Superliga shqiptare nis sot javën e 19 teksa në orën 13:00 në Kukës Arena verilindorët do të presin Tiranën kryesuese. Për ekipin e drejtuar nga Hallaçi kjo është një ndeshje tepër delikate, pasi Kukësi renditet në vendin e fundit, ndërsa përballë do kenë kampionët në fuqi që numërojnë një sërë rezultatesh pozitive rradhazi.
Sakaq po në të njëjtën orë Bylisi pret në Ballsh Kastriotin. Kjo sfidë pritet të përcaktojë mjaft për skuadrën e cila do të luftojë për mbijetesë.
Komento