Nga takimi me Escobar në SHBA, Bardhi përfundon nën ballkonin e Berishës 'non grata'! I bashkohet për herë të parë protestës së Rithemelimit

TIRANË-Paralelisht me seancën e sotme plenare, Rithemelimi kishte thirrur një protestë në sheshin para parlamentit. Report Tv solli pamjet ekskluzive me dron, ndërsa pjesëmarrje ishte shumë e vogël

Pas protestës, ata pak protestues iu drejtuan rrugës ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë për të dëgjuar fjalimin e 37-të të ish Kryeministrit Berisha nga kati i tetë i shtëpisë së tij ku ndodhet nën arrest për aferën Partizani.

Ajo që u vu re sot është se për herë të parë protestës së Rithemelimi iu bashkua Gazment Bardhi.

Vetëm një ditë pasi u kthye nga vizita zyrtare në SHBA, ku edhe u takua me Gabriel Escobar, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Bardhi përfundoi sot poshtë ballkonit të Sali Berishës, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë.

‘Grupi parlamentar dhe PD në tërësi është e bashkuar. Pas aksionit në parlament duhet të ndërtojmë aksionin edhe jashtë parlamentit.’- tha Bardhi poshtë ballkonit të Berishës.

Gjatë protestës para Kuvendit pati edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit hodhën flakadanë në drejtim të policisë dhe shpërthyen kapsollë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
VIDEO/ ‘Hajde o Gaz me ne!’ momenti kur militantët e Berishës marrin Bardhin te ‘rrugica Salës’

 

Gazment Bardhi për herë të parë iu bashkua sot protestës së Rithemelimit poshte ballkonit të Sali Berishës, i cili është në arrest shtëpie për aferën Partizani.

Në një video të siguruar nga Report Tv, shihen militantët e Berishës të cilët ftojnë me ngazëllim deputetin që tu bashkohet në protestën të rrugica e Salës.

I gjendur përballë një ftese euforike, Bardhi s’mund t’u thoshte ‘jo’ militantëve!.

‘O hajde more Gazment, o Gaz hajde re me ne! Hajde ke Berisha o Gazment Bardhi!’- dëgjohen ti thonë ata teksa e ftojnë ti bashkohet.

Ora 18:28
Petrit Vasili i bashkohet protestës së Rithemelimit

1707154257_vasili1.jpg

Protestës së Rithemelimit i është bashkuar edhe deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

Ora 18:24
Bardhi i bashkohet Rithemelimit, nga vizita në SHBA shkon e proteston poshtë ballkonit të Berishës 'non grata'

 

Gazment Bardhi për herë të parë i është bashkuar protestës së Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, dhe prej ditësh mban fjalime nga datarja e tij. Bardhi i cili deri më sot nuk ishte bashkuar me Berishën është shfaqur sot krah protestuesve të Rithemelimit.

Është kontradiktor fakti, pasi Gazment Bardhi, prej disa ditësh ndodhej në SHBA, vend ku Sali Berisha është shpallur non grata, ndërsa sot shfaqet duke protestuar nën ballkonin e Berishës.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin