Rama me maskë, Ruçi dhe Hysi kërkojnë disiplinimin e deputetëve të opozitës: S'do paguajmë gjoba për kapriçot tuaja! Lita: Këta rrinë grumbull në kafe!

TIRANE-Një ditë pas vendosjes me detyrim për mbajtjen në ambiente të mbyllura, pjesë më e madhe e deputetëve sot në Kuvend kishin vendosur maskën në seancë plenare. Vetë kryeministri Edi Rama e kishte vendosur. Por vendosja e maskës nuk kaloi pa debate dhe paralajmërime, pasi jo të gjithë e respektuan aktin normativ të qeverisë. Opozitarët u tregun më shumë indiferentë, por nga socialistët dhe ministrat nuk munguan shkeljet, disa prej të cilëve maskën e mbanin në disa momente në dorë duke mos e vendosur. Kryetari i Kuvendit dhe kryeministri Rama i këshilluan ndërsa nënkryetarja e parlamentit Vasilika Hysi u tregua më e rreptë duke u kujtuar gjobat atyre që nuk e morën seriozisht. Deputeti Halit Valteri shkoi më tej duke kërkuar testim në masë. Seanca e sotme u dominua nga debati për hapjen e listave. Në fund Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, ndërsa miratoi dy projektligje për për diasporën dhe projektligjin ratifikimin e Konventës shumëpalëshe për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe transferimit të fitimeve (BEPS).  Gjithashtu në seancën e sotme Kuvendi votoi kundër dy nismave ligjore të deputetëve, përkatësisht kundër projektligjit nismë të deputetit Artur Roshi për ish-të përndjekurit si edhe kundër nismës ligjore të deputetit Myslim Murrizi për moshën e daljes në pension pleqërie të pilotëve në Republikën e Shqipërisë. Nisma e deputetit Roshi synonte të mos prekë dëmshpërblimet bazike të mbijetesës, që ka përfituar ish-i dënuari dhe ish-i përndjekuri politik nga ligje të tjera të mëparshme por ta rriste shumën e përfitimit, ndërsa nisma e deputetit Murrizi, kërkoi moshën e daljes në pension të paktën 60 vjeç për pilotët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
Frika nga gjoba?! Deputetët me maska në Parlament (FOTO)
Ora 12:25
Edi Rama me maskë në Kuvend

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme në parlament, por edhe për herë të parë ka vendosur maskën, pas vendimet të djeshëm që u miratua me detyrim. 

Ora 12:17
Rama u kërkon deputetëve të vendosin maskën në Kuvend: Halit, Rudina... (VIDEO)

Edi Rama u kërkoi deputetëve në Kuvend që të vendosin maskën. "I dashur Halit vërë maskën, zonja Hajdari të lutem vendos maskën. Maska është tanimë e detyueshme në ambiente të brendshme. Kur unë shfaqen në rrugë pse jam pa maskë, në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës minimale dhe mos kontaktimi me shtrëngim duarsh me të tjerët. Ndërsa në mjediset e mbyllura maska është e detyrueshme. Edhe Kuvendi duhet të japë shembullin, zonja Hajdari nuk po e bën, ndoshta Kuvendi duhet tua vendosë në dispozicion. Unë e kam por kur flitet nuk ka nevojë sepse jemi në distancë".  

Ora 11:50
Debati, Balla: Ne kemi dhënë 110 milionë $, Berisha u tall me ish-të përndjekurit (VIDEO)

Kreu i grupit socialist, Balla tha se qeveria ka dhënë 110 milionë dollarë për këtë shtresë, pra ish-të përndjekurit. "Janë paguar 39162 subjekte përfituese, 110 milionë dollarë. Janë çelur 11 këste dhe janë lëvruar 90 milionë dollarë. I them Sali Berishës që është tallur me ish-të përndjekurit, se kjo shumë është më e madhe se shuma që pagoi qeveria e Berishës për 8 vite. Lideri historik i PD-së hipte në majën e varkës së diktatorit, nuk i ka bërë kurrë nderë kësaj partie. Ligji do të rrëzohet se është politikë" tha Balla.

Ora 11:24
Debati për ish-të përndjekurit, Murrizi: Socialistët dëmshpërblyen më mirë se PD-ja (VIDEO)

Kryetari i grupit Demokrat në Kuvend Myslym Murrizi vlerësoi qeverinë socialiste që sipas tij ka bërë më shumë dëmshpërblime sesa qeveritë demokrate, por mbështeti nismën e Artur Roshit. "Maskat e COVID mbrojnë jetë, por eh sa fytyra pa maska, që pas dhjetorit vunë maska dhe nga '44-'90 kanë vrarë 6 mijë të pafajshëm. Ndarja me këste, buxhet i cunguar dhe tallja me letra me vlerë, përllogaritje për t'iu zbritur kapanonet dhe ngrehinat.

Atë që kërkon Roshi është barazimi i statusit që kanë me letra me dëmshpërblimin dhe statusin ekonomik. Është e vërtetë që në qeverisjen tuaj, keni dëmshpërblyer ndoshta edhe më mirë se paraardhësit tuaj. Ulni pak dozën e uljes së kilometrave të rrugëve, apo të dëmshpërbleni ortak tuaj se prishet një ndërtesë. Të përllogaritet kostoja dhe pse të shihej edhe gjaku i 6 mijë shqiptarëve të vrarë në diktaturë për t'u dëmshpërblyer" tha ai.

Ora 11:09
Deputeti demokrat: Je ministri i Brendshëm i fundit i komunizmit! Ruçi: Jam krenar... (VIDEO)

Deputeti demokrat në Kuvend i kujtoi Gramoz Ruçit se ka qenë ministri i Brendshëm i fundit i komunizmit. "Pinjollët e sistemit drejtojnë sërish Shqipërinë, bashkëpunëtor të Ramiz Alisë. Kryetari i parlamentit nuk ndihet mirë kur i përmendet fakti se ka qenë ministër i Brendshëm i fundit i komunizmit".

Ruçi u përgjigj duke i thënë se është krenar për atë që ka qenë. "Jam krenar për atë që kam qenë dhe kam bërë, por për ta saktësuar, pluralizmi është vendosur në dhjetor të '90, diktatori u rrëzua në muajin e dytë, në 1991 dhe bashkë me të edhe qeveria e fundit komuniste, pas kësaj date u krijua një qeveri tranzicioni, që humbi i pari i vendit. Kjo është historia" tha ai.

Ora 11:07
Debati për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, deputeti demokrat: Berisha dhe Luli i përdorën (VIDEO)

Në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar projektligji i propozuar nga kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, që ka për qëllim rritjen e financimit për këtë shtresë. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ftoi deputetët e grupit ku bën pjesë që të mos e votojnë, ndërsa Roshi tha se nëse do të rrëzohet, do ta çojë në Kushtetuese. "Pas Kushtetueses janë gjykata ndërkombëtare do i japin të drejtë kësaj shtrese". Deputeti Halit Valteri akuzoi Sali Berishën se i përdori ish-të përndjekurit.

"Ish-të përndjekurit kanë qenë aty sa herë i janë dashur, Saliut dhe Lulit, edhe kur i kanë braktisur dhe vrarë, jo se janë budallenj, por nuk mund të shkojnë pas Gramozit, Ramës dhe Xhafës, që përfaqësojnë partinë e punës së Shqipërisë. Partia që unë jetova nuk ka kapacitet moral të më gjykojë për këtë, pasi e tëra është e zhytur në mashtrim. PD-ja është bërë gjenerator i gënjeshtrës. Berisha dhe Luli nuk mbajnë përgjegjësi. Në administratë mendohet se janë 3 mijë sigurimsa, i kemi edhe në parlament" tha ai. Për deputetin Korab Lita, ish-të përndjekurit janë dënuar për herë të dytë në demokraci.

Por kush është qëllimi i projektligjit? Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar””, nismë e deputetit Artur Roshi, synonte përputhjen e ligjit të dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist nr. 9831, dt. 12.11.2007 me ligjin nr.7748, dt.29.07.1993, që përcakton statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. Projektligji, sipas relacionit shoqërues dhe prezantimit për seancën nga nismëtari, synon të mos prekë dëmshpërblimet bazike të mbijetesës, që ka përfituar ish-i dënuari dhe ish-i përndjekuri politik nga ligje të tjera të mëparshme dhe që familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo ekzekutuar me dënim politik të padrejtë, të përfitojnë dëmshpërblimin financiar në masën e 25 viteve kompensim dënimi me burgim, me dënimin maksimal mbas faljes së jetës.

Ora 10:21
Ruçi urdhër deputetëve në seancë: Vendosni maskën! Hysi: S'do paguajmë gjobat për ju! Lita: Këta rrinë grumbull në kafe (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u kërkoi deputetëve në sallë në fillim të seancës që të vendosin maskën mbrojtëse. "Ne duhet të jemi të parët për zbatimin e masave dhe nuk ka vend për të neglizhuar ne të parët dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo betejë fitohet. Kush është pa maskë në sallë të vendosë maskën, kjo është e para.

Këtë e bën e gjithë bota, gjithë protokolli dhe parlamentet e botës. Edhe krerët e shteteve më të fuqishme takohen dhe diskutojnë online" tha ai, teksa dje qeveria e vendosi që të jetë me detyrim në ambientet e mbyllura. Ndërkohë që deputeti Korab Lita u shpreh se "Është e kotë të bëjmë mbledhjet online, kur deputetët po rrinë grumbuj në kafe".

Edhe n/kryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi u kërkoi sërish deputetëve që të mbajnë maskën në seancë, pasi institucioni nuk duhet të gjobitet për kapriçot e tyre. "Ju lutem vendosni maskën.

Dënoheni ju si deputetë por edhe institucioni dhe nuk do të paguajë 7 milionë lekë të reja për kapriçot dhe neglizhencë, duhet të jemi modeli më i mirë për këdo sot" tha ajo. "Jam dakord por a vlen ky rregull edhe për kryetarin e kuvendit dhe kryeministrin?" pyeti Ralf Gjoni dhe përgjigja e Hysit ishte "Vlen për të gjithë dhe kryetari i kuvendit është me maskë".

Ora 10:17
Halit Valteri: Rrisni testimet për COVID-in, se shqiptarët po i vret frika (VIDEO)

Deputeti demokrat Halit Valteri kërkoi rritjen e numrit të testimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-it. "Duke parë situatën tejet të rënduar të COVID-it dhe shtimin e rasteve në spitale, do ju lutesha si drejtues i këtij parlamenti, të bëjmë ligj, VKM apo ctë jetë, sa më shumë testime, të bëhen një mijë apo 2 mijë testime në ditë. Shqiptarët nuk po i vret vetëm COVID, por pakujdesia dhe frika. Zoti Balla ti bëjë një kërkesë qeverisë që të bëjë 2-3 testime në ditë" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 16/07/2020 12:21

    Kush eshte ky lwlegen i ballit qe kerkon qe shqiptaret te paguajne pafundesisht te perndjekurit me gjakun e fukarait.Shoqeria shqiptare ka pergjegjesi morale per kete shtrese po nuk do te thote qe kjo te vazhdoje pa limit.Nuk mund shqiptaret te punojne gjithnje per ta.Ku ishte ky politiqen kur e djathta jo vetem nuk i dha gje atyre por i mori zvarre nga greva urise.Mer kurajo ky birbo ,dhe thote per heroin e popullit Vasil Shanto se ishte pijanec dhe bixhozxhi.Jo mer pleher ,ai ishte patriot dhe dha gjakun per lirine kurse sejmenet e tu u bashkuan dhe me fashizmin dhe me nazizmin.Populli shqiptar ju nuk ju do ,prandaj partia e ballit eshte vetem nje OJQ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë