Sot nis Festivali i Butrintit 
çelet me shfaqjen nga Shqipëria

Sot nis Festivali i Butrintit <br />çelet me shfaqjen nga Shqipëria
Shfaqja shqiptare “Made in Albania” me autor Stefan Çapalikun dhe regjisor Altin Bashën do të hapë natën e parë të festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Butrint. Edicioni i i këtij festivali do të mbahet nga datat 19 deri më 23 korrik në Teatrin e Qytetit Antik të Butrintit në qytetin turistik të Sarandës. Në skenën e këtij festivali në natën e dytë do të jepet një shfaqje koncertore me 60 artistë grekë nga Korfuzi, të drejtuar nga dirigjenti me famë botërore Alkis Baltas.
 
Ditët në vijim në skenën e këtij festivali do të shfaqet “Shtëpia e Bernarda  Albës”, e  regjisores Diana Dobreva prezantohet nga trupa e Sofjas. Kjo është shpallur si shfaqja më e mirë e vitit 2015 në Bullgari. Nuk do të mungojnë në këtë festival edhe teatri spanjoll që do performojë në shfaqjen “Dasma e Gjakut” të Federico Garcia Lorkës me regji të Irina Kuberskaja.
 
Trupa e Teatrit të Madrindit e ka realizuar këtë shfaqje posaçërisht për Festivalin e Butrintit, pohon drejtori i festivalit Alfred Bualoti. Festivali i Butrintit mbështetet nga  Ministria e Kulturës, Bashkia e Sarandës dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

butrinti

butrinti
 

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë