Sot në 17:00 Partizani- Flamurtari
Duro përball të shkuarës

Sot në 17:00 Partizani- Flamurtari<br />Duro përball të shkuarës<br>
Sa shumë fate ngatërrohen në Partizani – Flamurtari, sfidë direkte për vendin e tretë, provë force për dy skuadra në kërkim të vazhdimësisë për t’i dhënë rrugë kampionatit, sfidë për të ardhmen, por që mbart brenda dhe shumë traditë e madje dhe fate personale.

Përballen dy prej skuadrave që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar. Një vit më parë përfundonte 4-0 për Partizanin e Starovës, disfatë që i vinte kapak aventurës së Gugash Maganit në krye të skuadrës vlonjate. Pas “udhërrëfyesit” të përkohëshëm Mezani, në Vlorë zgjodhën Shpëtim Duron. I larguar nga Partizani jo pa keqardhje në verën e 2015-ës, Duro përjetoi një sezon të vështirë, ku i duhej të siguronte një mbijetesë në kufijtë e së pamundurës, dhe nuk pati mundësinë për një fitore ndaj ish-skuadrës së tij, edhe pse trajneri kurrë nuk e ka konsideruar një sfidë personale.

Sot, gjërat janë ndryshe, Flamurtari i tij synon Europën dhe Partizani, edhe pse vjen pas 3 fitoresh rradhazi, ndoshta nuk është aq i frikshëm sa sezonin e kaluar, kur kishte zbuluar një lojtar super si Ekuban, ndërsa Flamurtari nuk vuan problemet e zakonshme administrative me vonesat e pagave. Me Skënderbeun dhe Kukësin të shkëputur, për të dyja skuadrat është një përballje shumë e rëndësishme për vazhdimësinë.

Partizanit, që vjen pas 3 fitoreve radhazi ndaj Teutës, Vllaznisë e Luftëtarit, i duhet ta përballojë pa Sukajn e Canin, me Iulianon që, sipas të gjitha gjasave, do t’i besojë sulmuesit Basrak në majë, ndërkohë që në mbrojtje rikthehen Malota dhe Kalari, duke e vënë italianin përballë vështirësisë së përzgjedhjes. Te Flamurtari, ku si rrallëherë i ka të gjithë në dispozicion me skuadrën në shëndet të plotë, Duro kërkon shkëputjen, për t’u konfirmuar si forca e tretë e kampionatit. Kjo është një nga ato ndeshje që mund të vendosin shumë për të ardhmen./Supersport

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'