Meta në Komisionin Hetimor/ Maliqi: Kuvendi 'show' për të deskredituar rolin e tij (VIDEO)

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka dalë në një deklaratë për shtyp pak para mbërritjes së presidentit Ilir Metakomisionin hetimor ndaj tij. Maliqi tha se ky komision është një spektakël që bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Deputeti i opozitës së re u shpreh se dekreti i Metës për të anuluar zgjedhjet ishte vendimi i duhur që ndaloi gjakderdhje në vend teksa u shpreh se OSBE e bëri nuk këtë proces duke e shkruar të zezën mbi të bardhë.

"Kthimin e dekreteve të presidentit dhe shumë vendime të tilla shmangin përgjegjësitë nga kreu i qeverisë. Sot parlamenti po deskrediton rendin dhe misionin e tij. Emigrimi masiv i shqiptarëve të cilët kohët e fundit po ikin për të siguruar bukën e gojës, dhe lëvizjes e mazhorancës në hotelet më luksoze, drogën. Kohët e fundit janë zbrazur spitalet pasi të gjithë po ikin për punë drejt Gjermanisë. Për të shmangur vëmendjen nga këto gjëra thirret një komision për presidentit Ilir Meta. Nëse nuk do të anulohej 30 qershori do kishte gjakderdhje. OSBE foli qartë dhe shqiptarët dinë ta përkthejnë të bardhën mbi të zezë. OSBE i bëri nul zgjedhjet e 30 qershorit ku parlamenti është i kapur, këshilli bashkiak është i kapur. Vendin është në një krizë shumë të madhe. KQZ nuk pranoi komisionerët e opozitës.

OSBE tha se veprimet e shtetit për mospublikimin e rezultateve ishin të jashtë-ligjshme. Ndaj unë jam sot këtu për të thënë se shfaqet që bëjnë Ulsi Manja i cili vodhi zgjedhjet e Dibrës bëhet për të larguar vëmendjen. Po të ishin këtu ata shqiptarë do ta kishin hedhur Ramën në kosh. Kanë ndodhur mbytje vrasje, aksidente gjatë muajit gusht dhe shikoni se ku i kanë bërë pushimet ministrat e mazhorancës. Këta nuk duan të bëjnë reformën zgjedhore po nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit elektoral. Vettingun e bën populli. Sot ky shoë ndaj presidentit është diskriminim e misionit të parlamentit të Shqipërisë", u shpreh Maliqi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 09/09/2019 10:44

    o lefter tu befsha ferre piji ilacet dhe nje here

    Përgjigju
  • Xxx: 09/09/2019 10:30

    Po ik o kokra legenit o fshatar koktrash.

    Përgjigju
  • POPULLI: 09/09/2019 10:12

    Me i peshtire se vete Like Kryemashtruesi e kryeintriganti Ilir Meta je bere o Mliq Ziu,hu me hu e dru me dru kujdes se te ngulet ndonje,lere Liken se eshte i pafytyre e ja del.

    Përgjigju
  • lice: 09/09/2019 09:31

    O Maliq ha ca fiq se je kaps.... Cfar fatkeqesie kur degjon keta mender deputetesh fshatar e katondar, malok e opingar qe kane ngrene bar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip