Regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë do të bëhen nga platforma e-Albania. Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi datën e hapjes së portalit dhe nisjen e aplikimeve për fëmijët e klasave të para.
Duke iu drejtuar prindërve dhe mësuesve ministrja Kushi shprehet se nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolën që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania.
Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.
Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë:
Për klasat e para 4 - 17 korrik.
Për klasat e dhjeta 12 - 24 korrik.
"Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit," - shkruan ministrja.
Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem. Ndërsa regjistrimi në parashkollor bëhet pranë zonës së banimit, fizikisht.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.1%
-
Jo
56.3%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Balla dhe Kushi takime me sipërmarrësit shqiptarë në Dyseldorf: Diaspora kontribut në ekonominë e vendit, do ketë përfaqësuesit e vet
8 Shkurt, 14:52
-
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025
4 Shkurt, 20:15
-
Akuzat për paligjshmëri/ Komisioni i Medias do kërkojë ndërprerjen e garës për drejtorin e RTSH! PD: Nëse nuk reflektojnë, gati të shkarkojmë anëtarët e Këshillit (VIDEO)
29 Janar, 11:43
-
PD e PS bashkë për garën e drejtorit të RTSH! Zhupa: U skualifikuan kandidatët që plotësojnë kriteret! Kushi: Ktheni normalitetin, ose Kuvendi merr masa drastike
28 Janar, 10:45
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52