Sot nisi vaksinimi, Tomini: Do aplikohet në kushte të shëndetshme, jo te të prekurit me COVID! Këto janë efektet që mund të keni

Shefja Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur për procesin e vaksinimit i cili ka nisur sot në vendin tonë dhe të parët që janë vaksinuar janë mjekët Najada Çomo, Tritan Kalo, Pëllumb Pipero dhe kryeministri Edi Rama.

Tomini dha se çdo vaksinë ka efektet e saj anësore, kësisoj dhe kjo kundër COVID mund të shfaqë skuqje në vendin e vaksinimit, lodhje por janë shenja afatshkurtra. Ndërkaq ajo shton se për disa persona ajo mund të mos ketë asnjë lloj shenje.

“Për të gjithë ne është një artitje e madhe që dhe Shqipëria u bë pjesë e fushatave të vaksinimit. Shpresojmë që kjo të sjellë fundin e kësaj pandemie. Është vaksinë e re dhe ka kaluar të gjitha fazat e validimit dhe certifikimit. Është vaksinë mbarë botërore pavarësisht se ka konkurentë. Çdo vaksinë ka efektet e saj anësore. Po monitorohet. Ne si ISHP në programin e imunizimit, kemi një proces që do monitorohet që nga momenti i ardhjes për të bërë vaksinën dhe deri në përfundim të këtij procesi dhe deri te fazat pas aplikimit të vaksinës. Ajo mund të shfaqë skuqje në vendin e vaksinimit, lodhje. Janë disa shenja që do kesh por çdo vaksinë ka efekte. Por në individë të caktuar mund të mos shfaqet asgjë, janë shenja që kalojnë pa u vënë re”, tha Tomini.

Vaksina sipas Tominit duhet të aplikohet te persona që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe që e kanë kaluar COVID. Një person duhet të ketë 3 muaj ose më shumë që e ka kaluar COVID për të bërë vaksinën. Kësisoj vaksina nuk bëhet te personat që janë me COVID dhe janë të shtruar në spital, sepse nuk sjell rezultat.

“Për të thënë të vërtetën  është një proces që aplikohet në gjendje të shëndetshme. Kur aplikon çdolloj  vaksine duhet të jeni në kushte të shëndettshme. Të mos keni ethe apo  gjendje virale. Dhe rekomandohet që aplikimi i  vaksinës, të bëhet pasi të kaloni COVID. 3 muaj pasi keni kaluar COVID, ta aplikoni vaksinën. Siç aplikojmë vaksinat e tjera është e rëndësishme të aplikohet dhe të bëhet edhe vaksina”, shtoi ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale