Sot nis Ramazani, Bruçaj:
Muaj i paqes dhe solidaritetit

Sot nis Ramazani, Bruçaj:<br />Muaj i paqes dhe solidaritetit
Komunitetit Mysliman Shqiptar ka uruar besimtarët myslimanë në prag të fillimit të muajit të Ramazanit. Kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj duke uruar agjërim të lehtë, tha se ky është muaji i paqes dhe solidaritetit.
 
“Sot është dita e parë e agjërimit të Ramazanit, muajit të paqes, solidaritetit dhe Mëshirës Hyjnore. Agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror, që zhvillon te njeriu ndjenja të tilla si: mëshirën, dhembshurinë, respektin ndaj tjetrit, bamirësinë dhe sinqeritetin, por, mbi të gjitha, na afron dhe na bën më shumë falënderues e mirënjohës ndaj Zotit tonë”, u shpreh Bruçaj.
 
Më tej, kreu i KMSH-së tha se, “agjërimi në këtë muaj na rikujton detyrimin që kemi kundrejt të gjitha shtresave të shoqërisë që kërkojnë kujdesin dhe vëmendjen tonë”. “Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithëmëshirshmit”, shtoi ai.
 
Rreth 1.7 miliardë myslimanë në të gjithë botën fillojnë sot muajin e Ramazanit, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.
 
Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Thelbi i agjërimi është të qenit urdhër i Zotit, dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë ai ka një varg të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.
 
Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë