Nesër pritet të mbërrijnë mbi 300 afganët e parë në Shqipëri, do strehohen në Durrës dhe në konviktet e Tiranës! FOTO kur studentët largohen me çanta në krah

Nesër pritet të mbërrijnë mbi 300 afganët e parë në Shqipëri, do strehohen në Durrës dhe në konviktet e Tiranës! FOTO kur studentët largohen me çanta në krah

Studentët teksa largohen nga Qytet Studenti

Ditën e nesërme pritet që të mbërrijë grupi i parë me 300 afganët në vendin tonë edhe përse ishte planifikuar që ky grup të vinte sot, burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se është anulluar. Vendi ynë ka bërë përgatitjet për të pritur mbi 300 afganë, 2 ditë pasi pranoi kërkesën e SHBA. Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë.

Në Durrës do të strehohen në disa hotele, ndërsa në Tiranë do të vendosen tek konviktet e Qytetit Studentit. Report Tv ishte në ambientet e konvikteve të Qytetit Studenti, ku studentëve u është kërkuar për t'u zhvendosur nga godina nr.2 dhe nr.4, të cilat janë përcaktuar fillimisht për vendosjen e afganëve, në godina të tjera, për të paktën tre javë. Studentëve iu është thënë të lirojnë godinat.

Sipas burimeve të paktën 2 mijë afganë do të strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut (RMV). Shqipëria po përgatitet për të pasur në gadishmëri kapacitete për 1500 emigrantë. Referuar të njëjtave burime, Report Tv ka mësuar gjithashtu se jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë siç ka specifikuar dje kryeministri Edi Rama.  

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente. Menjëherë pas konfirmimit zyrtar që Shqipëria do të hap dyert për t'i pritur, pas nisjes së "luftës", një numër i madh i qytetarëve afganë janë paraqitur në ambasadën shqiptare në Turqi në kërkim të evakuimit drejt vendit tonë, ndonëse ashtu si kurse është bërë e ditur edhe më herët, janë një kategori personash që do të lejohen.

Shqipëria 2 ditë më parë  mori vendimin se do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se vendi ynë do të shërbejë si tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara. Ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, Rama tha se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit. 

Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka dhënë dritën jeshile për të pritur afganët, e ndërsa një vendim i tillë është pritur pozitivisht nga ndërkombëtarët, të cilët kanë vlerësuar vendin tonë si një vend i denjë aleat i NATO-s dhe SHBA-së. 

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit dhe një tjetër organizatë e njohur pritet të kryejnë operacionin, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet me avion ushtarak amerikanë. Tani që talebanët morën pushtetin në Afganistan, jeta e tyre rrezikohet, e për këtë arsye NATO dhe SHBA po marrin përsipër strehimin e tyre në disa vende të ndryshme, pjesë e së cilës është edhe vendi ynë. Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet mikpritëse e njerëzve që përndiqen nga regjime totalitare, sic ka ndodhur  vite më parë me qindra muxhahedinë që strehohen në një kamp në afërsi të Manzës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Ishte planifikuar të vinin sot, ndryshon skenari, grupi i parë i afganëve pritet të mbërrij në Shqipëri ditën e nesërme

Ishte planifikuar që grupi i parë i afganëve të vinin pasditen e sotme në vendin tonë, por 'Report Tv' mëson se kjo është anuluar dhe se pritet që ata të mbërrijnë ditën e nesërme. Kjo shtyrje vjen për shkak të situatës kaotike në Kabul, që ka sjellë një shtyrje të orëve për mbërritjen e afganëve në vendin tonë. Janë mbi 300 afganë që prite të vijnë në Shqipëri, që do strehohen në Durrës dhe në konviktet e Tiranës.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 17/08/2021 09:20

    O politikane kurva, se shpejti do ngrihet populli dhe ju bashke me talebanet do shkoni per azil ne vende te tjera o plehra. Nuk duam plehra ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Altin: 17/08/2021 18:17

      Nxjerrin nga godinat studentet shqiptare dhe marrin talebanet e amerikes! Plehra politikane, askush nuk i do, po ku do futeni po te cohen njerzit o plehera?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës