Strehimi i afganëve në Shqipëri, Kim takon Xhaçkën: Do qëndrojnë përkohësisht, destinacioni final SHBA! Po punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare

TIRANË- Në prag të mbërritjes së shtetasve afganë për t'u strehuar në Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kim sqaroi se ende nuk dihet numri i afganëve që do të qëndrojnë në vendin tonë, kjo pasi situata po ndryshon me shpejtësi, por theksoi se qëndrimi i tyre do të jetë i përkohshëm, sepse destinacioni final do të jetë SHBA-ja. Duke vlerësuar maksimalisht vendimin e Shqipërisë që pranoi t'u hapte dyert afganëve, bashkëpunëtorë të SHBA e NATO, Kim tha se bashkëpunimi me qeverinë shqiptare është i ngushtë.

“Ne zhvilluam një takim tejet frytdhënës sot. Sa i përket situatës tejet sfiduese në Afganistan ne menduam se duhet të koordinohemi nga afër. Fillimisht më lejoni të them se njëjtë sit ë gjithë njerëzit në botë ne jemi të prekur, nga gjesti i popullit shqiptar për tu dhënë strehim të përkohshëm atyre që kanë nevojë më së shumti sot. Ne jemi të prekur nga njohja që kanë populli shqiptar për gjendjen e tyre dhe aftësia e tyre për të vënë veten në vendin e tyre, sepse edhe vetë dikur kishin nevojë për tu strehuar. Por duhet të sjellim në vëmendje historinë tejet krenare të Shqipërisë, si popull dhe si njerëz të cilën I japin strehim njerëzve në nevojë pa dallim feje, raca apo çfarëdo karakteristike. Unë kam folur për dhe besoj se edhe shumë të tjerë kanë folur për “ Besën’ e shqiptarëve,  diçka për të cilën bota duhet ta dijë dhe për të cilën ne duhet tu jemi mirënjohës shqiptarëve. Situata po ndryshon me shpejtësi të madhe dhe detajet nuk janë vendosur akoma. SHBA do të koordinohen në vazhdimësi me qeverinë shqiptare. Më lejoni ta mbyll sërish duke shprehur falenderimet e mia për popullin shqiptar për vendimin që kanë marrë. Nuk është përcaktuar ende një numër i saktë. Çdo gjë po ndryshon shumë shpejt. Ajo që mund të them është se ata do të vijnë përkohësisht me idenë për t'u zhvendosur në SHBA. Disa madje po lëvizin drejtpërdrejt në SHBA, është thjesht çështje procesi. Janë mijëra aktualisht në SHBA. Nuk kemi numra dhe shifra të sakta Akoma, por jam e sigurt se do të jenë publike në ditën e ardhshme", tha Kim. 

Një takim të frytshëm e konsideroi dhe ministrja e jashtme, Xhaçka.

"Patëm një takim të frytshëm për një situatë dinamike që po e ndjekim minutë pas minute", tha Xhaçka.

Ditën e nesërme pritet të vijë grupi i parë me afganë që mendohet të jetë rreth 300. Në bazë të një marrëveshjeje është specifikuar se në vendin tonë do të strehohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë siç ka specifikuar dje kryeministri Edi Rama.  Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebanë, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente. Tirana dhe Durrësi janë dy qytetet ku do të strehohen, më konkretisht godina nr.2 dhe nr.4, e konvikteve në Qytet Studenti dhe hotele në Durrës.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jemi vend i vogel: 17/08/2021 11:09

    ajo falenderoi jo qeverine po popullin shqiptar i cili duhet thene nuk esh se u pyet per kete vendim

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/08/2021 10:19

    Te gjitheve qe mendojne se ardhja e emigranteve Afgane cenon sigurine kombëtare,minimumi janë injorante dhe me e keqja janë viktima qe perdoret nga disa politikane qe sillen si talebane....

    Përgjigju
    • Tani: 17/08/2021 10:42

      Ik mor idiot laj ndonje banjo aty ku je. Ne nuk i duam plehrat ketu.

  • Turi: 17/08/2021 10:00

    Nxjerin studentet me force nga konviktet dhe vendosin Afganet , me duket e padrejte . Nese shteti jone ska mundesi ti strehoj duhet mos ti pranonte ngelen duke lepire prapanicen e Amerikaneve legenat

    Përgjigju
    • Bim: 17/08/2021 14:47

      Studentët akoma nuk kan filluar mësimin e kur te fillojnë I ke tek lokali I lagjes. Akomodimi është për 3 javë pastaj nqs qëndrojn do tju gjehet një vend tjetër. Pak njerzillek edhe mund të pretendohet kur sheh skena me njerëz që kacavjerren aeroplanëve

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale