Bajram Begaj merr detyrën! Urimi nga SHBA-BE: Mezi presim të punojmë me ju, të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët

Bajram Begaj merr detyrën! Urimi nga SHBA-BE: Mezi presim të punojmë me ju, të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët

Bajram Begaj dhe Yuri Kim

Bajram Begaj, i cili mori sot detyrën si Presidenti i ri i Shqipërisë ka nisur rrugëtimin e tij me disa urime të rëndësishme nga Bashkimi Evropian dhe Shetet e Bashkuara të amerikës.

I pari që ka shprehur urime ndaj Begaj ishte presidenti i i Këshillit Evropian, Charles Michel. Me anë të një postimi, Michel shpreh urimin dhe thotë se me çeljen e negociatave, është moment emocionues për marrëdhëniet Shqipëri-BE ndaj pret të ndërtojnë të ardhmen e përbashkët.

“Urime për Bajram Begaj. Marrja e detyrës si President e Shqipërisë . Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Michel.

Ndërsa pas betimit të tij si President e ka uruar Shefi i politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell dhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Borell ka uruar Bajram Begajn për postin e presidentit të ri duke thënë se pret që të vazhdojnë të ecin para në rrugën e përbashkët.

“Urime Bajram Begajt për betimin si presidenti i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Së bashku ne jemi më të fortë”, shkruan Borell.

Ndërkoh Yuri Kim është shprehur se SHBA mezi po e pret bashkëpunimin e tyre.

 “Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s”, ka shkruar Kim, e cila mungoi në ceremoninë e betimit.

Në ceremoninë e betimit në Kuvend, Presidenti i 8-të i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se uniteti politik dhe njerëzor, siguria kombëtare, rrugëtimi drejt BE dhe roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare janë prioritetet e tij në mandatin 5-vjeçar si kreu i ri i shtetit. Begaj shtoi se po e merr këtë përgjegjësi në një moment historik dhe misionin e ri që i është besuar do ta kryejë mbi palët e nuk do të qëndrojë neutral ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit.

Në postin e kreut të shtetit, Bajram Begaj zëvendëson Ilir Metën. Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Edi Rama urim për kreun e ri të shtetit: Për hajër

Kryeministri, Edi Rama uron me një postim në Facebook presidentin e ri Bajram Begaj

"Për hajër", shkruan Rama.

Ora 19:12
Borell uron Begajn: Mandati juaj fillon pasi vendi ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së

1653113159_1649519953borrell.jpg

Shefi i politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell ka uruar Bajram Begajn për postin e presidentit të ri duke thënë se pret që të vazhdojnë të ecin para në rrugën e përbashkët.

“Urime Bajram Begajt për betimin si presidenti i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Së bashku ne jemi më të fortë”, shkruan Borell.

Ora 19:03
Kim uron Begajn: SHBA-të mesi presin të punojnë me ju për thellimin e partneritetit tonë

1658682270_FYclzPPWQAALOMH.jpg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka uruar Bajram Begajn për betimin si Presidenti i tetë i Shqipërisë postkomuniste.

“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s”, ka shkruar Kim, e cila mungoi në ceremoninë e betimit.

Ora 09:44
Bajram Begaj betohet sot si president, Charles Michel: Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë

President i i Këshillit Evroipian, Charles Michel, nëpërmjet njëpostimi në Twitter uron Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president.

“Urime për @BajramBegajALMarrja e detyrës si President e Shqipërisë . Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët.”, shkruan Michel.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër