TIRANË- Sot Tritan Sheu është një nga mbështetësit më të flaktë të Sali Berishës, e megjithatë, ai nuk mendonte njësoj para disa vitesh.

Në kohën kur ky i fundit ishte ish-zv.kryeministër dhe Berisha ish-president, Shehu ka hedhur një lum akuzash ndaj tij, duke e quajtur si “të pandryshueshëm”, “komunist”, si një njeri që “ka ngritur shtetin brenda shtetit”, që vendoste për gjithçka në parti, pa pyetur hierarkinë”.

Sot duket se Shehu, ka ndryshuar mendje, por këto akuza të nxjerra vite më parë nga goja e tij, Berishës po ia bën Lulzim Basha.

 “Ai ka ngritur një shërbim brenda shërbimit, një shtet brenda shtetit për t’i bërë njerëzve presion. Saliu nuk ka nxjerr asnjë korrigjim nga disfatat. Megjithëse është normale komunistët disfata i kthejnë gjithmonë në fitore. Diagnoza ime si mjek është se është i pakorrigjueshëm!” , ka thënë më herët.