Sot ka pushtuar Ukrainën, po kërcënon botën me armë bërthamore dhe mund të çojë botën drejt Luftës së Tretë Botërore, por Vladimir Putin ka qenë i nominuar 2 herë për çmimin Nobel të paqes!
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, erdhi në pushtet në vitin 2000. Që atëherë, administrata e tij ka qenë e mbushur me akuza për shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas Amnesty International , Putin e ka bërë të dënueshme me ligj kritikimin e regjimit të tij. Përveç kësaj, “Them” shkruan se ai ka vendosur ligje për të kufizuar personat LGBTQ që të martohen dhe jo vetëm. Sipas Këshillit Atlantik , Putin dyshohet gjithashtu se ka helmuar kundërshtarët. Së fundmi, Alexei Navalny, një kritik i ashpër Putinit, i cili aktualisht ndodhet në burg.
Putin është një personazh politik kompleks dhe një njeri që po studiohet për figurën e tij psikolsociale nga inteligjenca amerikane, për shkak të veprimeve të tij të çmendura.
Mes disa fakteve mbi jetën e Putinit, ajo që bie në sy dhe askush nuk e beson është ai është nominuar dy herë për Çmimin Nobel për Paqe.
Putini bindi presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad që të dorëzonte armët e Sirisë në mënyrë paqësore, në vend të opsionit tjetër të ndërhyrjes agresive, me gjasë për shkak të miqësisë së tij me të. Për këtë, ai u nominua për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2014.
Ai gjithashtu u nominua për Çmimin Nobel për Paqe rishtazi, në vitin 2021. Nominimi nuk erdhi nga Kremlini, por sipas mediave ruse, disa personazhe publike ruse të udhëhequr nga shkrimtari Sergey Komkov dërguan nominimin në Oslo.
Tani Putin është lideri më i sulmuar politik, kryesisht me sanksione politike!
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Në rrugët e Moskës, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
18 Janar, 10:43
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
njerzimi ne vartesi te putinit ky eshte socialimperializmi rus njesoj si imperializmi amerikan pushtues ne korej, vietnam, afganistani ,iraku etj Imperializmi dhe social imperializmi nuk jeteojne dot pa luftra dhe vertetohet thenja e E.Hoxhes se edhe kur ata bashkohen edhe kur perplasen harxhet i paguajne popujt
PërgjigjuSi dhe Obama, megjithe krimet e bera ne Irak dhe Afganistan. Pa harruar Bush babe e bir si dhe parardhesit e tyre. Dhe vete historia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes fillon me genocidin e ushtruar ndaj popullsise amerindiane.
Përgjigju