensionuar politike. Sot arritëm marrëveshjen për KQZ-në që do të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një anëtar të dërguar në Kuvend dhe do të ketë të drejtën e përjashtimit për anëtarët e propozuar prej nesh, afërsisht siç është tani”, u shpreh anëtari i maxhorancës.
Ai foli edhe njëherë për votën e emigrantëve, duke thënë se do u garantohet e drejta për të zgjedhur. “Vota është e garantuar, vota e tyre do të bëhet e mundur pasi ata të regjistrohen në regjistrin e gjendjes civile, pasi ata e kanë të drejtën e zgjedhjes. Kemi rënë dakord që aktet normative të miratohen me konsensus”.
Pas përfundimit të mbledhjes Rudina Hajdari tha se palët kanë arritur dakordësi për votën e emigrantëve, ndërsa theksoi se nuk do të heq dorë nga kërkesa e saj për ndryshimin e sistemit. Ajo tha se kërkesat e opozitës parlamentare do të shtohen si element në draftin që do të vij në Komisionin e Zgjedhores. Në lidhje me votën e emigrantëve, Hajdari tha se ekspertët e kishin siguruar se mund të bëhen në zgjedhjet e 2021.
"Ka ende shpresë sa i përket ndryshimit të sistemit, atë që unë dhe shoqëria civile ka avokuar. Do të shkojmë deri në fund sa i përket kësaj kërkese. Në momentin që ndryshimet e Kodit, të shikojmë të gjitha ato propozimet. Votat e opozitës parlamentare janë të unifikuara. Ne kemi 39 vota. Pa këto elementë do të jemi prapë në vend numëro. Do kemi vetëm një reformë zgjedhore duke plotësuar vetëm disa kërkesa elementare si identifikimi biometrik apo disa anëtarë politik në KQZ.Sa i përket votës së diasporës, u shpreh vullneti i qartë politik për të patur këtë drejtë. Në këtë momente, ne kemi futur dy nene të posaçme që i japim kompetencën KQZ për ta realizuar këtë gjë. Kjo peshë do t’i bie qeverisë por edhe emigrantëve për t’u regjistruar për në zgjedhjet e ardhshme. Unë pyeta ekspertët nëse është e realizueshme", tha Hajdari.
Pa lista te hapura ,,reforma zgjedhore eshte nje flluske.....
PërgjigjuVend leshi ai vend e thojne demokraci ai vend.Ai vende eshte shkerdhatokraci ku partite politike qe dojne te zgjidhen bejne ligjet se si deshirojne te zgjidhen e prej kujte duhet zgjidhen hajde popull k...r hajde qe i lejon me tall bethen
Përgjigjupo te shohesh keto fytyra qe me mengjez te iden dita ters, nga keto koka te dhjera del vetem tym qe bie ere mut.
PërgjigjuHahahaha. Fix fare
Qenkan rrjeshtuar si Marksi, Engelsi, Leninia e Stalini. Fytyra te poshtra qe gjoja kane hallin e popullit e jane shume te shqetesuar. Gjknur hajduti votes, do mbroje voten. Hajdarja e “shkolluar” me leke korrupsioni. Bylykbashi, humbesi ne çdo zgedhje e ka fytyre e del prape. Vasili, hajduti nderkombetar, eshte fytyra me e peshtire dhe më e urryer. Nga keta monstra varet fati i zgjedhjeve te ne. Hapu dhe.
PërgjigjuOboboboo..."Shtëllunga tymi të bardha" nga këto fytyra?!Pashko Vasa do thoshte:Ah moj Shqypni e mjera Shqypni...
PërgjigjuPapa i ri po zgjidhet ?
PërgjigjuC'FARE TYMI TE BARDHE PRISNI O DEREBARDHE ,,NGA NJEREZ QE I KA MOHUAR SHBA,,DHE NGA NJEREZ QE KANE CESHTJE NE GJYKATE,,..?????
PërgjigjuMbajeni mend kete qe thoni qe nuk do tjetersohet vota, se kur te humbisni zgjedhjet vitin tjeter, te shikojme kushedi c'justifikim do nxirrni prape.
PërgjigjuKu je o Ilir Kushtetuta se po shkelet serish
PërgjigjuI ashtuquajturi "Këshill Politik i Reformës Zgjedhore" është Jo Kushtetues, dhe në veprime e fakte Anti Kushtetues. Ku është mbrojtësi "i paepur" i Kushtetutës?
Përgjigju