Sot nisi aplikimi në e-Albania për naftë pa taksa për bujqësinë, aktualisht 49.400 fermerë me NIPT

49.400 fermerë të regjistruar dhe të pajisur me NIPT, nga sot mund të aplikojnë në portalin e-Albania për të marrë karburantin të çliruar nga taksat. Të gjithë fermerët do të kenë mundësi deri më 25 shkurt 2021 që të aplikojnë për naftën për prodhimet e sezonit të parë. Një litër naftë do të blihet me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte, vendim që është mirëpritur nga fermerët.

“E kanë pritur mirë porsa i përket iniciativës për të dhënë naftën pa tre taksa. Është mbajtur premtimi për të qenë gjithëpërfshirëse, që askush nuk do të përjashtohet, do ti jepet direkt fermerit është dixhitale që do të jepet përmes një karte dhe është shumë e rëndësishme”, thotë  kreu i agrobiznesit Rrapaj.

Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatori furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë.

“Kompania që do të shpërndajë karburantin do të ketë një peshë shumë të rëndësishme në suksesin e këtij procesi pasi jo të gjitha kompanitë i kanë pikat afër zonave rurale, dhe duhet të kemi parasysh që mbi 50% e fermerëve nuk kanë as leje qarkullimi për të lëvizur as targa”, u shpreh kreu i agrobiznesit.

Sipas kreut të agrobiznesit ky vendim do të nxis formalizimin e fermerëve përveç rritjes së prodhimit.

“Fermeri bën llogaritë në mënyrë që është më mirë që të formalizohet që të shes produktin e tij në zona që kanë një çmim të mirë, dhe në të njëjtën kohë është më mirë që të dijë që  e ardhmja është formalizimi dhe jo informaliteti”, sqaron ai.

Dhënia e naftës pa taksa do të monitorohet për të shmangur çdo mundësi abuzimi. Për këtë vit qeveria pret që të përfitojnë 70 mijë fermerë me një buxhet prej 1 miliardë lekësh, por që vlera ndryshon në varësi të kërkesës për karburant.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve