Sot moti i kthjellët, të gjitha akset
të kalueshme, ja ku duhen zinxhirët

Sot moti i kthjellët, të gjitha akset<br />të kalueshme, ja ku duhen zinxhirët
Gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot i kthjellët me vranësira të pakta. Shtresa e dëborës ka vazhduar të jetë prezente në zonat malore nga 30-40 cm. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile të gjitha akset kombëtare janë të hapura dhe të kalueshme për automjetet, por në disa rrugë rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për arsye sigurie.

QARKU SHKODËR
Qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor rural Bardhet - Iballë është bërë me zinxhirë. Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe kanë bërë trajtimin e tyre me kripë. I gjithë qarku është furnizuar me energji elektrike.

QARKU KUKËS
Në qarkun e Kukësit akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura, por në disa prej tyre qarkullimi i automjeteve është bërë me zinxhirë, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Qarkullimi i automjeteve në “Rrugën e Kombit” është bërë normalisht dhe pa zinxhirë.

Në aksin rrugor rural Ura e Zapodit - Shishtavec qarkullimi është bërë me zinxhirë.

Gjatë gjithë natës firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe trajtimin etyre me kripë. I gjithë qarku është furnizuar me energji elektrike. Grupet e punës së OSHEE-së kanë riparuar defektet që janë shkaktuar pjesërisht për shkak të kushteve të motit në rrjetin e furnizimit me energji elektrike në disa zona të qarkut.

QARKU DIBËR
Të gjitha akset rrugore në këtë qark janë të kalueshme, por drejtuesit e automjeteve në disa akse rurale, rekomandohen të përdorin zinxhirë për arsye sigurie prej ngricave të krijuara nga temperaturat e ulta.

Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe trajtimin e tyre me kripë.

QARKU KORÇË
Në këtë qark akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura, por në disa prej tyre qarkullimi i automjeteve është bërë me zinxhirë.

Qarkullimi i automjeteve në akset rrugore Korçë - Ersekë, Korçë - Voskopojë dhe Boboshticë - Dardhë, është bërë me zinxhirë për shkak të dëborës dhe ngricës. Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe trajtimin e tyre me kripë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor