Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli
29-nëntori shënon një vit nga vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë. Një vrasje që tronditi mbarë opinionin në Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, vrasësi ishte pikërisht bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023 kur edhe Liridona u përcoll në banesën e fundit, u bë arrestimi i Naim Murselit dhe Granit Plavës. Ky i fundit dyshohet se ekzekutoi Ademajn me porosi të Naim Murselit, i cili sipas tij i kishte premtuar 30 mijë euro nëse kryente vrasjen, një pjesë prej të cilave ia kishte dhënë.
Ndërsa arrestimi i tretë u konfirmua vetëm pak orë më vonë, pasi iu vunë prangat Kushtrim Kokallës, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ndërsa po ashtu u arrestua edhe personi i katërt Tomë Dodaj i cili dyshohet se siguroi armën për kryerjen e vrasjes.
Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Ky përvjetori i parë i vrasjes shënohet pa aktakuzë për këtë ngjarje ndërsa hetimet nuk kanë përfunduar akoma.
Prokuroria ka thënë se hetimet po vazhdojnë, duke mos pranuar të japin detaje të tjera.
Të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
Kosovë/ Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit, dëmtohen dhe 4 makina! Tre ditë më parë u sulmua stacioni policor
29 Nëntor, 08:51
-
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet
29 Nëntor, 08:23
-
Linja e mendimit e disa 'intelektualëve' italianë që ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë vazhdojnë ta trajtojnë si agresion ndaj Serbisë!
28 Nëntor, 15:15
-
'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi
28 Nëntor, 13:06
-
Nipi i Adem Jasharit: Përfaqësuesja jonë, zgjedhja ime e vetme
28 Nëntor, 12:47
-
Kosovë/ Mësuesi akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar, përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis
28 Nëntor, 09:13
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29