Sot nisin regjistrimet online për klasat e para, drejtoresha e ‘1 Majit’: Shmang korrupsionin

TIRANË- Aplikimet për regjistrimet e nxënësve në klasë të parë do të jenë të hapura nga kjo e hënë e 4 korrikut deri më 17 korrik. Ndryshe nga një vit më parë ku vetëm në disa shkolla regjistrimi u bë elektronikisht, këtë vit të gjitha aplikimet do të bëhen në online në portalin e-Albania.

Report Tv shkoi në shkollën 1 Maji në kryeqyetet, aty  ku për vitin 2022-2023, 3 do të jenë klasa të para dhe kuotat për aplikime do të shkojnë deri në 100 fëmijë. Entela Lika , drejtuesja e këtij institucioni tregon lehtësitë e procedurave të aplikimit online.

“Përvojë shumë e mirë, unë e kam që nga vjet këtë përvojë për arsye se shmang rradhët e gjata për rregjistrimet e klasave të para, shmang korrupsionin, pra çdo gjë që ka lidhje me regjistrimin e klasave te para. Regjistrimi bëhet në bazë të rrugëve sepse në sistem janë të regjistruar të gjitha rrugët të cilat i përkasin dhe shkollës sonë dhe në momentin që bëhet aplikimi në sistem menjëherë bëhet aprovimi sipas rrugëve për çdo individë që ka aplikuar në klasën e parë”, tregon Lika.

Megjithatë në ndryshime nga klasat e para, regjistrimet për në parashkollor do të bëhen fizikisht në shkolla.

“Regjistrimet e parashkollorëve kanë filluar dhe jemi në pritje të fëmijëve derisa të bëjnë regjistrimin. Jo më shumë se 35 nxënës janë tek ne, sipas njësisë, persona që jetojnë dhe banojnë  pra i përkasin njësisë 1 apo 2”, shtoi drejtoresha.

Edhe për shkollat e arsimit të mesëm regjistrimi për herë të parë i nxënësve në klasë të 10 do të bëhet online nga data 12-24 Korrik.

Afatet e regjistrimit
Për klasat e para 4 - 17 korrik
Për klasat e dhjeta 12 - 24 korrik

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid