Nis sesioni i ri parlamentar! Berisha bllokon sërish 'Foltoren' dhe futet 'Live' në Facebook, iu drejtohet ministrave: A ju ka ardhur Rozeta nëpër shtëpia, të kujt janë 400-mijë eurot?

TIRANË- Në një seancë parlamentare në nisje të sesionin të ri, Sali Berisha u bë sërish protagonist duke bllokuar ‘Foltoren’ e Kuvendit.

Sikurse tashmë e ka bërë zakon, pasi përfundon kohën e tij, Berisha u fut live në ‘Facebook’ dhe solli në ‘Kuvend’, Rozeta Dobin, pastruesen që i vodhi zyrtares 120 mijë euro në shtëpi, e ndërsa iu gjetën e 400 mijë euro të tjera që sot nuk kanë një pronar. Pikërisht për këto para që nuk “iu ka dalë” ende askush zot, Berisha akuzoi se u përkasin ministrave që sipas tij kanë vjedhur shqiptarët.

“Po rozetën e morët me vete apo jo? Merreni me vete. Ulsi, këta të tutë thonë për ty. Sa dolën eurot e Rozetës ia mbathën. O Niko hajde bëj be që s’ka ardhur në shtëpinë tënde”, tha Berisha.

Kjo seanca zgjati për rreth 30 minuta, një seancë proceduriale ku kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla prezantoi prioritetet për këtë sesion e tij, e që u mbaj një fjalë përshëndetëse nga kryetarët e grupeve parlamentare. I vetmi që foli ishte kreu i grupit socialist Taulant Balla me një mesazh sensibilizimi për banorët e Klosit, më të prekurit nga tërmeti i djeshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Noka, Këlliçi e Vokshi ‘gatitu’ Berishës në Kuvend! FOTOGALERI-Çfarë s’u pa në Kuvend

Sali Berisha ka qenë sot kryefjalë e seancës parlamentare pasi edhe kësaj here zgjodhi që të bllokonte ‘Foltoren’. Mirëpo, në këtë fotogaleri do ju sjellim atë që nuk është parë në kamera, se si deputetët e grupit që e rrethojnë i qëndrojnë ‘Gatitu’ Berishës.

Madje në një moment kur Berisha nuk pi futej dot 'live' në Facebook, thirri Albana Vokshin ta ndihmonte. 

"Albana hajde më ndihmo pak, më lidh me Facebook", u dëgjua Berisha. 

Ora 16:38
Kur do bashkohet PD? Berisha: Ne kemi marrë vendimet tona

 

Sali Berisha është ndalur në fjalën e tij edhe për bashkimin e Partisë Demokratike. Ai tha se tashmë i kanë marrë vendimet, por nuk i bëri publike.

"O do e zgjidh ky grup, se janë 620 mijë votues që kanë votuar për opozitën, këta nuk duan të na lejojnë fjalën dhe kontrollin dhe ne do i zgjidhim. Me të gjitha format. Sot foli opozita, këta përpiqen që opozita të mos flasë, por nuk do e realizojnë më. Ne kemi marrë vendimet tona dhe ju do i njihni dora dorës, këta kërkojë të mohojnë çdo gjë. A mund të imagjinoni në botë që kryeministri të përjashtojë 4 deputet të opozitës, atëherë ne do i përgjigjemi. Do i përgjigjet me të gjitha format demokratike, nuk do mund të kufizohet jashtë caqeve ligjore dhe kushtetuese fjala në parlament", tha Berisha. 

Ora 16:37
Berisha: Do kemi një protestë kombëtare më shpejt nga sa e mendoni ju

1673883325_Screenshot2.jpg

Sali Berisha në fjalën e tij pas kuvendit ka paralajmëruar për protestë kombëtare. Duke thënë se do jetë shumë afër, por pa zbuluar datë.

“Do kemi një protestë kombëtare, më e afërt nga sa ju e mendoni”, tha Berisha.

Ora 16:34
VIDEOLAJM/ ‘Bëj be që Rozeta s’ka ardhur në shtëpinë tënde’, ironia e Berishës me ministrat për pastruesen që vodhi 500 mijë euro

 

Teksa seanca u mbyll, Berisha ishte future tashmë live në Facebook dhe e kishte me ironi për socialistët në lidhje me pastruesen Rozeta Dobi që ka vjedhur mbi 500 mijë euro.

“Po rozetën e morët me vete apo jo? Merreni me vete. Ulsi, këta të tutë thonë për ty. Sa dolën eurot e Rozetës ia mbathën. O Niko hajde bëj be që s’ka ardhur në shtëpinë tënde”, tha Berisha.

Ora 16:26
Berisha bllokon foltoren në Kuvend: A u ka ardhur Rozeta nëpër shtëpia, të kujt janë 400-mijë eurot

 

Sali Berisha sërish ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar që të futet online në Facebook, dhe duke shmangur faktin se kryeparlamentarja Lindita Nikolla i mbyllur mikrofonin.

'Ky Parlament është shndërruar në një dhunues amoral i Kushtetutës e ligjeve të vendit., për shkak të një personi që ka inkriminuar vendin që funksionon në kundërshtim me çdo parim të një vendi të lirë. U mohon deputetëve të drejtën legjislative, të drejtën kushtetuese, është shndërruar në funksion të një njeriu që ka fjalor të vetëm sharjen si ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat, në çdo Parlament tjetër kjo do përshëndetej kur e bën një ish kryeministër, por ju nuk guxoni se kreu juaj kryeson një organizatë kriminale, se keni të mbushur frigoriferët dhe tubat me paratë e shqiptarëve. Niko thonë edhe për ty që Rozeta të ka hyrë në shpi? A mund të pyes unë Niko ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde. Ulu Ulsi? Ku është Ballukja, a ka ardhur Rozeta? Kujt i janë 400 mijë eurot. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush kanë votuar që ne tu kontrollojmë. Në mënyrë absolute nuk do të pranohet kjo, të marrë fund kjo praktikë. Ju e dini se ai ka firmosur si me qenë kryetar i një organizate kriminale.’- tha Berisha.

Ora 16:23
‘Ky parlament ka vdekur’, Luçiano Boçi në seancë: Na penguat ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet e Ramës

 

Pas kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e mori fjalën në seancë sot Luçiano Boçi. Ai akuzoi se Kuvendi i ka mohuar opozitës të drejtën për të ngritur komisione hetimore.

“Me daljen e këtij parlamenti nga funksionet parlamentare dhe shndërrimet e tij në një noter të ekzekutivit. Ne sot nuk kemi një rezolutë për masakrat në Kosovës sepse puna këtu nuk është e prekshme. Ju keni penguar një projekt rezolutë të rëndësishme për kombin shqiptar.

Pengesa e fundit ishte mongritja e Komisionet Hetimor për ‘charterat e Kryeministrit’. Ju e keni bllokuar në konferencën edhe pse Kushtetuta ju detyron që ta ngrini këtë komision hetimor. Firma jonë nuk është personale por është e votuesve shqiptarë, e 620 mijë shqiparëve që na kanë votuar. Ky parlament ka vdekur”, tha Boçi. 

Ora 16:20
Nikolla: Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni të ri parlamentar

 

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hapur seancën plenare me një fjalim mbi punët që ka kryer Kuvendi gjatë sesionit të kaluar si dhe detyrat që do të përmbushen në ketë sesion të ri parlamentar. Sipas Nikollës Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni.

'Në sesionin e kaluar miratuam 36 ligje dhe zhvilluam 5 interpelanca. Gjatë këtij sesioni instituti parlamentar prodhoi she shpërndarë 39 produkte kërkimore. Gjatë këtij sesioni rritëm transparencës e veprimtarive parlamentare. Me fillimin e funksionit të faqes së re është ndarë edhe ideja përfshihu. Finalizuam standardet e transparencë sme qëllim perfeksionimin e raportimit parlamentar,  u përmbyll cikli aktiviteteve me gazetar. Reforma zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni. Kuvendi do të vazhdoje të mbështesë avancimin Reformës në Drejtësi. Tërheq vëmendjen e komisioneve parlamentare për të vijuar me shpejtësi shqyrtimin e 43 nismave ligjore që nuk janë bërë ende pjesë e kalendarit të Kuvendit.’- u shpreh Nikolla.

Ora 12:08
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Tabaku: Është koha të ndërtojmë një politikë që zgjidh shqetësimet e shqiptarëve

1673867344_jordia.JPG

Deputetja e partisë demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një reagim për nisjen e sesionit të ri parlamentar. Tabaku shprehet se ky vit do jetë më i vështirë dhe politika duhet të zgjidhë problemet e shqiptarëve.

“Sot nis sesioni i ri parlamentar i cili është një sfidë reale për ta përdorur politikën në shërbim të shqetësimeve të qytetarëve dhe jo shqetësimet e qytetarëve për luftën pa kuptim të së përditshmes politike.

Përballë një qeverie që sot është e mbuluar nga skandalet, përballë një sistemi që po prodhon rrënim moral e politik, gjithmonë kam menduar që vlen oferta. Si?! Gjatë këtij sesioni unë do të angazhohem të çoj përpara nisma ligjore që kanë për synim:

  • 1.     Luftën kundër korrupsionit duke dërguar në komisione parlamentare paketën anti-korrupsion me 7 ligje të propozuar nga Partia Demokratike.
  • 2.     Luftën kundër monopolizimit të tregut duke luftuar në Gjykatën Kushtetuese për zhbërjen e ligjeve që ngrenë borde si ai i naftës dhe ushqimeve.
  • 3.     Luftën për mobilitetin social përmes integrimit të ligjeve dhe nismave që këshillohen nga progres raporti i BE që mundësojnë mobilitetin social.
  • 4.     Luftën kundër sistemit të pandershëm të politikave fiskale ku në qendër nuk janë qytetarët por oligarkët.
  • 5.     Procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë një proces kombëtar që prek dhe revolucionarizon jetën e qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë.

Ky do jetë realisht një vit i vështirë, ku situata ekonomike do të godasë xhepat e familjeve shqiptare. Koha të ndryshojmë fytyrën e një vendi që nuk ka përse emigron në Europë kur mund dhe duhet të ndërtojmë Europën këtu!

Koha është që të ndërtojmë një politikë e cila ndihmon zgjidhjen e shqetësimeve të shqiptarëve! Koha ta kthejmë parlamentin në arenë debati politik e jo arenë ku hidhet baltë e llum! Politika duhet të jetë ndryshe!

Koha të nisim të ndërtojmë Europën këtu!”- shkroi Tabaku.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/01/2023 03:07

    Filloi estrada! Noka i sjell ujin,Kellici i siguron celularin,Vokshi mban nje sy se mos i zgidhen ushkuret dhe Tabaku propozon qe politika te zgjedhe problemet e shqiptareve kete vit ashtu si dikur te filmi /PERBALLIMI/ ku plani dy vjecar do te sillte begatine!!

    Përgjigju
  • Gimi: 16/01/2023 23:15

    Ca Jane keta Palaco cirku ,si nuk arrijne shqiptaret te kuptojne qe keta Jane hinena dhe cakej,mercenare te shitur

    Përgjigju
  • Kobra: 16/01/2023 19:27

    Doli plakushi para foltores te bej intrigatotin per 400mij-€, nderkoh ka harruar milionat e tija.

    Përgjigju
  • beni: 16/01/2023 18:30

    cfare i keni ju 400.000 euro...i keni pare xhepi,,,ose pagese per fshirjen e shtepive,, mjere shqiptaret ne dore te kujt kane rene......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia