Në Bruksel pritet të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmi  është konfirmuar nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se pritet të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e komunave serbe, për gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes, transmeton Koha.

Planifikohet që këto bisedime të zgjasin deri të mërkurën.

(er.nu/shqiptarja.com)