Sot mbyllet Bienalja “Mediterranea
18”,gjallëroi jetën artistike të Tiranës

Sot mbyllet Bienalja “Mediterranea<br />18”,gjallëroi jetën artistike të Tiranës
Edicioni i 18-të i Bienales për Artistë e Rinj të Mesdheut mbyllet këtë të martë, ndërsa ceremonia do të mbahet sot në mbrëmje në Durrës prej nga nisi ky event në datën 4 maj.

Muzeu Historik Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve, ish-godina e Ambasadës Jugosllave e disa institucioneve të tjera Në Tiranë e në Durrës u kthyen në strehën e ekspozitave e performancave të 230 artistëve të rinj.

Ndërsa gjatë 6 ditëve të saj Bienalja është vizituar nga qindra qytetarë e artistë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi disa nga hapësirat e artit në kryeqytet me veprat më të mira të artistëve të huaj.

“Për Tiranën ka qenë një privilegj dhe një krenari e madhe që një pjesë e kuratorëve janë shqiptarë dhe në njëfarë mënyre kanë sjellë shtëpinë e Mesdheut në shtëpinë e tyre. Shumë shqiptarë kanë lënë shtëpinë, për të gjetur një shtëpi të dytë si emigrantë, shumë të tjerë kanë lënë shtëpinë që kanë gjetur në perëndim, për t’ia rifilluar shtëpisë së vjetër që kanë pasur këtu. Kjo është një temë që na flet të gjithëve, Tirana është një shtëpi e madhe, e 1 milionë banorëve. Është kthyer në një shtëpi për njerëz nga Tropoja në Tepelenë, nga Saranda në Shkodër”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë premtoi me tej gjallërimin e jetës artistike të kryeqytetit me vente të tjera. Ndërsa drejtori artistik i Bienales, Driant Zeneli, shpjegoi disa prej instilacioneve të pjesëmarrësve dhe u shpreh optimist për organizimin e Uorkshop-eve me shkollat.
 
“Kur flasim për shtëpi, nuk kemi sesi të mos të flasim për një hapësirë të tillë ku brenda i përmban të gjithë, të 4 elementët e kësaj bienaleje, që janë: historia, konflikti, ëndrra dhe dështimi. Kjo është një hapësirë ku përmbledh metaforën më të madhe dhe ideja se arti vjen këtu dhe vendos dritën e vet, transformon këtë shtëpi në diçka që jep jetë. Sepse, bienalja thotë, si të rikonsiderojmë gabimet e shtëpive që i kemi bërë. Do kërkojmë të bëjmë edhe workshop-e me shkollat sepse është shumë e rëndësishme të punojmë edhe me edukimin, t’i sjellim këtu dhe të kuptojnë me anë të artit, cilat janë problemet social-politike të shtëpive tona”, nënvizoi Zeneli.

Veliaj theksoi se pavarësisht situatës politike, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në vazhdimin e jetës artistike dhe punëve në qytet.
 
“Unë e di që po jetojmë në një kohë ku ka edhe minidrama të vogla politike, megjithatë ajo që kam vënë re në Tiranë është se njerëzit duan të vazhdojnë jetën e tyre. Politika është e rëndësishme, por jeta vazhdon, njerëzit duan të shijojnë, duan të argëtohen, duan të provokojnë ide të ndryshme që vijnë nga arti dhe kultura. Ndaj dhe ne në Tiranë do të fokusohemi që jeta artistike e qytetit dhe jeta normale e qytetit, të vazhdojë, siç ka vazhduar këto 2 vitet e fundit, me të njëjtin ritëm dhe duke ecur me punë përpara”, tha Veliaj.
 
Bienalja mbyllet në 9 maj, por ekspozitat do të qëndrojnë të çelura deri më 28 maj. Konkretisht në dy sallat kryesore të muzeut kombëtar janë shumë vepra të paeksploruara nga publiku për shkak të dendurisë së prezantimeve. Ndërsa ndalin në një nga veprat e këtyre ekspozitave, ky artist austriak na tregon magjinë e shtegtimit të kafshëve dhe krijimin e një habitati të ri, kur njerëzit migrojnë nga njëri shtet në tjetrin. Ndërsa të tjera vepra të tjera si kjo e artistit francez që na fto të udhëtojmë përmes maleve të Jeruzalemit kanë shumë mesazhe për të dhënë.

[gallery]22185[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar